News That Matters

SHËNDETËSI

Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

Rekord i ri: 1009 raste të reja me Covid-19

LAJME, SHËNDETËSI
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 6,784 testime, 1009 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy person nga coronavirusi, ndërsa janë shëruar 82 pacient. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.881. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 4,416.
Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti tragjik në Kroaci

LAJME, SHËNDETËSI
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjashtë qytetarë që kanë mbetur të lënduar në aksidentin tragjik në Sllavonski Brod të Kroacisë, janë ende në trajtim mjekësor. Sipas ZKM’së, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci. Ndryshe, në aksidentin e 25 korrikut, në autobusin që po qarkullonte në linjën Frankfurt- Prishtinë kanë qenë 67 pasagjerë dhe 2 shoferë. Dhjetë prej tyre kanë vdekur, derisa mbi 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Njoftimi i plotë: Gjashtë qytetarë të lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci ende janë në trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës ...
div.meta-author { display:none; }