News That Matters

SHËNDETËSI

Ministri Latifi: Do të rrisim kapacitetet njerëzore e infrastrukturën shëndetësore

Ministri Latifi: Do të rrisim kapacitetet njerëzore e infrastrukturën shëndetësore

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
05/08/2022. 14:29 Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion nga KFOR-i italian në Kosovë për Klinikën e Pediatrisë. Në ceremoninë e pranimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se pajisjet e dhuruara do të rrisin kapacitetet shëndetësore, në veçanti në shërbimet në fushën e kardiologjisë tek fëmijët. Ai tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i stafit shëndetësor për pajisjet e nevojshme të cilat do të rrisin shërbimin dhe kapacitetin e intervenimeve tek fëmijët me të meta të zemrës. “Italia ndër vite ka ndihmuar sistemin shëndetësor në Kosovë për të ofruar shërbime më cilësore që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve shëndetësore dhe në veçanti në fushën e kardiologjisë, sidomos atë të fëmijëve. Tash do të sigurojnë ...

Mantelbardhët e Prizrenit i ”sulmon” Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
30/07/2022. 21:58 22 punonjës shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren. Të infektuar janë 12 mjekë, 8 infermierë e 2 teknik, derisa 2 personat tjerë janë personel ndihmës. Për shkak të këtij shpërthimi, stafi i qendrave të tjera mjekësore që ka më pak kërkesa është zhvendosur në qendër të qytetit, pasi që aty numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime mjekësorë është më i madh. Sipas kreut të kujdesit parësorë të kësaj komune, 90 përqind e personelit janë të imunizuar me 3 doza dhe afro 99.9 përqind me dy doza të vaksinës.
Drejtori i drejtorisë për shëndetësi në Mitrovicë ka pritur në takim drejtuesit e Handicap Kosova

Drejtori i drejtorisë për shëndetësi në Mitrovicë ka pritur në takim drejtuesit e Handicap Kosova

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29/07/2022. 21:10 Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, në komunën e Mitrovicës ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të shoqatës së personave me paralizë të fëmijëve “Handicap Kosova”, z. Ajhan Saraçi, si dhe znj. Flutura Beka, anëtare e Komitetit Paraolimipik të Republikës së Kosovës . Gjatë këtij takimi drejtori Shabani, njoftoj të pranishmit se janë duke punuar për krijimin e kushteve sa më të mira, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës. Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Handicap Kosova, fillimisht ka falënderuar Komunën e Mitrovicës për bashkëpunimin e treguar, duke e njoftuar tutje drejtorin Shabani lidhur me vështirësitë që kanë si Ojq, dhe për projektet që priten të realizohen, ku do të përfi...
Në komunën e Mitrovicës është realizuar dezinfektimi i institucioneve shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësor

Në komunën e Mitrovicës është realizuar dezinfektimi i institucioneve shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësor

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/07/2022. 15:54 Drejtoria për Shëndetësi në komunen e Mitrovicës njofton se ka përfunduar dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i ambienteve të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe Ambulantave të Mjekësisë Familjare të Komunës së Mitrovicës. Procesi i dezinfektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) është proces i rregullt që duhet të kryhet në institucionet shëndetësorë me qëllim të ngritjes së nivelit të higjienës dhe mirëmbajtjes së objekteve shëndetësore si dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve të ndryshme. Ky proces është realizuar me mjetet e buxhetit komunal për shëndetësi dhe ka kushtuar 2914.87 €. Drejtoria për Shëndetësi së bashku me menaxhmentin dhe stafin e QKMF-së , sektorëve dhe njësive të saj mbeten të p...
IKShPK bën thirrje për bartje të maskave dhe vaksinim ndaj COVID-19

IKShPK bën thirrje për bartje të maskave dhe vaksinim ndaj COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/07/2022. 15:34 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se vendi po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja me COVID-19, me tendencë të rritjes edhe në ditët në vijim. Andaj, IKShPK-ja ka përsëritur apelin që qytetarët që të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen ndaj COVID-19. “MSh dhe IKShPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”. Mes tjerash, Instituti ka treguar se kur qytetarët duhet të testohen dhe cilat kategori këshillohen që të vaksinohen ndaj virusit. “Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKShP...
9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
26/07/2022. 10:00 Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 582 raste të reja. Krahasuar me ditët e kaluara, kjo shifër mund të konsiderohet e ulët, por jo kur krahasohet me numrin e personave që janë testuar, gjithsej 1233. Sipas kësaj, pozitiviteti i rasteve del të jetë 47,20 përqind. Në 24 orët e fundit ka pasur një rast të vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 635 persona dhe kështu numri i rasteve pozitive është 9,240. Aktualisht numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 240 rase. Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim me dozën e tretë të vaksinës.
Komisioni Evropian aprovon vaksinën kundër lisë së majmunit

Komisioni Evropian aprovon vaksinën kundër lisë së majmunit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
25/07/2022. 19:24 Komisioni Evropian miratoi sot përdorimin e vaksinës “Imvanex” kundër virusit të lisë së majmunit në Bashkimin Evropian, dhe si rrjedhojë në Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. Një zëdhënës i komisionit konfirmoi vendimin pasi kompania farmaceutike, “Bavarian Nordic” njoftoi miratimin e vaksinës. Vendimi vjen pas një rekomandimi nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të premten për të zgjeruar përdorimin e “Imvanex” për të trajtuar linë e majmunëve. Në praktikë, krahu ekzekutiv i BE-së ndjek këshillën e EMA-s. Para kësaj, vaksina ishte miratuar vetëm për vendet e BE-së për të mbrojtur të rriturit nga lija. Komisioni njoftoi kohët e fundit dy kontrata për të blerë 163 620 dozash të vaksinës bavareze Nordic. BE bleu 110 000 doza në qershor, ndërsa 25 000 doza të vak...
div.meta-author { display:none; }