News That Matters

SHOWBIZ

Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi

Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi

SHOWBIZ
15/09/2021 11:25 Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit Krasniqi, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës i është ndërprerë masa e paraburgimit. “Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express. Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Masa e paraburgimit i ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë. Këngëtarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në S...
Pasi  nuk e respektoi kufizimin e orës policore, 2 Ton gjobitet nga Policia e Kosovës

Pasi nuk e respektoi kufizimin e orës policore, 2 Ton gjobitet nga Policia e Kosovës

SHOWBIZ
15/09/2021 10:43 Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi fansave të tij se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID. Reperi nga Ferizaj ka thyer rregullat, duke dalë me veturë gjatë orës policore (pas 21:30), për çka edhe është dënuar nga policët. Pasi publikoi imazhin e gjobës, 2 Ton shkroi me ironi në mbishkrimin e saj se ai po dënohet si çdo qytetarë i zakonshëm i pavaksinuar, ndonëse ai vet e ka marrë vaksinën. “Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory. Përndryshe, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arton Avdyli, ka qenë mjaft aktiv gjatë verës, duke publikuar dy projekt...
Cozman ndahet nga e dashura

Cozman ndahet nga e dashura

SHOWBIZ
14/09/2021 17:34 Pas një kohe që ishte larguar nga skena dhe jeta publike Cozman kishte befasuar të gjithë kur bëri publike lidhjen e dashurisë me Fjollen. E gjersa gjërat po shkonin për mrekulli u mësua se çifti i kanë dhënë fund lidhjes. Kjo u zbulua në rrjete sociale ku nuk kanë asnjë foto bashkë dhe nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Dyshimet u vërtetuan nga vet brunja. Fjolla në një prononcim tha se i kishte dhënë ajo fund lidhjes. “Arsyeja e ndarjes janë dallimet e mëdha, pikëpamjet e ndryshme për jetën, asgjë personale”,- tregoi Fjolla. Ajo shtoi se nuk mendon ribashkimin me reperin e njohur.
I dha fund lidhjes pas 18 vitesh, Eneda Taria flet për herë të parë për jetën e saj të re

I dha fund lidhjes pas 18 vitesh, Eneda Taria flet për herë të parë për jetën e saj të re

SHOWBIZ
13/09/2021 14:15 Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret më të komentuara të showbizzit shqiptar, jo vetëm për suksesin e saj si këngëtare por edhe për jetën e saj private sidomos pas ndarjes së saj nga ish bashkëshorti. E ftuar pak ditë në televizionin Ora News në emisionin “ThumbOn” ajo u pyet shumë nga dy moderatoret e njohura Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu për jetën e saj private. Tashmë është e njohur se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me ish-bashkëshortin e saj me të cilin kanë edhe një vajzë, Aria. Mirëpo në intervistë ajo tregoi se edhe pas disa vitesh të ndarë ata vazhdojnë të ruajnë kontaktet dhe të kenë raporte të mira me babain e vajzës. “Marrëdhënia jonë është tepër e mirë shoqërore. Kujdesemi për vajzën në mënyrë të barabartë dhe sigurisht në eventet e saj më të rëndës...
Getinjo i përgjigjet komentueses që ofendoi atë dhe Mozzik

Getinjo i përgjigjet komentueses që ofendoi atë dhe Mozzik

SHOWBIZ
Reperët vëllezër, Mozzik dhe Getinjo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet e tyre sociale. Shumë nga ata janë fansa të dyshes, por ka edhe disa që i ndjekin me synimin që t’i ofendojnë me komente. Si skenari i dytë ndodhi së fundmi dhe Getinjo nuk vonoi t’i përgjigjej ndjekëses që e ofendoi atë dhe Mozzik. “Definitivisht *** je me Mozzikoviq bashkë me të”, shkroi ajo. Më pas Getinjo reagoi duke i kthyer përgjigjje në këtë mënyrë, “Ani, mos u bë mizë, mos na ndjek”.
Arilena: Për mua kanë bërë çmenduri për dashurinë, por unë nuk kam bërë ende

