News That Matters

SHOWBIZ

Pas befasisë së Romeos për Donaldin, reagon Bora Zemani

Pas befasisë së Romeos për Donaldin, reagon Bora Zemani

SHOWBIZ
16/11/2021 14:44 Pas surprizës që Romeo i bëri vëllaut të tij binjak, Donaldit, ka reaguar edhe moderatorja e njohur, Bora Zemani. Zemani, e cila është në lidhje me Donaldin, ka publikuar videon nga momenti kur befasohet i dashuri i saj. Ajo ka etiketuar në postim tre vëllezërit Veshaj, derisa ka vënë edhe tri emoji të zemrës. Ndryshe, ditën e sotme aktori, Donaldi Veshaj është befasuar nga vëllezërit e tij, Romeo dhe Mario. Nga një parashutë nga lart Romeo thërret emrin e tij për ta mbështetur në këtë rrugëtim duke i dhënë shumë kurajo. Donaldi gjithashtu i tregon banorëve se kishte një ndjesi që diçka e bukur do t’i ndodhte sot. “Sot para dy orësh e kam ndjerë që do më ndodhte diçka.Mua zoti më do shumë. Kam një vëlla të mrekullueshëm. Më mungon shumë”, tha ai i përlotur...
Kosovari flet për kontratën me Big Brother VIP

Kosovari flet për kontratën me Big Brother VIP

SHOWBIZ
16/11/2021 11:01 Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri në “Big Brother VIP”, pesë nga banorët fituan të drejtën që të shohin ndeshjen e fundit të kombëtares shqiptare në kualifikimet për “Botërorin 2022”. Iliri, Arjola, Sabiani dhe Monika që u refuzuan të ishte pjesë e festës nga pjesa e tjetër e banorëve mbrëmë patën mundësinë të shihnin ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë, teksa ata zgjodhën të marrin edhe ish-futbollistin, Kledin për të shikuar ndeshjen. Dy banorët nga Kosova, Pajtim Krasniqi (DJ PM) dhe Arbër Gumnishta (DJ Dagz), që në ditët e parë kishin shprehur kerkesë nga “Vëllai i madh” që të ndiqnin një ndeshje futbolli, pasi dyshja treguan se janë ndjekës të rregullt të ndeshjeve të futbollit. Pas përfundimit të ndeshjes, DJ Dagz vazhdoi të shprehte inatin e tij pas...
Ish banorja e BB për Granitin: Je shumë i bukur, por me pak tru në kokë

Ish banorja e BB për Granitin: Je shumë i bukur, por me pak tru në kokë

SHOWBIZ
15/11/2021 22:00 Ish-konkurrentja e “Big Brother 9”, Fjorentina Halili foli në lidhje me situatën e Granit Canës, për të cilin tha “është shumë i bukur, por me pak tru në kokë”. “Në fillim kur ka hyrë kam thënë se është një djalë shumë king. Po të isha atje se di çfarë mund të bëja.(qesh) Por sjellja e tij më ka lënë për të dëshiruar. Unë nuk do të doja kurrë një mashkull që bindet nga një femër, okej unë vërtet dua që të jem dominuese por edhe pak kështu të bëj kot që pastaj të më thonë që shiko se burri këtu jam unë. Granit je shumë i bukur por me pak tru në kokë. Graniti të mundohet që të mos humbasë atë që ka në krahë dhe familjen se njerëzit që njohu aty i ka sot e nesër si ka më”, tha ndër të tjera Fjorentina....
Mihrije Braha feston ditëlindjen

