News That Matters

SHOWBIZ

Don Xhoni ngatërron qenin me miun!

Don Xhoni ngatërron qenin me miun!

SHOWBIZ
29/09/2021 11:00 Reperi kosovar Don Xhoni, njihet për hite të shumta që ka sjellë brenda dy viteve të fundit. Ai shpesh herë dinë të sjellë edhe batuta përmes postimeve të tij. Kësaj radhe bëri një të tillë teksa ka pozuar afër një qeni. ‘Shikojeni ketë mi’ shkroi ai duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot që padyshim ishte një shaka nga ana e tij.
Motrat Kardashian nisin xhirimet

Motrat Kardashian nisin xhirimet

SHOWBIZ
29/09/2021 10:51 Kim, Khloe dhe Kourtney Kardashian janë parë duke bërë hapat e parë drejt një projekti të paralajmëruar nga to. Një shoë reality po pritet nga fansat dhe xhirimet duket se kanë filluar. “Hulu” quhet ky show që do të udhëhiqet nga tri motrat. Me plot stil dhe atraktive, Kim, 40, Kourtney, 42, dhe Khloe, 37 u përcollën nga shumë kamera në nisje të projektit.
Arbenita Ismajli reagon ndaj thashethemeve për një ndarje nga Fero

Arbenita Ismajli reagon ndaj thashethemeve për një ndarje nga Fero

SHOWBIZ
28/09/2021 10:17 Arbenita Ismajli dhe Fero janë përfolur kohët e fundit se kanë pësuar një krizë në marrëdhënie. Spekulimet për një ndarje nisën për faktin se ata të dy nuk ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale. Për më tepër, disa postime të reperit u panë sikur ishin kunj për nënën e fëmijës së tij. Megjithatë kjo është plotësisht e pavërtetë. Ata kanë adresuar këto spekulime nëpërmjet një videoje në Instastory. Reperi dhe modelja shihen bashkë në makinë mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, duke treguar kështu se asgjë që është folur për ta nuk është e vërtetë.
Ndahen Fjolla dhe Fisniku?

Ndahen Fjolla dhe Fisniku?

SHOWBIZ
27/09/2021. 15:11 Fjolla Morina e cila pavarësisht problemeve me drejtësinë, ka kaluar një verë të bukur në prani të bashkëshortit të saj Fisnik Syla. Edhe pse Fjolla ishte në kërkim të policisë, ata u martuan me një ceremoni private, por shumë të bukur në Maldive dhe dukeshin më të dashuruar së kurrë. Së fundmi, ajo që ka rënë shumë në sy është fakti, se këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij. Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas. Kjo ka ngjallur dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies së Fjollës dhe Fisnikut, ku ndoshta mund t’i kenë dhënë fund dhe martesës. Një detaj i tillë u përfol edhe para disa javësh, diçka që u mohua nga protagonistët...
Fero: Unë jam Michael Jackson në rap

Fero: Unë jam Michael Jackson në rap

SHOWBIZ
27/09/2921 08:33 Reperi nga Gjilani, Fero, tashmë shquhet për deklaratat e njëpasnjëshme që bën në rrjete sociale. Duke qenë një personazh shumë i komentuar e i ndjekur, ai edhe këtë herë mori vëmendje me një nga postimet që ka hedhur në InstaStory. Feronit Shabani (emri i vërtetë) së fundmi ka bërë një shkrim duke e krahasuar veten me legjendën e muzikës pop, Michael Jackson. “Unë jam Michael Jackson në rap”, ka thënë ai. Kjo nuk është hera e parë që artisti bën deklarata të këtij lloji, pasi shpesh e cilëson veten si ‘babai i rap-it’. Sido që të jetë, i njëjti ka nisur punën për të tjera projekte që pritet të lansohen në vazhdim. Ai ditë më parë solli një prurje të re “Fvck you” në bashkëpunim me reperin Mossi
Për ku është nisur këtë herë Sara Hoxha?

Për ku është nisur këtë herë Sara Hoxha?

