
A e zbehu “Big Brother VIP” shikueshmërinë e “Përputhen”?
29/10/2021 15:50
Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’. Kjo gjë u pa si një lloj konkurrence në mes këtij emisioni dhe atij të dashurisë “Për’puthen”.
Reality-show “Big Brother” ka realizuar nëntë sezone në Shqipëri dhe ishte njëri ndër emisionet më të shikuara në trojet shqiptare.
Më 4 tetor të këtij viti filloi sezoni “VIP” me personazhe të njohura për publikun.
Në natën e parë u prezantuan 14 banorë, e që deri më tani është larguar vetëm një banor, derisa të martën mbrëma në shtëpi kanë hyrë edhe tri banore të reja.
Zhvillimet e fundit në shtëpi në mes Fifit, Semit dhe Granit kanë shtuar kurreshtjen e shikuesve për ta parë këtë program.
Por, ajo që rriti shikueshmërinë e “Big Brother VIP” is...