Mihrije Braha feston ditëlindjen

SHOWBIZ
15/11/2021 12:24 Këngëtarja e njohur Mihrije Braha sot feston ditëlindjen. Ajo mbushi plotë 54 vite jetë, duke pranuar urime të shumta nga miq e familjar. Ditën u kujdes t’ia zbukuroi edhe më shumë bashkëshorti, Naimi, i cili përmes një imazh u shpreh se është i lumtur që e ka pjesë të jetës. ‘E dashur Mihrije , e dashur mam, duam të të themi se ti je kuptimi i jetës sonë , je përmbajtja je dashuria je shtylla , je ëndërra, je ngjyra dhe mrekullia, qe jeten na e bene te bukur ! Nuk ka fjale , as shkronja me te cilat do te ta thonim sa te duam dhe sa te lumtur jemi qe te kemi ! Gezuar Ditelindjen ! Platori & Naimi’, shkroi këngëtari në postimin e tij në ‘Facebook
Ana Kabashi vë në pah linjat joshëse të trupit

Ana Kabashi vë në pah linjat joshëse të trupit

SHOWBIZ
15/11/2021 09:26 Ana Kabashi është mjaft aktive me projekte muzikore. Këngëtarja e njohur edhe pak ditë më parë ka publikuar një këngë të re e cila po pritet mirë nga fansat e saj. Ajo solli bashkë me nj videoklip të veçantë këngën me titullin “11/11” që përkon me datën e saj të lindjes. Por, krahas kësaj, Ana është edhe një përdoruese e rregullt e rrjeteve sociale, ku nuk mungojnë fotografit e ndryshme. Edhe së fundi, Ana është shfaqur plot stil, teksa theksoi linjat e saj joshëse të trupit. E veshur me sytjena të zeza, pantallona dhe këpucë po ashtu të zi, këngëtarja kompletoi paraqitjen me një xhaketë të shkurtër me ngjyrë të kuqe. Ajo duke si përherë atraktive dhe më formë të mrekullueshme, teksa nuk munguan komentet nga ana e fansave të saj. Ndërkohë, kujtojmë që këngën e fundi...
Çfarë ka ndodhur midis Andit dhe Mevlanit?

Çfarë ka ndodhur midis Andit dhe Mevlanit?

SHOWBIZ
14/11/2021 13:17 Andi Shehi dhe Mevlan Shaba kanë qenë dy nga konkurrentët kryesor të Për’puthen dy, e përveç kësaj dhe shumë miq. Ata dilnin shumë shpesh me njëri-tjetrin në rrjete sociale, por pas daljes së Andit nga programi kjo gjë u rrallua dhe te ndjekësit lindën dyshime mbi marrëdhënien e miqve. Dje Andi ka zhvilluar një interaktivitet me ndjekësit në Instagram e në InstaStory Andi u pyet nëse vazhdon shoqëria me Mevlanin. Ai u përgjigj: Vazhdon respekti. Andi, gjithashtu në një intervistë kur po zhvillonte një lojë e pyetën se kë do zgjidhte midis Mevlanit dhe Atdheut e ai na habiti me përgjigjen e tij. Andi tha se po ti bëhej kjo pyetje më parë do nxehej, pasi askënd se vendoste me Mevlanin, por tani zgjedh Atdheun, pasi me Mevlanin ka pasur një hatërmbetje dhe gjërat janë ...
Roza Lati thumbon Bieta Sulon, “Nuk i marr burrin njeriu”

Roza Lati thumbon Bieta Sulon, “Nuk i marr burrin njeriu”

SHOWBIZ
13/11/2021 12:32 Roza Lati ishte e ftuar ditën e djeshme te emisioni ExPuls i RTV Ora. Gazetari Ronaldo Sharka i thotë se ajo ka pasur shumë përplasje si me Encën, Bietën, Aurela Hoxhën. Sa u përmend emri i moderatores Bieta Sulo, Roza reagoi direkt. “Shiko e pashë emisionin e Sulos. Kishte ftuar Dalina Buzin, flisnin për serialin Snob. Një mikpritje shumë të mirë, i bëri komplimente, e priti shumë mirë, mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se jam marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.” Ronaldo më pas i thotë se nuk e beson të ketë pasur diçka personale pasi emisionit “Ftesë në 5” i interesojnë klikimet që i sjell Roza. “Pikërisht e kam me screenshot nga gazetarët e saj që më tregonin se është hera e parë që ...
Dua Lipa shëtitet në këtë gjendje rrugëve të Parisit

