News That Matters

SHOWBIZ

Dashuri e romancë/ Kjo është befasia që ia bëri Ramushi Anitës

Dashuri e romancë/ Kjo është befasia që ia bëri Ramushi Anitës

SHOWBIZ
13/10/2021 10:11 Anita Haradinaj dje ka festuar ditëlindjen e 41-të. Përmes rrjeteve sociale ajo pranoi urime të shumta nga personat e afërm. Këtë ditë ia zbukuroi edhe më shumë bashkëshorti i saj, Ramushi, i cili si gjithmonë edhe sot gjeti një metodë për ta bërë të lumtur atë. Ai vendosi t’i dërgoi trëndafila të kuq të cilët simbolizojnë dashuri dhe romancë. “Me dashuri nga rrubi” shkroi ajo në këtë postim.
Të famshmet që pritet të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Të famshmet që pritet të hyjnë sonte në Big Brother VIP

SHOWBIZ
12/10/2021 15:45 Sot një javë nisi aventura televizive “Big Brother VIP”. Përpos që me të famshëm po zhvillohet si format për herë të parë, një tjetër risi ishte fakti se për herë të parë do të transmetohen dy mbrëmje spektakli, të marteve dhe të premteve. E në ditën kur banorët do të mbushin shtatë ditë të plota, do të ketë hyrje të reja. Kjo është lënë të kuptohet tërthorazi të premten por edhe nga Dojna Mema që do të moderojë këtë vit “Big Brother Fan Club”. Pritet të jenë tre të njohur të tjerë që do t’i bashkëngjiten shtëpisë. Një ndër ta përflitet se do të jetë këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmojnë burime të Prive.al ka qenë duke u përballur me COVID-19. Ky fakt mund ta ketë shtyrë hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve.Tjetër emer...
Rita Ora shpallet një nga artistet femra më të dëgjuara të shekullit 21

Rita Ora shpallet një nga artistet femra më të dëgjuara të shekullit 21

SHOWBIZ
12/10/2021 13:59Një tjetër sukses për këngëtaren Rita Ora. Artistja me origjinë shqiptare e ka ndarë lajmin e madh në Instagram ku citohet se ky vlerësim vjen nga radiot dhe televizionet në Britaninë e Madhe. “Kjo është e mahnitshme. Në shekullin 21, eh? Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, shkruan Rita teksa ka ndarë edhe dy foto të tjera njëra nga palestra e tjetra një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë. “Ja dhe një foto nga palestra dhe një tatuazh për të rritur fuqinë time. Ji i sjellshëm me veten. Ki durim. Asnjëherë mos hiq dorë nga ajo që beson. Ju dua”, përfundon këngëtarja. https://www.instagram.com/p/CU57sFAPJ_J/?utm_source=ig_embed&ig_...
Shpat Deda dhe BimBimma i këndojnë “realitetit kosovar”

Shpat Deda dhe BimBimma i këndojnë “realitetit kosovar”

SHOWBIZ
11/10/2021 15:17 Shpat Deda dhe BimBimma para pak ditësh publikuan këngën me titull “N’dikon ndikon”, bashkë me videoklip të realizuar në Prishtinë. Të dy artistët i këndojnë ‘realiteti kosovar’ pasi në tekst flasin për problemet me të cilat qytetarët shpesh herë përballen, njofton Klankosova.tv. “N’këtë venin tem Hala ka njerz Që s’kanë bukë fëmijëve N’tavolinë me ju qitë”, janë disa nga fjalët e pjesës që këndon Deda, duke vazhduar me reperin i cili ndër të tjera thotë: “Ka shku dom njerëzimi Kqyr lakmia deri ku hini Se n’ditë t’sodit gjithçkafin E kompenzon shpenzimi As drejtim as drejtësi S’ki n’këtë pjerrtësi S’ka randësi a ki aftësi Kur ki njoftësi”. Teksti është shkruar nga Shpati dhe Bima, secili pjesën e vet. https://www.youtube.com/watch?v=ZuH2bhCd7N4&t=7s...
Gjira Kajtazi kështu e nisë ditën

Gjira Kajtazi kështu e nisë ditën

SHOWBIZ
11/10/2021 13:22 Gjira Kajtazi është njëra ndër këngëtaret që edhe pas largimit në tregun muzikor vëmendja e saj nuk po mungon. Gjira ka treguar se është një nënë mjaft e përkushtuar, ajo ka një djalë dhe së fundmi është për nënë për herë të dytë e një vajze. Ajo që ka rënë në sy së fundmi është një foto që Gjira ka postuar në Instastory. Gjira shihet me dy fëmijët e saj në ashensor, si duket kështu nisë një ditë e Gjirës
Balerini i njohur, Ilir Shaqiri rrëfen ‘çmendurinë’ më të madhe: Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri rrëfen ‘çmendurinë’ më të madhe: Bashkëshortja ma fali tradhtinë tri vjeçare

