News That Matters

SHOWBIZ

Njerëzit mendojnë se True zbuloi *padashur* emrin e djalit të Kylie-t

Njerëzit mendojnë se True zbuloi *padashur* emrin e djalit të Kylie-t

SHOWBIZ
Bekuar qoftë TikToku që na ofron gjithmonë diçka për t’u marrë. Së fundmi, njerëzit u mblodhën dhe analizuan me detaje emrin e shumëpërfolur të djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott. Një teori e re e fansave, e cila u prezantua në TikTok nga @marissaspagnoli, rreth emrit të djalit të Kylie po fiton vëmendje dhe, nëse Marissa ka të drejtë, zbulimi i emrit erdhi nga vajza e Khloé Kardashian, True Thompson pikërisht në një nga episodet e “The Kardashians” në Hulu. "Mirë, kjo është vetëm një teori," thotë Marissa në fillim të postimit. "Mendoj se zonjusha True zbuloi emrin e fëmijës së Kylie. Unë do t'ju tregoj këtë klip të 'The Kardashians' ku mendoj se ajo e zbulon.” Në klip duket Khloé duke folur në Facetime me të bijën pasi u bë nënë për herë të dytë me anë të një...
Arta Nitaj shfaqet mahnitëse me bikini nga pushimet

Arta Nitaj shfaqet mahnitëse me bikini nga pushimet

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
14/08/2022. 13:51 Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, sigurohet të marrë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale. Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, teksa si zakonisht po shijon pushimet në një vend luksoz. Zeshkania ka mahnitur me pozat e reja me bikini, ku ka vënë në fokus linjat me ngjyrën portokalli. Nuk janë të paktat rastet kur ish-aktorja e “O sa mirë” flitet për format dhe fizikun e bujshëm. Për këto poza tërheqëse, bukuroshja mblodhi mijëra pëlqime e komente të ndryshme. Arta këtë periudhë ka qenë diskutimi për shkak të pushimeve, pasi fillimisht ishte në Spanjë e më pas në Itali. Sidoqoftë, Nitaj ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti televiziv.
Sinan Vllasaliu vjen me një urim emocionues me rastin e ditëlindjes së gruas

Sinan Vllasaliu vjen me një urim emocionues me rastin e ditëlindjes së gruas

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
13/08/2022 23:26 Sot, në familjen e artistit Sinan Vllasaliut ka festë. Kjo pasi bashkëshortja e tij, Teuta feston ditëlindjen. Me rastin e ditëlindjes Sinani i bëri asaj një urim të veçantë përmes një postimi në Instagram. “Së bashku kaluam çdo sfidë të jetës, vetëm duke të falënderuar ty zemër! Urime dita e lindjes”, shkroi ai. https://www.instagram.com/p/ChLWV82I3Ik/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Dafina Zeqiri do të këndoj në Sunny hill në Tiranë

Dafina Zeqiri do të këndoj në Sunny hill në Tiranë

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
12/08/2022. 19:57 Dafina Zeqiri do të ngjitet në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë. Pjesmarrjen e saj e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetet sociale duke publikuar emrin e saj së bashku me një foto. Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 27, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Sunny Hill Festival u mbajt në Prishtinë fillimisht me atmosferë unike, me emra si J Balvin, Diplo, Skepta e vetë Dua.
Kështu i reagon Morena Taraku, Loredanes

Kështu i reagon Morena Taraku, Loredanes

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022. 23:26 Në jetën publike shqiptare, ka femra me shumicë, shumë prej tyre të pashme e atraktive. Ndër këto femra, janë edhe modelet e këngëtaret, shumë të përfolura në median rozë. Nuk bëjnë përjashtim as reperja Loredana Zefi dhe modelja e këngëtarja morena Taraku, mjaftë e përfolur për jetën dhe stilin e saj. Morena, duket se e ka “pikë të dobët” Loredanen, së ciles i komenton e reagon me shumë dashuri në foto të ndryshme të postuara në rrjete sociale.
Ky është dedikimi emocional që Robin Krasniqi ia bëri Marigonës për ditëlindje

