News That Matters

SHËNDETËSI

OBSH-ja e shpall emergjencë globale lijën e majmunëve

OBSH-ja e shpall emergjencë globale lijën e majmunëve

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
23/07/2022. 17:06 Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky është alarmi më i lartë që mund të lëshojë OBSH-ja dhe pason një rritje të rasteve në mbarë botën. Ky vendim erdhi pas takimit të dytë të komitetit të urgjencës të OBSH-së për virusin, shkruan BBC. Më shumë se 16,000 raste janë raportuar tani nga 75 vende, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus. Aktualisht ekzistojnë vetëm dy emergjenca të tjera të tilla shëndetësore – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.
IKShPK-ja apelon për bartje të maskave dhe vaksinim ndaj COVID-19 pas rritjes së rasteve më COVID-19

IKShPK-ja apelon për bartje të maskave dhe vaksinim ndaj COVID-19 pas rritjes së rasteve më COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
23/07/2022. 14:27 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se vendi po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja me COVID-19, me tendencë të rritjes edhe në ditët në vijim. Andaj, IKShPK-ja ka apeluar qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen ndaj COVID-19. “MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”. Tutje, Instituti ka treguar se kur qytetarët duhet të testohen dhe cilat kategori këshillohen që të vaksinohen ndaj virusit. “Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhdu...
95 pacientë po marrin trajtim spitalor për COVID-19

95 pacientë po marrin trajtim spitalor për COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
22/07/2022. 20:49 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në janar 2022 kishim valën e rritjes së rasteve të reja dhe hospitalizimeve nga COVID-19 dhe rritja e rasteve tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse vala e kaluar. ”Kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë. Aktualisht në spitalet tona ka 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19. Ndihmo në përballimin e valës së re të COVID-19”, thuhet në njoftim.
Drejtoria e shëndetësis në Mitrovicë i’u lehtëson qasje në institucione shëndetësore personave më aftësi të kufizuar

Drejtoria e shëndetësis në Mitrovicë i’u lehtëson qasje në institucione shëndetësore personave më aftësi të kufizuar

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
19/07/2022. 11:24 Drejtori i Shëndetësisë, Fahri Shabani, ka pritur në takim përfaqësuesit nga Organizata Joqeveritare “HandiKos”, të shoqëruar nga drejtoresha e qendrës për persona me aftësi të kufizuara në Mitrovicë, Myrvete Hasani. Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes të Drejtorisë për Shëndetësi dhe HandiKos- it në Mitrovicë, si dhe për vështirësitë dhe kërkesat që kanë anëtarët e kësaj organizate në lidhje me shërbimet shëndetësore që ofrohen në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Me ketë rast, drejtori për Shëndetësi, Fahri Shabani, i njoftoj lidhur me rifunksionalizimin e ashensorit në QKMF, duke shtuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, do të rregullohen të gjitha pjerrinat në QMF dhe ...
Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afro 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
17/07/2022. 09:00 4 mijë e 902 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve janë regjistruar 1 mijë e 84 raste pozitive, derisa ishte një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus. 293 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-it gjatë së shtunës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, në vend janë infektuar 235 mijë e 964 qytetarë.
MSH bën thirrje për vaksinim dhe testim

MSH bën thirrje për vaksinim dhe testim

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
16/07/2022. 14:08 Ministria e Shëndetësisë ka thënë se rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe se mund të rriten akoma më shumë ditëve të ardhshme. Prandaj, kjo ministri ju bën thirrje qytetarëve që kanë simptoma të testohen duke njoftuar se mund ta bëjnë këtë gjë falas në IKShPK dhe gjashtë qendra rajonale (ku ka teste PCR) dhe mund të bëjnë teste rapide, po ashtu falas, në shumë prej QKMF-ve në vend. MSH bën thirrje edhe për vaksinim duke thënë se mund t’i marrin falas vaksinat, e sigurta dhe efektive, në krejt qendrat e vaksinimit në Kosovë. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë: Të nderuar qytetarë, Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim. Ministria e Shëndetësisë përmes...
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë furnizohet me oksigjen për tri vitet e ardhshme 

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë furnizohet me oksigjen për tri vitet e ardhshme 

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
15/07/2022. 21:31 Për tri vitet e ardhshme Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” do të ketë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me oksigjen Drejtoria për Shëndetësi, pas përfundimit me suksese të procedurave të tenderimit njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, që është bërë furnizimi me oksigjen për Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në QKMF, QMF dhe AMF-të e Komunës së Mitrovicës. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare si dhe të gjitha autoambulancat janë të furnizuar me oksigjen, e cila do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor duke u bazuar në rendësinë e madhe që ka oksigjeni për shpëtimin e jetës së njeriut. Drejtoria për Shëndetësi, zotohet se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve duke u angazhuar për përmirësimin e gjendjes...
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”De.Nexhat Çuni” në Mitrovicë  furnizohet me oksigjen për tri vitet e ardhshme

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ”De.Nexhat Çuni” në Mitrovicë furnizohet me oksigjen për tri vitet e ardhshme

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Për tri vitet e ardhshme Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” do të ketë furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me oksigjen Drejtoria për Shëndetësi, pas përfundimit me suksese të procedurave të tenderimit njofton të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës, që është bërë furnizimi me oksigjen për Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor, në QKMF, QMF dhe AMF-të e Komunës së Mitrovicës. Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare si dhe të gjitha autoambulancat janë të furnizuar me oksigjen, e cila do ta lehtësojë punën e stafit shëndetësor duke u bazuar në rendësinë e madhe që ka oksigjeni për shpëtimin e jetës së njeriut. Drejtoria për Shëndetësi, zotohet se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve duke u angazhuar për përmirësimin e gjendjes së shërbimeve shëndet...
Studimet thonë ky aktivitet rrit shëndetin e trurit

Studimet thonë ky aktivitet rrit shëndetin e trurit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
15/07/2022. 10:57 Mbajtja e mendjes sonë të shëndetshme dhe të fortë, qoftë përmes dietës, stërvitjes apo plotësimit të disa sfidave mendore, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme ndërsa plakemi. Por ta bësh këtë nuk duhet të jetë e vështirë ose të kërkoj kohë. Në fakt, gjithçka që duhet është pesë minuta në ditë duke shkruar me një dorë jo dominuese. Në një studim të botuar në revistën akademike Neuropsychologia, shkencëtarët vëzhguan ndikimin që përdorimi i një dore jo dominuese për detyrat e përditshme mund të ketë në shëndetin e trurit. Në mesin e popullsisë globale, rreth nëntë në 10 njerëz janë me dorën e djathtë, kështu që eksperimenti u fokusua tek pjesëmarrësit që ndërronin anët për të përdorur duart e tyre të majta. Pas 10 ditësh ushtrime me shkrim, studiuesit zbuluan se 89 p...
Ministria e Shëndetësisë miraton vaksinimin e moshave 5-11 kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë miraton vaksinimin e moshave 5-11 kundër COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
14/07/2022. 18:09 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç do të lejohen të vaksinohen kundër COVID-19. “Pas sigurimit, ditë më parë, të dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Ministria po ashtu rikujtoi se grupmoshat e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt, me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë, dhe se ata mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të t...
div.meta-author { display:none; }