SHOWBIZ
11/10/2021 13:11 Big Brother VIP po vazhdon transmetimin dhe histori të pa rrëfyera më parë nga banorët po shfaqen e tregohen çdo ditë. Këtë herë ishte radha e balerinit të njohur, Ilir Shaqirit, i cili ka treguar një prej momenteve më të errëta në jetën e tij. Duke bashkëbiseduar me aktoren, Arjola Demiri, e cila e pyeti për çmendurinë më të madhe që ka bërë në jetë, iliri vendosi të rrëfejë një histori familjare. Ai ka pranuar se vite më parë kishte tradhtuar bashkëshorten për tri vite rresht, gjë e cila ia prishi lumturinë dhe qetësinë familjare. “Njoha një balerinë, filloi si lojë se kështu fillon, u trash loja aq shumë sa që çmenduria vazhdoi për tri vite, unë kam gruan Italian, edhe balerina ishte italiane, gjeta shumë gjëra që kishin vite që mungonin”, e nisi rrëfimin Iliri. B...
Këngëtari Butrin Imeri tashmë ka filluar sezonin vjeshtor të koncerteve

Këngëtari Butrin Imeri tashmë ka filluar sezonin vjeshtor të koncerteve

SHOWBIZ
10/10/2021. 20:46 Ai është parë këto ditë duke kënduar në një koncert në Luzern të Zvicrës, e ku duket se këngëtari ka argëtuar fansat e tij tejmase. “Çka mendoni ju?”, ishte një pyetje që ai e ka bërë poshtë videos së tij në Instagram. Kujtojmë se kënga e fundit e Butrintit, “Kuku” është shndërruar shpejt në një hit viral në Internet dhe deri tani ka 9.4 milionë klikime.
Formohet çifti i parë në BigBrother VIP?

Formohet çifti i parë në BigBrother VIP?

SHOWBIZ
10/10/2021 17:30 Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Tashmë miqësitë e para janë krijuar brenda shtëpisë, një afrimitet më i madh së fundmi është parë mes këngëtares, Filloreta Raçi e njohur si Fifi dhe Granit Canës. Derisa në natën e spektaklit, të premten, u shfaq një video për dyshen, tani ata po shfaqen edhe më të afërt bashkë. Mbrëmë, ndonëse kanë shtretërit afër, Fifi dhe Graniti gjatë natës i kanë mbajtur dorën njëri-tjetrit. Video është publikuar nga faqja e “Big Brother Albania VIP”, por – BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në d...
Kjo është vajza e re që iu bashkua “Për’puthen”

Kjo është vajza e re që iu bashkua “Për’puthen”

SHOWBIZ
10/10/2021 15:18 Emisioni i dashurisë “Për’puthen” ka filluar sezonin e tretë, ndërsa gjatë mbrëmjes së kaluar në “Prime”, iu bashkua edhe një vajzë e re. Antonia Gjoka është 24-vjeçarja nga Tirana, e cila aktualisht punon në një kompani Real Estate Agent. Por kjo hyrje solli edhe tension midis vajzës së re dhe Alvisës. “Kam dy preferenca. Bashkimin dhe Brunon. Kjo nuk do të thotë që penalizoj meshkujt e tjerë jam për ti njohur të gjithë, Vajzat janë më të bukura live sesa në ekran. Nuk shoh konkurrencë, nuk e ndjej nga vajzat e ndjej më shumë me veten”, tha Antonia. “E ke problemin me veten?”, reagoi Alvisa pas fjalëve të Antonias. “Jo nuk kam probleme me veten. Alvisës i sugjeroj të mos përdorë gurat e fundit se është vetëm fillimi”, u shpreh Antonia. “Kush janë gurat e mi, mos fol...
Fejohet Don Xhoni?

Fejohet Don Xhoni?

SHOWBIZ
10/10/2021 14:10Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi i njohur me emrin artistik “Don Xhoni”, që nga hyrja në skenën muzikori mori dashuri nga ndjekës të shumtë. Por, që një kohë të gjatë, modelja ruse, Ariana Lirey, e ndjek reperin madje ajo ka bërë tatuazh portretin e tij në kraharorin e saj. Ndërsa së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, teksa në mbishkrim ka shënuar ‘Mrs Isufi’ – duke bërë lëmsh rrjetin. Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i reperit që të shpërndajë të njëjtën fotografi me mbishkrim në profilin e tij në “Instagram”, ndërsa në fotografi ka komentuar “Babushka”. Modelja ia ka kthyer komentin reperit në gjuhën shqipe “Ti je jeta ime”, e që vazhdimisht vendos këngët e tij në llogarinë private. Vetëm para pak minutash ajo ka publik...
div.meta-author { display:none; }