Arilena: Për mua kanë bërë çmenduri për dashurinë, por unë nuk kam bërë ende

SHOWBIZ
13/09/2021 08:00 Këngëtarja Arilena Ara ka qenë e ftuara e episodit të parë në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ka folur për projektet e saj më të fundit, por nuk i ka shpëtuar dot as temës që ishin duke diskutuar Fatma, Olesia, Tea dhe Krista në studio, për sa i përket çmendurive të dashurisë. “A ke bërë ti ndonjë çmendur për dashurinë?”- është pyetur këngëtarja. (Foto: Instagram/arilenaaraa) “Për mua kanë bërë çmenduri, por unë nuk kam bërë ende, do ta ndaja me ju, por me modesti shumë të madhe nuk kam bërë ende”, ka thënë Arilena dhe më pas është stepur për të treguar një histori çmendurie të bërë për të. Teksa Tea e ka pyetur nëse kanë bërë kaq shumë çmenduri sa ajo nuk i mban mend, Arilena ka thënë: “Po mirë, unë gjithë kjo gocë, ti mendon se kaq të thjeshtë e kam unë të zgjedh...
Kim Kardashian me stil të çuditshëm teksa arriti në New York përpara “Met Gala 2021”

Kim Kardashian me stil të çuditshëm teksa arriti në New York përpara “Met Gala 2021”

SHOWBIZ
12/09/2021. 12:55 Kim Kardashian është duke bërë një tjetër deklaratë të guximshme me stilin e saj. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40-vjeçe, ka lënë të gjithë të befasuar të shtunën në një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga gjatë arritjes në New York përpara evenimentit të “Met Gala”. Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë. Themeluesja e “Skims” etiketoi stilistin e Balenciaga, Demna Gvasalia, gjersa ndau poza të ndryshme me këtë lloj stili në Instagram. Ajo postimin e kompletoi me një ‘emoji’ Fëmijët e çif...
Fero: I lus të rinjtë të mos mbajnë gjëra të jashtëligjshme, të fokusohen te familja t’i lënë problemet

Fero: I lus të rinjtë të mos mbajnë gjëra të jashtëligjshme, të fokusohen te familja t’i lënë problemet

SHOWBIZ
11/09/2021. 17:35 Reperi nga Gjilani, Fero, u dënua me 1 mijë euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Aktgjykimi u shpall të mërkurën nga gjykatësi Avni Syla dhe lidhur me këtë artisti e pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në po të njëjtën ditë. Feronit Shabani (emri i vërtetë) po atë ditë ka dhënë një intervistë për Prive ku ka folur gjerë e gjatë për procesin gjyqësor. Ai u shpreh se ndihet i penduar dhe se ky është një kapitull që tashmë është mbyllur, meqë ka ndodhur në vitin 2018 kur ishte edhe shumë i ri. “Përshtypja ime, është tamam një vend që është dashur të jetë. Unë si çdo i ri, ky është një kapitull në vitin 2018, do të thotë i lus të rinjtë që mbajnë sende të jo të ligjshme, që të mos mbajnë gjëra të tilla me vete, të fokusohen më shumë te f...
Arlind Sahiti- Krimo reperi që premton shumë, sapo ka publikuar këngën e re “Tokyo”

Arlind Sahiti- Krimo reperi që premton shumë, sapo ka publikuar këngën e re “Tokyo”

SHOWBIZ
Krimo vazhdon me projektin e radhes , së fundmi reperi Vushtrrias ka publikuar këngën me titull "Tokyo". Krimo (Arlind Sahiti) muaj më parë ka publikuar këngën "Dondè" ku pas një kohe të shkurtër tani ka publikuar këngën "Tokyo" ku bëhet fjalë për një vajzë që ka karakterin njësoj sikurse aktorja e famshme Tokyo në serialin "Casa del papel" në Netflix. Kënga "Tokyo" për ca ditë ështe pëlqyer mjaftë dhe është vlersuar shukë pozitivisht edhe nga artistët e estrades sonë. https://m.youtube.com/watch?v=qpncdX6olMg Reperi Krimo me banim ne Gjermani ka premtuar qe shumë shpejt do të sjell projekte tjera muzikore si due ka paralajmruar dhe duet.
div.meta-author { display:none; }