News That Matters

SHOWBIZ

Vetëm tri ditë pas martese, burri rrah gruan për shkak të shpenzimeve të dasmës

Vetëm tri ditë pas martese, burri rrah gruan për shkak të shpenzimeve të dasmës

SHOWBIZ
09/10/2021 14:33Nuk ka zgjatur shumë lumturia e ditës së dasmës. Tre ditë nga nata magjike dhëndrit i “ikën” truri nga shpenzimet dhe nis e rrah bashkëshorten. Ngjarja ka ndodhur në Regio Calabria dhe për burrin është bërë denoncim në polici. Gruaja është dhunuar nga bashkëshorti gjatë një zënkë për menaxhimin e parave të çiftit. Sherri kishte shpërthyer mbi pagesën e shpenzimeve, ende të papaguara, për pritjen e dasmës, përfshirë pagesën për DJ. Zënka fillestare më pas rezultoi në sulm ndaj gruas që u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi se kishte gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë. Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe simptomat e para të dhunës të manifestuara, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një para...
Ndahet Tea Trifoni nga i dashuri?

Ndahet Tea Trifoni nga i dashuri?

SHOWBIZ
09/10/2021 14:15Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni që një kohë të gjatë është përfolur për lidhjen e saj me Enkelo Hoxhën. Ajo ka treguar sesi ja mori zemrën, madje në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Tea moderon ai e surprizoi atë me një buqetë me lule. Ama mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Së fundmi, Tea nuk e ndjek më Enkelon në rrjetin social “Instagram”.Madje, Fation Kuqari tek “Shqipëria Live” tregoi pak për mikun e tij dhe Tean, se si u njohën, por ai nuk donte të fliste më shumë. Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë tem...
Bora Zemanit ia publikojnë fotot para ndërhyrjeve

Bora Zemanit ia publikojnë fotot para ndërhyrjeve

SHOWBIZ
08/10/2021 10:40Faqja e njohur në Instagram “Vipat e Bllokut”, ka postuar fotografi të Bora Zemanit “para operacioneve plastike” dhe duket shumë më ndryshe. Bora nga kjo fotografi ka një dallim shumë të madh me atë që e shohim sot dhe këtë mund ta shihni në fotografitë më poshtë. Kujtojmë se, prezantuesja po vazhdon të drejtojë programin “Përputhen” edhe këtë sezonë. (Fotot)
E papritur në Big Brother VIP, sëmurët Fifi

E papritur në Big Brother VIP, sëmurët Fifi

SHOWBIZ
08/10/2021 10:22Këngëtarja shqiptare, Fifi, ka pasur pak probleme shëndetësore në Big Brother VIP. Të gjithë banorët e ndihmuan artisten, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj. Kjo situatë u përjetua shumë keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot. “Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”, tha Fifi. “Nuk ke temperaturë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”- iu përgjigj Arjola Demiri.
Adele thotë se ishte thellësisht e zhgënjyer nga komentet brutale të grave për të pas humbjes së 45 kilogramëve

Adele thotë se ishte thellësisht e zhgënjyer nga komentet brutale të grave për të pas humbjes së 45 kilogramëve

SHOWBIZ
08/10/2021 09:19Adele ka folur për zhgënjimin e saj nga leximi i komenteve të bëra nga femrat për humbjen e saj të jashtëzakonshme të peshës, në total prej 45 kilogramëve. Ylli i hitit “Hello” u shfaq në kopertinën e “American Vogue” dhe “British Vogue” të enjten, dhe u tregua e sinqertë për transformimin e saj dramatik, duke rrëfyer se është ‘e varur’ nga stërvitja, shkruan DailyMail. Sidoqoftë, ajo pranoi se e keqja e të gjithave ishte të dëgjoje gra të tjera që bënin ‘komente brutale’ për pamjen e saj në ndryshim. “Trupi im është objektifikuar gjatë gjithë karrierës sime”, tha ajo për ‘American Vogue’. “Nuk është vetëm tani. Unë e kuptoj pse është një tronditje. Unë e kuptoj pse disa gra veçanërisht janë lënduar”, shtoi ajo. Këngëtarja britanike vazhdoi: “Vizualisht unë për...
Teuta me fjalë romantike ia shpreh dashurinë Adonisit

Teuta me fjalë romantike ia shpreh dashurinë Adonisit

SHOWBIZ
07/10/2021 13:41 Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi nuk heziton që edhe në publik të shpreh dashurinë që ndjen ndaj bashkëshortit, Adonisit. Edhe sot me rastin e ditëlindjes së tij u kujdes që t’ia zbukurojë ditën. Ajo ndau një imazh në të cilin të dy kanë pozuar të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. “Dashuria ime, jeta ime, e dashura ime, shoku im më i mirë, e qeshura ime, shoku im shpirtëror, partneri im në jetë, burri im Një dhe i Vetëm, burri im i mrekullueshëm, Gëzuar Ditëlindjen shpirt. Nuk ka askund tjetër në botë që do të preferoja të isha , se sa pranë jush, gjithmonë dhe përgjithmonë. T’duuu@adonisihealth ️❤️❤️❤️”
Luana zbulon projektin e ri jashtë Top Channel

Luana zbulon projektin e ri jashtë Top Channel

SHOWBIZ
06/10/2021 15:33 Në fund të muajit Shtator moderatorja Luana Vjollca konfirmoi largimin nga “Top Channel”, pas 15 vitesh. Ajo njoftoi se po punonte për të sjellë projekte të reja. Moderatorja i dha prioritet një projekti personal, për të cilin u shpreh: Tani, prioriteti im është një projekt personal, i cili më shumë se gjithçka tjetër është zëri im i brendshëm, i cili dua fort të shërbejë edhe si zëri i secilit prej jush, për të tejkaluar çdo sfidë të jetës. Së fundmi, ajo ka zbuluar se bëhet fjalë për një projekt muzikor, i cili do të publikohet së shpejti. Moderatorja ka ndarë në Instastory një foto në Shkup me artistin Armend Rexhepagiqin, foto nga studioja muzikore, ku duket dhe kompozitori Darko Dimitrov.
Këto janë momentet që Rita Ora na zbuloi nga performanca në “Kullën Eiffel”

Këto janë momentet që Rita Ora na zbuloi nga performanca në “Kullën Eiffel”

SHOWBIZ
05/10/2021 16:42Koncerti i saj në “Kullën Eiffel” ka rezultuar një sukses i vërtetë, ndërsa vetë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora e ka cilësuar performancën aty një stuhi të vërtetë. Normale kjo, kur këndon nga maja e “Eiffel”. “Më shumë momente nga Parisi!! Të jesh në krye të Kullës Eiffel është çmenduri!! Dhe e stuhishme. Uroj që shfaqja ju ka pëlqyer të gjithëve’, ka shkruar Rita teksa nuk është kursyer në publikimin e imazheve seksi. 30 vjeçarja ka realizuar një prej koncerteve më të veçanta në karrierën e saj muzikore, ndërsa komentet pozitive kanë qenë të shumta. Madje edhe i dashuri i saj i ri, regjisori i famshëm Taika Ëaititi e uroi duke e quajtur “Zog”. Këtë herë jeta private e këngëtares duket se po njeh ditë të ngrohta me diell. Për lidhjen me regjisorin, Ri...
div.meta-author { display:none; }