News That Matters

SHOWBIZ

Keisi i tha se do të martohet, ja si reagon Sabiani

Keisi i tha se do të martohet, ja si reagon Sabiani

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
26/05/2022. 14:44 Vajza e këngëtarit të dashur për publikun, Sabiani, Keisi është shumë e famshme në rrjete sociale, ku herë pas here poston foto e video bashkë me të atin. Së fundmi, Keisi ka publikuar në “TikTok” një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi i thotë se edhe ajo “do të martohet një ditë”. “Edhe unë do të martohem një ditë, nuk mund të rri këtu përgjithmonë”, shprehet Keisi gjatë videos. “Po pse të mos rrish, sapo të kanë dalë dhëmbët e pjekurisë”, thotë Sabiani, dhe e mbyllin videon duke qeshur.
GONETA JAKURTI, NJË SHQIPTARE E SUKSESSHME NË DUBAI

GONETA JAKURTI, NJË SHQIPTARE E SUKSESSHME NË DUBAI

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
26/05/2022. 12:03 Intervistoi: Sokol Paja GONETA JAKURTI NJË SHQIPTARE NË KRYE TË KOMPANISË ASAS CAPITAL LTD “Asas Capital Ltd” është kompani internacionale për menagjimin e aseteve përkatësisht për investimin e kapitalit të klientëve. Unë jam “Associate Director, Investor Relations“, pra përgjegjëse për komunikim me investitorët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe nga Europa. Një raport të veçantë e kam sidomos me German Emirates Club. Klientët tanë janë kryesisht investorë me shuma shtatë-tetëshifrore. LUFTA NË UKRAINË DHE KRIZAT LOKALE, KRIZAT RAJONALE DHE GLOBALE Trazirat politike dhe sidomos luftërat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë ne ekonomi. Përmasat e këtij ndikimi varen gjithnjë nga përmasat e krizave. Ka kriza lokale, kriza rajonale apo globale. Lufta aktuale në ...
Robert Berisha “rikthehet” në konvikt pas izolimit nga coronavirusi, kësaj radhe për çfarë?

Robert Berisha “rikthehet” në konvikt pas izolimit nga coronavirusi, kësaj radhe për çfarë?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
25/05/2022. 21:57 Këngëtari Robert Berisha si rastësisht përfundoi para dy vitesh i mbyllur për dy javë në konviktin e studentëve në Prishtinë. Kjo pasi ai u kthye nga një udhëtim nga jashtë shtetit, pikërisht në momentin kur Kosova kishte hyrë në iozlim shkaku i pandemisë COVID-19 dhe si rrjedhojë, të gjithë ata që fluturonin nga jashtë, strehoheshin në konvikte. E duekt se mbrëmjen e së martës, këngëtari Berisha pati një rikthim në Konviktet e Studentëve, por kësaj radhe për një qëllim tjetër. Ai ishte ftuar për të performuar në një mbrëmje muzikore, e cila është organizuar nga studentët e UP-së në amfiteatrin e qendrës studentore. Vet këngëtari Berisha ndau me ndjekësit e tij disa fotografi nga mbrëmja, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike nën muzikën e interpretuar nga ai...
Gresa Behluli ndan momentin më të mirë me babain dhe motrat

Gresa Behluli ndan momentin më të mirë me babain dhe motrat

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
25\05\2022 14:24 Gresa Behluli në shumë raste kalon në lajm me pozat e shumta që publikon Ajo për ndjekësit e saj nuk ndalet duke qenë gjithmonë e afërt me momente të ndryshme nga përditshmëria. Këtë herë, këngëtarja ka freskuar Instagramin e saj me një imazh të mrekullueshëm bashkë me babain dhe motrat. Me buzëqeshjen në fytyrë, kuptohet lumturinë që ka ajo pranë personave më të rëndësishëm në jetë.
Adrola Dushi dhe Capital-T kapen mat së bashku

Adrola Dushi dhe Capital-T kapen mat së bashku

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
25\05\2022 14:21 Adrola Dushi dhe Capital- T vazhdojnë të përfliten në media për një lidhje të mundshme dashurie. Ani pse vazhdimisht të dy e mohojnë të ketë një lidhje mes njëri tjetrit. Në Instagram, faqja ”Vipat e Bllokut”, kanë shpërndarë një imazh ku pretendojnë se është Arjola dhe Capita-T. Ndër të tjera, për lidhjen e tyre është përfolur kur Adrola ishte pjesë e videoklipit të reperit.
Trixa “ironizon” me ndjekësit që e quajnë Behigje

