News That Matters

SHOWBIZ

A janë ende bashkë? Sara flet hapur për lidhjen me Pm

A janë ende bashkë? Sara flet hapur për lidhjen me Pm

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
10/07/2022 17:03 Sarah Berisha dhe Dj Pm, krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së "BBV". Kështu ata u shndërruan në çiftin e pëlqyer të publikut. Edhe pse ka muaj që ky reality ka mbaruar, vëmendja tek ata vazhdon. Kurreshtja e publikut lidhur me lidhjen e tyre, shpesh nuk i lë rehat çiftin. Sarah ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku nuk i ka shpëtuar dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj Pm. “O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”, e pyet ndjekësja. Nuk ka munguar përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju.
Dua Lipa shëtit rrugët e Parisit me fustan nusërie

Dua Lipa shëtit rrugët e Parisit me fustan nusërie

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/07/2022. 19:02 Këtë javë, Dua Lipa pati një ditë krejtësisht përrallore në Paris. Në Instagram, këngëtarja ndau pamjen e saj të frymëzuar nga dasma Bottega Veneta; në të njëjtën ditë, ylli gjithashtu eci në pistën e Balenciaga me një fustan të verdhë të pabesueshëm për shfaqjen e modës së lartë vjeshtë-dimër 2022–2023. Dua Lipa është një adhuruese e veshjeve të pamjeve të nxjerra pothuajse drejtpërdrejt nga pasarela, dhe ajo na solli një moment të ri të modës në këtë përshtatje Bottega Veneta nga Matthieu Blazy nga koleksioni i saj vjeshtë-dimër 2022–2023. Përbëhet nga një fustan i bardhë dantelle me detaje teminash, doreza opere të përshtatshme dhe çizme argjendi. Një pamje e frymëzuar nga dasma që ajo e ka mbishkrimin e duhur me “sezonin e dasmave”. Është një veshje frymëzuese pë...
Robin Krasniqi uron Kurban Bajramin me imazhet përkrah bashkëshortes Marigona

Robin Krasniqi uron Kurban Bajramin me imazhet përkrah bashkëshortes Marigona

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
09/07/2022. 17:29 Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi janë ndër çiftet më të komentuara shqiptare. Dyshja që kurorëzuan dashurinë me martesë madhështore në maj të këtij viti me shumë të ftuar janë gjithashtu në pritje të fëmijës së parë. Teksa nuk mungojnë postimet e ndryshme dhe dedikimet për njëri-tjetrin në rrjetet sociale, disa imazh përkrah Marigonës, Robini i ka ndarë edhe sot ( e shtunë) për të uruar besimtarë e fesë islame për festën e Kurban Bajramit. “Urime festa e Kurban Bajramit’, ka shkruar Robini në mbishkrimin e fotove. Të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e miqve të tyre dhe fansave në hapësirën e komenteve. Foto: Robin Kasniqi/Instagram Ndërkohë, dyshja e famshme dukeshin të lumtur dhe plot shkëlqim në krahët e njëri-tjetrit, Robin ...
Konfirmohet artisti i radhës që do të performojë në Sunny Hill

Konfirmohet artisti i radhës që do të performojë në Sunny Hill

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
07/07/2022. 18:45 Festivali “Sunny Hill” ka publikuar edhe një emër tjetër që do të përformojë në këtë festival. Këngëtari Semi është artisti i radhës që është konfirmuar për të kënduar përgjatë katër netëve të festivalit. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e “Sunny Hill” në Instagram. Sunny Hill do të mbahet më 4, 5,6 dhe 7 gusht të këtij viti në Prishtinë, saktësisht në Parkun e Gërmisë.
Arta Elezaj mahnit në fotot e radhës në bikini

Arta Elezaj mahnit në fotot e radhës në bikini

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/07/2022. 18:27 Modelja e njohur, Arta Elezaj prej ditësh ka nisur pushimet në Shqipëri. Për mijëra fansa të saj, modelja është shfaqur sërish atraktive e veshur vetëm në bikini duke vënë në pah linjat trupore për të cilat njihet dhe komentohet vazhdimisht. Bukuroshja nga Klina shihet ulur në një varkë ndërsa ka të veshur rroba banjë me printe tigri me ngjyrë të zezë dhe të bardhë. “Ça je, ça je ti”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e fotos ku dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive. Nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e miqve dhe admiruesve të saj që e komplimentonin për fizikun.
BORA I DEDIKON TATUAZH DONALDIT?

BORA I DEDIKON TATUAZH DONALDIT?

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/07/2022. 16:43 Bora Zemani ka bërë një tatuazh të ri dhe ndjekësve nuk u ka shpëtuar, moderatorja publikoi disa foto me bikini nga pushimet në Turqi, ku ra në sy një tatuazh abstrakt. Forma e tatuazhit që ajo ka bërë në trup sjell në vëmendje postimin e Donaldit prandaj edhe ndjekësit e Borës e kanë lidhur menjëherë me aktorin. Para publikimit të këngës së tij, e cila është dedikim për Borën, Donaldi publikoi në Instagram disa foto me veprat abstrakte të Picassos, gjithashtu ai publikoi edhe një video pak kohë më parë ku ndodhej në një studio tatuazhesh. Këto detaje mund të jenë rastësi, megjithatë ekzistojnë dyshimet se dyshja mund të kenë bërë dedikim për njëri-tjetrin.
Para pasqyrës e veshur në bikini, Rina Balaj provokon me linjat e saj trupore

Para pasqyrës e veshur në bikini, Rina Balaj provokon me linjat e saj trupore

LAJME, SHOWBIZ, Storiet Kryesore
06/07/2022 12:47 Rina Balaj, është njëra ndër këngëtaret më seksi shqiptare. Ajo u qëndron afër fansave me projekte muzikore, por nuk mungon edhe për postime të ndryshme në ‘Instagram’. Linjat e saj joshëse nuk heziton të i shfaq për ndjekësit e saj. Në imazhet e saj të fundit, duket tejet provokuese teksa po pozon para pasqyrës ku shihet e veshur vetëm në bikini. Me pamje pa makijazh dhe një palë syze të zeza, vëmendjen morën edhe tatuazhet e shumta që këngëtarja ka në trup. Ndryshe, këngëtarja po shijon suksesin e këngës “Si ti” .
div.meta-author { display:none; }