News That Matters

SHOWBIZ

I dhanë fund martesës, Blero sapo na tregoi që është i lumtur pa Afronën (Foto)

I dhanë fund martesës, Blero sapo na tregoi që është i lumtur pa Afronën (Foto)

LAJME, SHOWBIZ
Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndarë e tashmë kjo është kuptuar nga heshtja e tyre sa herë që i pyesin për këtë çështje. Megjithatë thumbat në rrjete sociale nuk i kanë ndalur.Vetëm së fundmi Blero ka lënë të kuptohet se ai është i lumtur pa Afronën në jetën e tij. Këngëtari ka publikuar një thënie ku thuhet: Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre.
Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore

Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit, Berisha ndan foton krah djalit dhe nuses së tij nga ceremonia martesore

LAJME, SHOWBIZ, SHQIPËRI
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzojnë sot historinë e tyre të dashurisë, ndërsa një foto nga dasma e tyre ka postuar Sali Berisha në rrjetet sociale. Krah nuses së tij dhe djalit, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ai shkruan: “Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj. Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë”,
Marina Vjollca një yll në pozat e reja nga Milano

Marina Vjollca një yll në pozat e reja nga Milano

SHOWBIZ
Moderatorja Marina Vjollca ditën e djeshme krahë me partnerin e saj, Getoar Selimi, kanë qenë pjesë në Jvën e Modës në Milano. Çifti nga atje kanë sjellë imazhe në dukjen elegante veshur në të zeza Ndërkohë, edhe sot Marina ka postuar për ndjekësit imazhe të reja në fustanin e zi e të ngushtë me dekolte të hapur që i zbulonte linjat trupore. Të shumta kanë qenë edhe komentet pozitive për dukjen e veçantë në natën e kaluar.
Dj PM ulet në gjunjë me kutinë e unazës në dorë!

Dj PM ulet në gjunjë me kutinë e unazës në dorë!

KOSOVË, LAJME, SHOWBIZ, SHQIPËRI
Fansat e tyre duan të dinë kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment menduam se propozimi i madh erdhi, por e gjithë skena ishte një shaka e “dhëndërrit”.Sara Berisha festoi së fundmi ditëlindjen që e kaloi si e ftuar në dasmën e një miku bashkë me Dj PM dhe aty ndodhi e gjithë skena. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot. Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë. Siç duket blogerja e mori me sportivitet, megjithëse duket sikur u përgatit emocionalisht. Sarah dhe Dj PM u njohën kur ishin brenda në Big Brother Vip dhe vendosën që njohjen ta vazhdonin jashtë shtëpisë dhe sot e kësaj dite janë akoma bashkë. Kujtojmë se Sarah e kemi pa...
Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo? 

Pra, Brad Pitt dhe EmRata janë bashkë, apo jo? 

BOTË, SHOWBIZ
Mos mendoni se e kemi 100% vëmendjen vetëm te Gigi Hadid dhe Leo, shohim ç’bëhet edhe vërdallë me Brad Pitt dhe EmRata. Pak kohë më parë, njerëzit spekuluan se modelja Emily Ratajkowski dhe aktori Brad Pitt mund të jenë çifti më i ri i Hollywood-it, por joo tamam. Domethënë, po dalin bashkë, por nuk janë ekzaktësisht çift.Burimet thonë se për momentin, Brad s’është lidhur me njeri dhe se me EmRata-n është takuar disa herë. Thashethemet për një lidhje mes të dyve nisën sepse Brad la kokën pas Emily në eventin e “Vanity Fair Oscar”, por sërish nuk po flisnin në një zonë private, përkundrazi, në prani të miqve.
LAJMI I FUNDIT: Besnik Hasi pritet të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovës!?

LAJMI I FUNDIT: Besnik Hasi pritet të marr drejtimin e përfaqësueses së Kosovës!?

KOSOVË, KULTURË, LAJME, SHOWBIZ, SPORT
Po ju sjellim një lajm të padëgjaur deri tash në asnjë medium vendor dhe ai ndërkombëtarë, njofton mediumi Korrneri, transmeton Radio Ylberi. Besnik Hasi, pritet të emërohet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës në futboll, menjëherë pas largimit të Alain Giresse. Trajneri francez në mënyrë indirekte paralajmëroi largimin (dorëheqjen) gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Qipron, por pavarësisht këtij fakti, askush në FFK-së, nuk është i kënaqur me të arrituar e tij, andaj Hasi do ta merr në dorë Kosovën për kualifikimet e ardhshme evropiane që nisin në muajin Mars.
Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!

BOTË, KURIOZITETE, SHOWBIZ
Ylli hollivudian Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich. TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard, njëkohësisht ish-bashkëshortes së Depp nuk i intereson. Një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight” tha se: “Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”. Ndërkaq, Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit 6-javor. Top Albania Radio ...
Meghan Markle kërkonte të paguhej për detyrat mbretërore, ja ultimatumi që i vuri princ Harry-t!

Meghan Markle kërkonte të paguhej për detyrat mbretërore, ja ultimatumi që i vuri princ Harry-t!

SHOWBIZ
Teksa kanë kaluat afro 3 vjet që kur Meghan Markle dhe  Harry njoftuan se do të largoheshin si anëtarë të familjes mbretërore, në skenë kanë dalë detaje të reja. Libri i ri nga Valentine Lowe me titull “In Courtiers: The Hidden Power Behind the Crown” zbulon ndër të tjera se Meghan donte një “rrogë” për të kryer detyrat e saj mbretërore. Meghan Markle, siç thuhet në libër nuk e fshehu përçmimin e saj të dukshëm për detyrat mbretërore. Madje një herë ajo u ankua me zë të lartë se duhej paguar për turneun e saj në Australi në vitin 2018, gjatë të cilit ajo u trajtua shumë keq nga stafi. “Megjithëse i pëlqeu vëmendja, Meghan nuk arriti të kuptonte kuptimin e të gjitha këtyre shëtitjeve, duke shtrënguar duart me të panjohur të panumërt. Sipas disa anëtarëve të stafit, aj...
div.meta-author { display:none; }