Dua Lipa shëtitet në këtë gjendje rrugëve të Parisit

SHOWBIZ
14/11/2021 12:22 Dua ka marrë vëmendje jashtëzakonisht të madhe me paraqitjen e fundit. Dua Lipa i përmbushi pritshmëritë të shtunën, duke ecur në rrugëve të Parisit, ndërsa tregoi elegancën e saj e veshur me një pallto lëkure, shkruan DailyMail. Por e çuditshme është se si këngëtarja 26-vjeçare e fshehi tërësisht fytyrën e saj me një maskë fytyre dhe syze dielli në kryeqytetin francez, i cili njihet si një nga qendrat kryesore të modës në Evropë. Duke shtuar ngjyra në veshjen e saj të fundjavës, fituesja e çmimeve “Brits” kishte veshur një kapele të zbukuruar në ngjyrën vjollce dhe një shall jeshil, të cilin e kishte vendosur rreth kokës. Dua mbante një çantë të hirtë me gëzof, e cila karakterizohej me një rrip ari të trashë.
Dy kosovarët “kryqëzohen” nga Sabiani pasi e nominuan: “Kur i bëni pa të drejtë…”

Dy kosovarët “kryqëzohen” nga Sabiani pasi e nominuan: “Kur i bëni pa të drejtë…”

SHOWBIZ
13/11/2021 14:22 Sabiani dhe Iliri janë ndër të nominuarit e kësaj jave në Big Brother Vip, duke qenë se po luajnë çift me njër-tjetrin. Por Sabiani nuk e ka pritur aspak mirë nominimin dhe ka reaguar ashpër ndaj banorëve të tjerë teksa ishin duke ngrënë. Sabiani ka thënë se e di kush e ka nominuar dhe se ai nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë, por ai nuk e di se të nominuarit e kësaj jave nuk do të largohen nga shtëpia dhe më i votuari prej tyre do të shpëtojë së bashku me personin që është çift. Pjesë nga biseda: Sabiani: Shumë faleminderit që na nxorrët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin. Iliri: Ç’ke që e vret mendjen? Sabiani: Do e vras mendjen, pse mos ta vras. Iliri: Unë në nominim dua të jem çdo javë. Iliri: S’e kanë me ty o Sabi. ...
Pas eliminimit nga Big Brother VIP, Graniti thotë se i kërkoi Fifit premtimin se ajo do ta fitoi spektaklin

Pas eliminimit nga Big Brother VIP, Graniti thotë se i kërkoi Fifit premtimin se ajo do ta fitoi spektaklin

SHOWBIZ
13/11/2021 12:02 Në spektaklin e mbrëmshëm (e premte ) të Big Brother VIP, u eliminua Granit Cana. Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë përfundoi pas më shumë se një muaji qëndrim, dhe ishte ndër banorët e parë që kishte hyrë në spektakël. Pas eliminimit ai është drejtuar në skenën e spektaklin ku edhe u pyete nga prezantuesja, Arbana Osmani, për eksperiencën e kaluar aty. Ndonëse u shpreh se është i mërzitur që u largua, Graniti po ashtu ka komentuar raportin e tij me këngëtaren, Fifi. Të dy ata ishin ndër banorët më të komentuar, dhe fillimisht ishte menduar se mes tyre po lind një raport më shumë se shoqëror, kjo gjë u ndërpre javëve të fundit, kur Graniti deklaroi se e sheh vetëm si shoqe. Por, ata vazhduan të mbesin miq dhe të afërt me njëri-tjetrin, madje pas daljes nga shtëpia e...
div.meta-author { display:none; }