
Afrim Muçiqi: Ndihemi të tradhtuar, do të ketë protesta të jashtëzakonshme
24/10/2021 13:02
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve është ulur dukshëm, e qeveria në vendimin e ri zbuti masat në luftën kundër Covid-19. Por, edhe pse ora policore u shtye për dy orë (00:00 – 5:00), ende ka pakënaqësi lidhur me vendimin e fundit. Oda e Hotelerisë dhe gastronomët paralajmërojnë protesta të jashtëzakonshme sepse ndihen të tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Afrim Muçiqi nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit është tejet i pakënaqur me masat e reja kundër virusit SARS‐CoV‐2, ku ende nuk lejohet të organizohen ahengje, veprimtari në klubet e natës, koncerte, dasma e të tjera ngjashëm.
Madje Muçiqi për Express tha se ndihet i tradhtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe paralajmëroi protesta në ditët në vazhdim.
“Në një takim që kemi pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, ata ...