Trixa “ironizon” me ndjekësit që e quajnë Behigje

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
24/05/2022. 19:40 U komentua shumë se këngëtarja Beatrix Ramosaj, në të vërtetë emri i saj nuk është i tillë. “Behigje”, shkruhej në media se është emri i këngëtares. Menjëherë pas publikimit të lajmit reaguan mamaja dhe vëllai i Beatrix Ramosajt, Antigone dhe Alban Ramosaj. Por së fundmi edhe vetë këngëtarja ka vendosur të reagojë në lidhje me të gjitha lajmet që qarkulluan për emrin e saj. Përmes një statusi në Twitter, ajo ka ironizuar edhe ndjekësit, të cilët shpesh nëpër komente e etiketojnë me emrin “Behigje.” “Behigje, Tixhe. Më jepni më shumë”, shkruan ajo në statusin e saj, ndërsa nuk kanë munguar komenetet nga ndjekësit e saj në rrjetin social.
Remzie Osmani bën dritë me këtë veshje

Remzie Osmani bën dritë me këtë veshje

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
24\05\2022 18:23 Remzie Osmani është njëra ndër këngëtaret që në çdo kohë mundohet që të duket bukur. Ajo me stilin perfekt që ka, arrin që pas çdo imazhi të jetë në krye të medieve rozë. Këtë herë, derisa pozon me një veshje të thjeshtë, këngëtarja merr vëmendje ku duket perfekte. Gjithashtu, me grimin perfekt ajo duket perfektë.
Donaldi dhe Bora u panë bashkë në Prishtinë, Semi sqaron situatën

Donaldi dhe Bora u panë bashkë në Prishtinë, Semi sqaron situatën

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
24/05/2022. 13:31 E ftuara e radhës në “Më lër të flas” ishte këngëtarja e njohur Semi Jaupaj, e cila sqaroi edhe pamjet që u publikuan në sfilatën e Valdrin Sahitit, ku Bora Zemani dhe Donald Veshaj u panë jashtë. Ajo tha se të dy rastisën aty, duke e kaluar pyetjen pa treguar më shumë detaje. Donald: U fol shumë për këtë eventin e Valdrinit, pse u komentua kaq shumë, pse u bë kështu? Semi: Rastisëm bashkë dhe… Donald: E mirë rastisët, e mirë e lëmë… Pamjet, ku shiheshin Donaldi dhe Bora duke komunikuar bashkë, pas gjithë ngjarjeve të ndodhura brenda Big Brother VIP, bënë xhiron e rrjetit, duke hedhur dyshime se dyshja ishin kthyer në krahët e njëri-tjetrit. Ende nuk ka një konfirmim as nga moderatorja dhe as nga aktori se ka një bashkim të tyre....
Beatrix reagon për herë të parë pas ribashkimit të Donaldit me Borën

Beatrix reagon për herë të parë pas ribashkimit të Donaldit me Borën

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
23/05/2022. 17:06 Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të ribashkimit të Donaldit me Borën. Që pas publikimit të fotove e videove nga festa e Valdrin Sahitit ku Donaldi e Bora shiheshin bashkë, Beatrix u zhduk nga Instagrami, por tani është rikthyer. Ajo ka postuar një foto të saj ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe ka shkruar një mesazh. “Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan Trixa.
Reagimi i Greta Koçit pas lajmit që do të bëhet teze

Reagimi i Greta Koçit pas lajmit që do të bëhet teze

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
23/05/2022. 13:22 Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikuan sot bashkëpunimin e titulluar “Ama”, me anë të të cilit zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze. Në fund të videoklipit dyshja kishin vendosur momentin kur kanë zbuluar gjininë e bebit, duke plasur një tullumbace të zi. Pas lajmit të ëmbël ka reaguar dhe motra e Enit, Greta Koçi. Ajo e ka publikuar këngën e çiftit në rrjetin social “Instagram” dhe ka shkruar: “Ama” sapo doli, bashke me konfirmimin qe une do behem teze.”
div.meta-author { display:none; }