News That Matters

SHOWBIZ

Loredana dhe Mozzik finalizojnë albumin “No rich parents”

Loredana dhe Mozzik finalizojnë albumin “No rich parents”

SHOWBIZ
24/09/2021 09:40 Loredana dhe Mozzik kanë përmbushur ëndrrën e tyre. Dyshja simpatike që përherë ka prodhuar hite më në fund kanë finalizuar albumin e tyre “No rich parents”. Albumi i përberë me 14 këngë është lansuar fillimisht në platformën Spotify e më pas edhe në kanalin zyrtar të Youtube. Ndërkohë, dyshja mbrëmë ka lansuar këngën e nxjerrë nga albumi i ri “Immer wenn es regnet” duke e shoqëruar po ashtu me videoklip.
Gjëra që lënë të kuptohet se jeni në një lidhje toksike

Gjëra që lënë të kuptohet se jeni në një lidhje toksike

SHOWBIZ
24/09/2021 09:25 Kur jeni në një lidhje, është e vështirë të identifikoni tiparet e caktuara të partnerit tuaj që mund të duken toksike. Jeni mësuar aq shumë me sjelljen e tyre saqë turbulloheni nga personaliteti i tyre dhe harroni personalitetin tuaj. Një palë e tretë, megjithatë, mund të jetë në gjendje të tregojë shenjat që ju jeni në një marrëdhënie toksike dhe se personi nuk është i duhuri për ju. Andaj më poshtë ju sjellim disa gjëra që e bëjnë toksike lidhjen tuaj: Kontrolli Nëse mendoni se partneri juaj po kontrollon çdo lëvizje tuajën, sigurisht që është një alarm i keq. Partneri juaj duhet të mbështesë e jo të ju pengojë. Ju duhet të keni hapësirën e kërkuar për t’u bërë versioni më i mirë i vetes, në mënyrë që ju dhe marrëdhënia të lulëzoni. Tjetërsimi Nëse mendoni se par...
Labi iu premton policëve në veri qingja e muzikë live

Labi iu premton policëve në veri qingja e muzikë live

SHOWBIZ
23/09/2021 11:51 Labinot Tahiri iu ka premtuar qingja e muzikë live policëve që gjenden në veri të vendit për të monitoruar situatën pas reciprocitetit me targat ndaj Serbisë. Këngëtari bëri një postim në Instagram, duke publikuar fotografi të disa pjesëtarëve të Njësisë Speciale, dhe duke thënë se pasi të përfundojë operacioni ‘e bëjmë një darkë super të mirë’.
Muzika i ‘bashkon’ Mozzikun e Loredanën, së shpejti publikojnë këngën e re

Muzika i ‘bashkon’ Mozzikun e Loredanën, së shpejti publikojnë këngën e re

SHOWBIZ
23/09/2021 11:05 Edhe pse vendosën t’i ndajnë rrugët, Mozzik e Loredana kanë vendosur t’i bashkojnë forcat sa i përket profesionit të tyre. “Immer wenn es regnet” është projekti i tyre më i ri i cili pritet të lansohet së shpejti. Në kanalin ‘Youtube’ kanë publikuar një pjesë të klipit në të cilin dyshja shfaqen mjaftë energjik. Dyshja gjithashtu pritet që albumin ‘No Rich Parents’, ta publikojnë nesër (24 shtator)
Don Xhoni së shpejti vjen me projektin e ri

Don Xhoni së shpejti vjen me projektin e ri

SHOWBIZ
23/09/2021 08:32 Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, prej disa ditësh ka qëndruar në Evropë duke zhvilluar edhe turneun e tij jashtë shtetit. Derisa po përjeton evenimente të mëdha e të mbushur me plot njerëz, ai nuk harron t’i mbajë të azhurnuar fansat që i kanë qëndruar besnik që nga fillimi. I njëjti siç ka paralajmëruar është në përgatitje të projektit të ri dhe bën me dije se do ta ‘thyejë rrjetin sërish’. Në një postim të fundit të publikuar në InstaStory, Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) thekson se brenda disa ditëve do të sjellë këngën e re. “Jam gati për të thyer internetin sërish brenda disa ditëve. Shënoni këto fjalë”, ka shkruar ai. Nuk dihet nëse është fjala për bashkëpunimin me reperen Loredana Zefi a po për një këngë solo. Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim s...
Tea i përmendi emrin në emision, Bearti kalon në ofendime

