News That Matters

SHOWBIZ

Leonora Jakupi jep lajmin e madh për ndjekësit e saj

Leonora Jakupi jep lajmin e madh për ndjekësit e saj

SHOWBIZ
08/12/2021 21:19 Leonora Jakupi përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar se që nga 10 dhjetori adhuruesit e muzikës së saj mund të kenë në duar mini-albumin e saj. Ajo ka zbuluar se ky mini-album përmban vetëm pesë këngë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Për këtë album ajo më së shumti ka falenderuar, Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun, bashkëpunëtorët e saj të përhershëm. “Armend dhe Aida, ju kam te shpirtit ne cdo hap te karrieres time si koleg e miq, prandaj ju falenderoj nga zemra”, shkruan ndër të tjerash Leonora Jakupi.
Cila është dhurata e Romeos për Donaldin që shkaktoi të qeshura

Cila është dhurata e Romeos për Donaldin që shkaktoi të qeshura

SHOWBIZ
08/12/2021 16:28 Romeo dhe Donaldi gjatë spektaklit së natës së kaluar kanë zhvilluar një lojë për banorët. Së pari ata të dy u takuan fiks pas 64 ditësh, prej se Donaldi është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme ‘BBV’-së. Produksioni kishte përgatitur një ‘lojë’ për banorët duke i zëvendësuar binjakët për disa çaste, për të parë se a do të arrijnë ata ta njohin Romeon. Gjatë ndërrimit të rrobave, Romeo i dhuroi atij 20 mijë lek shqiptare duke i thënë se duhet ta mbaj deri në finale. “Ia vendosa në xhëp, por ma zbuloi surprizën të ma dërgoj këtë 20-she deri në finale”, u shpreh Romeo. Romeo u zbulua shpejt nga banorët sepse ishte Einxhel ajo që dyshoi pasi i njihte binjakët.
Krijohet një çift i ri nga “Për’puthen”?

Krijohet një çift i ri nga “Për’puthen”?

SHOWBIZ
08/12/2021 16:00 Ritvana ishte vajza e parë që u bë pjesë e “Për’puthen” këtë sezon. Megjithatë së fundmi, pas disa problemeve shëndetësore, ajo është larguar përfundimisht nga programi. Mirëpo, ndonëse brenda nuk ra në sy ndonjë pëlqim i madh pë ndonjë djalë, përveç Argjendit me të cilin gjërat nuk shkuan mirë, jashtë gjithçka duket se ka ndryshuar. Së fundmi, në një pyetësor në Instagram, Ritvana ka befasuar me deklaratat për Azemin, me të cilin ka patur vetëm një takim në program. E pyetur nga ndjekësit, Ritvana ka shkruar: “Jemi zënë pak sot, por e dua shumë gjithsesi”. Ndërsa pyetjes se a janë në lidhje, ajo po ashtu i ka dhënë një përgjigje që ngre dyshime se ata mund të jenë së shpejti çift.
Adriana Matoshi lirohet nga spitali

Adriana Matoshi lirohet nga spitali

SHOWBIZ
07/12/2021 18:28 Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali. Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi. “Po, është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi. Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ngadalë po e merr veten. Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin, i cili iu kthye pas nëntë vjetësh.
Beatrixa: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

Beatrixa: Momenti im erdhi tani, më lini ta shijoj

SHOWBIZ
07/12/2021 14:42 Marrëdhënia e prezantuesit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj këtë kohë ka qenë ndër më të përfolurat në mediet shqiptare. Dyshja, të cilët kanë filluar një njohje brenda shtëpisë, po vazhdojnë të kritikohen edhe jashtë programit. Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit. Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron ta shijojë këtë eksperiencë. “Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat shumë bukur”. “Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj faleminderit për mirëkuptim”, kanë qenë fjalët e artistes nga Kosova. Donaldi nga ana tjetër ka qenë i përfshirë në një raport me prezantuesen Bora Zemani, për...
Fotografia e fundit e Arbana Osmanit merr kritika

Fotografia e fundit e Arbana Osmanit merr kritika

SHOWBIZ
07/12/2021 12:22 Moderatorja, Arbana Osmani është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme. Në fotografinë e publikuar së fundmi, Arbana ka marrëk kritika për editim të fotografisë. Ndjekësit mendojnë se fotoja ka shumë ndërhyrje dhe se ajo duket ndryshe. “Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!”, i ka komentuar një ndjekës, teksa ka marrë përgjigje edhe nga vetë Arbana, e cila i ka thënë se “Njësoj i kemi filtrat”. “Shumë fotoshop, Arbana. Je më e bukur natyrale!”, i ka shkruar një tjerër. “Faleminderit!”- i është përgjigjur moderatorja.
Skerdi sërish në duet me një artiste të njohur shqiptare

Skerdi sërish në duet me një artiste të njohur shqiptare

SHOWBIZ
07/12/2021 11:00 Skerdi ka përfunduar xhirimet e videoklipit të ri. Përmes Instagramit, ai ka njoftuar se kënga e re është sërish në bashkëpunim me një artiste të njohur shqiptare, emrin e të cilës nuk e ka bërë të ditur, njofton Klankosova.tv. “Vjen së shpejti”, ka shkruar këngëtari nga Shqipëria, duke mbuluar edhe fytyrën e artistes. Ky bashkëpunim pason atë me Teuta Selimin “M’ke rrejt”, që numëron më shumë se 3.8 milionë klikime në YouTube
Vedati i “Stupcave” bëhet pjesë e filmit turk “Elif Ana”

Vedati i “Stupcave” bëhet pjesë e filmit turk “Elif Ana”

SHOWBIZ
06/12/2021 23:40 Vedat Bajrami nuk ka dyshim se është njëri nga aktorët e komedianët më të suksesshëm në Kosovë. Duket se ai tashmë po thyen kufijtë edhe jashtë trojeve shqiptare me një nga rolet e reja që ka marrë përsipër. Siç bëhet e ditur, ai do të jetë pjesë e historisë së jetës së ‘Elif Ana’, që lindi në lagjen Pazarcık të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme për ndihmën ndaj njerëzve. Xhirimet e filmit, me regji të Semir Aslanyurek dhe Kazım Oz me firmën e Live Is A Movie Film, kanë nisur më 5 nëntor në fshatin Pulyan. Vedati veçse ka ndarë disa prapaskena nga xhirimet e këtij projekti që besohet se do të pëlqehet nga publiku e do të korrë suksese të mëdha në kinematografinë turke. “Nga xhirimet e filmit Elif Ana”, ka shkruar Bajrami. Producentët e filmit ndërko...
Adele do të martohet prapë

Adele do të martohet prapë

SHOWBIZ
06/12/2021 13:45 Adele ka pranuar se i mungon martesa dhe se është sërish e hapur ndaj saj. Këngëtarja aktualisht është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul dhe e bëri këtë koment pasi u pa me një unazë në gishtin e martesës. Teksa merrte pjesë në Sirius XM, ajo pranoi: “Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha i martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time.” Duke folur për marrëdhëniet në çift, Adele zbuloi se gjërat te ajo kanë ndryshuar me moshën. “Ka rëndësi që të uleni si dy të rritur e të flisni se si do t’i ndani jetët tuaja. Duhet të respektoni njëri-tjetrin qetësisht ose asgjë nuk do të zgjidhet”, u shpreh në vazhdim Adele, duke pranuar se prania e fëmijës i bën gjërat detyrimisht më të qeta mes një çifti....
div.meta-author { display:none; }