News That Matters

SHOWBIZ

Ledjana Prenga në lidhje dashurie?

Ledjana Prenga në lidhje dashurie?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
30/07/2022. 19:27 Derisa doli e vetme nga formati televiziv “Përputhen” dhe pas bujës së shkaktuar për Mevlanin, jeta e Ledjanës duket se ka marrë një tjetër drejtim. Burime të sigurta për “Prive” kanë bërë me dije se bukuroshja zeshkane ka nisur një lidhje dashurie. Dhe, personi fatlum është një shqiptar nga Kosova, por nuk është personazh i njohur për publikun. Ledjana tashmë mundohet që këtë marrëdhënie ta mbajë sa më larg syrit të publikut.
Rita dhe Fidani po martohen?

Rita dhe Fidani po martohen?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
30/07/2022. 19:21 Rita dhe Fidani janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptarë. Dyshen i bashkoi muzika dhe pikërisht në një nga videoklipet e tyre këngëtari Gashi i propozoi martesë Ritës, dhe kjo e fundit e pranoi me tërë buzëqeshje. Momenti romantik ka tre vite që ka ndodhur, por ende nuk u kurorëzuan dhe si duket ka mbetur edhe pak kohë. Në një intervistë për “Prive”, çifti u pyetën se kur do të bëjnë dasmë dhe përgjigja e Ritës ishte goxha dyshuese. “Edhe unë po e pyes Fidanin kur po hymë në mes të çifteve në dasma dhe po më thotë që pasi ti martojmë këta, e po më duket që pas sezonës”.
Deputetja e PDK’së shtatzënë, i drejtohet me këto fjalë bebes që është duke e pritur

Deputetja e PDK’së shtatzënë, i drejtohet me këto fjalë bebes që është duke e pritur

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
30/07/2022. 18:46 Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ndarë fotografi nga shtatzënia e saj e dytë. Ajo thotë se mezi e pret të mbajë në krahë të voglin e saj, derisa në një postim Facebook-u i ka kushtuar disa rreshta. “Askush nuk do ta dijë kurrë forcën e dashurisë sime për ty. Në fund të fundit, ti je i vetmi që e njeh tingullin e zemrës sime nga brenda. Mezi pres të të mbaj në krahë”, ka shkruar deputetja. Ajo tashmë është nënë e një djali.
Bora Zemani dhe Beatrix ”përplasen” në rrjete sociale

Bora Zemani dhe Beatrix ”përplasen” në rrjete sociale

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
29/07/2022. 19:39 Moderatorja Bora Zemani e këngëtarja Beatrix Ramosaj janë dy nga emrat që tërheqin më së shumti vëmendje. Të dyja janë të ndjekura mjaft shumë në rrjetet sociale, teksa historia e fundit me Donald Veshaj ka bërë që ato të përfliten mjaft shumë në mediat rozë. Së fundmi, me anë të një postimi në Instastory, Bora Zemani ka ripostuar një video që fansat e saj kanë krijuar. Krahas videos, moderatorja shkruan #teambora dhe #borators, duke i shoqëruar me një zemër. Ajo ka shprehur dashurinë e saj për fansat edhe në seksionin e komenteve të videos së krijuar nga ata. Në komente Bora shkruan: “Të mirat e mia”, shoqëruar përsëri me zemra. Nga ana tjetër edhe Beatrix Ramosaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto për të falënderuar ndjekësit e saj. Beatrix ka publi...
Sarah tregon si ndjehet kur gënjejnë për Pajtimin

Sarah tregon si ndjehet kur gënjejnë për Pajtimin

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
28/07/2022. 23:55 Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj, Sarah u pyet nëse e lëndojnë komentet e pavërteta lidhur me Pajtimin. “A të lëndojnë kur të shkruajnë komente të pavërteta lidhur me Pm?”– ishte pyetja e ndjekësit. Sarah iu përgjigj duke shkruar: “Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri-tjetrin…”
Yll Limani pa dashje zbuloi të dashurën?

Yll Limani pa dashje zbuloi të dashurën?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
28/07/2022. 23:05 Këngëtari i njohur, Yll Limani ka publikuar një video në Instastoryn e tij për të cilën është penduar dhe më pas e ka fshirë. Ky veprim i tij ngriti akoma më shumë polemika. Teksa shihet në një dhomë në errësirë ai dëgjohet teksa thotë “A ke nxehtë edhe ti?” Ndërkohë një zë vajze përgjigjet me: “Po”. Pas kësaj Ylli bën një batutë duke thënë: ”Askujt nuk i intereson”. Të shumta kanë qenë dyshimet, mos ndoshta padashje Ylli na zbuloi të dashurën?

Einxhel i propozon martesë Dagzit, kjo është përgjigja epike e tij

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
27/07/2022. 21:22 Dyshja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po vazhdojnë të shijojnë romancën që krijuan në shtëpinë e famshme të Big Brother VIP dhe janë pothuajse të pandashëm. Einxhel ka bërë një dedikim për Dagzin teksa nuk ka hezituar që t’i kërkoj të martohet me të. Moderatorja ripostoi një shkrim ku ishin të shkruar disa nga tiparet e një partneri ideal e që Einxhel i sheh te DJ Dagzi. “Martohu me mua”, ka shkruar Einxhel në mbishkrimin e postimit “Nuk jam edhe aq i mirë jo, por këtë ‘martohu me mua’ nuk e mendoj as dy herë”, ka shkruar DJ nga Kosova.
Beatrix zbulon emrin e dytë

Beatrix zbulon emrin e dytë

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
26/07/2022. 23:00 Ajo vazhdimisht merr vemendje me secilën paraqitje të saj. Beatrix Ramosaj është ndër personazhet më të komentuara në rrjet. Në një nga fotot e postuara një fans i replikoi në fotografine e postuar duke i thene “Ti je definicioni i problemeve”. Ndërsa ky përshkrim këngëtares i pëlqeu dhe tha emrin e saj të dytë ta ketë “Problem”.
Remzia shkëlqen në dasem

Remzia shkëlqen në dasem

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
26/07/2022. 22:55 Remzie Osmani vazhdon të jetë e pranishme gjithandej nëpër trojet shqiptare. E nga pjesmarrja e saj në ahengje këngëtarja shpesh ndanë imazhe të ndryshme më ndjeksit e saj. Së fundi Remzia ka publikuar një foto nga dasma në të cilën ishtë e ftuar të performonte. Veshur në një fustan të gjatë solemn ajo po duket tejet bukur.
div.meta-author { display:none; }