Tea i përmendi emrin në emision, Bearti kalon në ofendime

SHOWBIZ
22/09/2021 10:02 Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi kanë qenë për një kohë të gjatë dyshja më e komentuar në mediet rozë. Ata i dhanë fund romancës së tyre para disa muajve, por deklaratat për njëri-tjetrin nuk munguan, shkruan GazetaBlic. Në emisionin që Tea ka filluar ta udhëheq së fundi, ajo ka përmendur emrin e Beartit ku zbuloi se gjithçka zgjati rreth 5 muaj dhe raporti që kishte me të mund të quhet një lidhje. Kur askush nuk e priste, erdhi edhe reagimi i Beartit duke ‘shpërthyer’ në ofendime.“My name isn’t a dick, so keep it outta your mouth.”, shkroi Bearti në një ‘Instastory’.
Kaq natyrale nuk e keni parë Dhuratën

Kaq natyrale nuk e keni parë Dhuratën

SHOWBIZ
22/09/2021 9:22 Dhurata Dora nuk është se poston foto shpesh në rrjetet sociale Por, kur ajo e bën këtë, e bën në mënyrën më të mirë të mundshme. Krijuesja e hitit “Zemër” është parë sot tepër simpatike dhe natyrale me një foto që ka shpërndarë për fansat e saj në Instagram. E veshur me një korset të zi, ku ekspozon asetet e saj seksi dhe pa grim dhe me flokët kaçurrele të lëshuara, tregojnë se Dhurata përpos këngës di të këtë paraqitje me plot stil në rrjetet sociale.
Vajzat e Përputhen gati sa nuk u konfrontuan fizikisht

Vajzat e Përputhen gati sa nuk u konfrontuan fizikisht

SHOWBIZ
21/09/2021 20:07 Tone të ashpra pati sot mes vajzave të Përputhen, Mikelës dhe Adës pas takimit të kësaj të fundit me Brunon. Teksa Ada po komentonte takimin e saj me Brunon dhe shpjegonte faktin pse mbante një libër në dorë gjatë takimit, Mikela nuk mbajti nervat. “O idiote, je injorante fare, kur të flas unë kthe kokën këtej, mos më kthe mua kurrizin,” tha Mikela. “Kujt i thotë kjo kështu, do e nxirrni apo ta nxjerr unë jashtë,” tha Ada. Ato gati sa nuk u kapën me duar, por ndërhyri Bruno për t’i ndarë.
Ylli i Instagramit dënohet me 20 vite burgim

Ylli i Instagramit dënohet me 20 vite burgim

SHOWBIZ
21/09/2021 13:17 Ramon Abbas, i njohur për 2.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram me emrin Hushpuppi, konsiderohet nga FBI si një nga mashtruesit më profili më të lartë në botë. Ylli i Instagramit që vodhi miliona dollarë dënohet me 20 vite Influencuesi mashtrues është dënuar nga gjykata me 20 vite burgim, pasi u shpall fajtor për pastrim parash. BBC raporton se influencuesi akuzohet për krime kibernetike, që i kanë kushtuar miliona dollarë personave që kanë rënë pre e mashtrimeve të tij.
Blero dhe Afrona festojnë sot përvjetorin

Blero dhe Afrona festojnë sot përvjetorin

SHOWBIZ
21/09/2021. 13:21 Blero në llogarinë e tij Instagram ka shpërndarë një fotografi nga dita më e rëndësishme e jetës së tij dhe Afrores, nga dita e martesës. Nëpërmes fotos Blero i ka uruar Afronen për përvjetorin e tyre të martesës, me fjalë qe burojnë nga thellësia e shpirtit. ‘Urime dita jone dashuria ime e përjetshme’-ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën duken si dy zogj të dashuruar e te lumtur për pranin e njëri tjetrit në jetën e tyre.
div.meta-author { display:none; }