Ky është dedikimi emocional që Robin Krasniqi ia bëri Marigonës për ditëlindje

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022 21:16 Para disa muajsh çifti i njohur Robin e Marigona Krasniqi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Çifti shpesh herë në rrjete sociale ndajnë imazhe nga përditshmëria e tyre. E dje për Marigonën ishte një ditë e veçantë pasi ajo festonte ditëlindjen, e me këtë rast nuk kishte si të mungonte urimi i Robinit. Përmes një postimi në Instagram ai bëri urimin e veçantë për Marigonën. “Ti je dhurata më e madhe në jetën tem, e uroj që gjithë jetën të dhuroj vetëm dashni e buzëqeshje,” shkroi ndër të tjerash Robini. https://www.instagram.com/p/ChDiyr1jnBL/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Fejohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

Fejohet ish-konkurrenti i “Përputhen”

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
11/08/2022. 13:48 Nuk ka pritur shumë nga nisja e lidhjes për të çuar raportin në të tjerë hapa. Fjala është për Albi Dhimën, ish-konkurentin e “Përputhen” që mbrëmë është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ku ka postuar fotografi nga ceremonia. Prej disa muajsh, Albi është në një lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Amerikë, të quajtur Hyrie. Përgjatë kësaj vere, ata janë shfaqur të pandarë nga njëri-tjetri dhe mesa po shihet, të bindur në dashurinë e tyre mjaftueshëm sa për t’u fejuar kaq shpejt.
Don Xhoni në lidhje të re të dashurisë?

Don Xhoni në lidhje të re të dashurisë?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022 22:17 Don Xhoni është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar. Përtej kësaj, reperi nga Drenica, komentohet shumë edhe për jetën e tij private, shkruan lajmi.net. Muaj më parë ai u komentua për lidhjen e më pas ndarjen nga modelja ruse. Së fundmi, reperi ka postuar në ‘Instastory’ një video të shkurtër, ku duken një buqetë me trëndafila dhe shumë tullumbace të kuqe, duke ngritur kështu dyshimet për një lidhje të re të tij. Ndryshe, Don Xhoni, po shijon suksesin e këngës “Katile”.
Antonela e “Për’Puthen” frymëzohet nga Unikkatil

Antonela e “Për’Puthen” frymëzohet nga Unikkatil

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022 13:34Këngët e artistëve shpesh herë janë frymëzim për disa nga fansat e tyre.Nga këngëtari Unikkatil duket se është frymëzuar edhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela Berisha. Ajo në një postim në “Instagram” ndau disa fotografi, ku sipër tyre shkroi disa vargje të këngës së titulluar ‘Vetëbesim’ të reperit. Unë qëndroj vazhdoj vetës i besoj, mendimet e budallenjve unë i injoroj, se a din sa herë m’kan thonë s’kom me bo kurgjo, mendimet i kanë ndrysho tash po thojn jam numër 1“, ishin këto vargje që zgjodhi Berisha. Ndryshe pjesëmarrja në ‘Për’Puthen’ Antonelës i dha vëmendje të madhe dhe e vendosi në qendër të mediave rozë.      
Enca: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

Enca: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/08/2022. 00:00 Këngëtarja shumë e përfolur, Enca Haxhia, i shijon gjithmonë pushimet. Kjo ka bërë që së fundmi, ajo të ndajë edhe disa këshilla me ndjekësit e saj. Përmes disa postimeve në Instastory, këngëtarja ka bërë thirrje që lekët nuk janë asgjë para kujtimeve që njeriu krijon nga momentet e bukura të jetës. Sipas Encës, gjithçka që domosdoshmërisht nuk duhet bërë është të jesh sllav i punës, por të shijosh ditët e pushimit. “Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurre kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një sklla...
div.meta-author { display:none; }