SHOWBIZ
25/09/2021 12:29 Sara Hoxha është njëra ndër personazhet më të komentuara por edhe më të dashura të publikut shqiptar. Sara është e lidhur tash e disa vite me reperin e njohur Ledri Vula, çifti janë bërë prindër për herë të parë të një vajze që vendosën ta quanin Poem Blue, shkruan “Radio-Ylberi" Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale duke postuar kështu shumë shpesh copëza të jetës së tyre private dhe duke lënë kështu të kuptohet se sa modest janë ata. Kjo si duket është edhe arsyeja pse ata janë kaq të dashur për publikun dhe pëlqehen kaq shumë. Së fundmi ajo që ka rënë në sy në profilin e Sarës në Instagram është një foto që ka postuar ajo e ku shihet në aeroport. Për ku është nisur Sara kësaj here kjo ende nuk dihet. Por deri në postimet e radhës kjo mbetet e pazbuluar. ...
Kënga ‘Llafe llafe’ e vjedhur?

Kënga ‘Llafe llafe’ e vjedhur?

SHOWBIZ
Bashkëpunimi “Llafe, llafe” i dy artistëve më në zë të momentit Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son u bë një hit i vërtetë. Kjo këngë e shoqëruar edhe me videoklip u prit mjaft mirë nga ndjekësit, ku u bë virale edhe në TikTok e shumë aplikacione tjera të tilla. Mirëpo, muzika e këtij projekti po dyshohet të jetë e huazuar nga një artist i ri me emrin Wauve. Më poshtë mund të dëgjoni dy këngët dhe të bëni krahasimin…
Dua Lipa hap dhe mbyll sfilatën e “Versace” në Milano

Dua Lipa hap dhe mbyll sfilatën e “Versace” në Milano

SHOWBIZ
25/09/2021 12:16 Dua Lipa është e preferuara e Donatella Versace këtë e kemi vënë re. Artistja shqiptare është imazh i koleksionit të ri vjeshtë – dimër të brendit të njohur dhe nuk kishte si të mungonte në sfilatë në javën e modës në Milano. Shqiptarja hapi dhe mbylli sfilatën duke sfiluar në pasarelë si një modele e vërtetë. Me flokë të gjatë deri në fundshpinë ajo hapi sfilatën me një veshje të zezë ndërsa e mbylli me ngjyrën rozë.
“Jeta jem” titullohet kënga e Bardhit dhe Azet

“Jeta jem” titullohet kënga e Bardhit dhe Azet

SHOWBIZ
24/09/2021 11:20 Dy artistët e mirënjohur Bardhi dhe Azet kanë lansuar bashkëpunimin e tyre në mesnatën e së enjtes (23 shtator) Dyshja e njohur kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin që mban titullin “Jeta jem”, e që tashmë është lansuar në kanalin Youtube. Kënga u punua nga Çelik Lipa, teksti u shkrua nga vet Bardhi dhe Azet, ndërsa projekti u lansua vetëm në versionin audio. Kujtojmë që “Jeta jem” do të jetë pjesë e albumi të Bardhit, i cili vetëm pak ditë më parë publikoi projektin tjetër solo “A je”. Kënga “A je” u mirëprit nga fansat e Bardh Idrizit (emri i vërtetë) me 1.6 milion klikime të grumbulluara në YouTube deri më tani. Ndryshe, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Bardhin, me koncerte e mbrëmje të shumta muzikore gjatë sezonit veror....
Rrëmbehet dhe rrihet live në Instagram reperi shqiptar

Rrëmbehet dhe rrihet live në Instagram reperi shqiptar

SHOWBIZ
24/09/2021 09:41 Pas raportimeve dhe postimeve në media sociale se Kozak Baçi, i njohur si mbreti i “Instagramit” është rrëmbyer, forca të shumta policia kanë mbërritur në zonën e Alliasit. Policia pak më parë njoftoi se Kozakun, i cili njihet si imituesi i moderatorit të njohur Arian Çani, pasi interviston në rrjetet sociale vajzat e famshme të rrjeteve sociale, e kanë gjetur dhe po bëjnë të mundur shoqërimin e tij në Komisariat, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve. “Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Gjithashtu është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po p...
div.meta-author { display:none; }