News That Matters

SHËNDETËSI

Zbulohet variant i ri i koronavirusit

Zbulohet variant i ri i koronavirusit

LAJME, SHËNDETËSI
Martë, 31 Gusht 2021 10:16 Variantet e reja të koronavirusit po e bëjnë të vështirë përfundimin e pandemisë. Padyshim, mutacioni Delta është aktualisht ai që shqetëson më shumë, por situata mund të ndryshojë shumë shpejt. Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës sesa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat. I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj. Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për sjelljen e tij, por ai përmban shumë mutacione të lidhura në variant...
Përpiu telefonin, mjekët kosovarë e shpëtojnë 33 vjeçarin

Përpiu telefonin, mjekët kosovarë e shpëtojnë 33 vjeçarin

LAJME, SHËNDETËSI
31.08.2021 Një pacienti 33 vjeçar i është nxjerr nga stomaku një telefon pasi ai e kishte përbirë atë, Kjo është bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Tutje ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare. Postimi i toj i plotë: NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime.
26.525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26.525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
31.08.2021 Në vendin tonë janë 26.525 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 20 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 932 raste të reja nga 7 mijë e 384 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 962 pacientë. Pas rritjes së rasteve MSH, ka ndërmarrë një numër masash për parandalimin e përhapjës së covid-19
Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka janë të fundit në numrin e të vaksinuarve ndërsa Prishtina, Prizreni dhe Gjakova prijnë

Mitrovica, Vushtrria dhe Suhareka janë të fundit në numrin e të vaksinuarve ndërsa Prishtina, Prizreni dhe Gjakova prijnë

LAJME, SHËNDETËSI
30.08.2021. 10:51 Që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19, në Kosovë deri më tani janë imunizuar 271,574 qytetarë. Ndërsa, 540,562 persona e kanë marr dozën e parë apo 67 për qind, kurse numri total i vaksinave të administruara është 812,300. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, për sa i përket vendbanimeve, Prishtina prinë me numrin e atyre që janë vaksinuar më shumë, përkatësish 136,759 qytetarë, ndjekur nga Prizreni me 60,651 persona dhe Gjakova me 55,890 persona. Numrin më të vogël të atyre që janë imunizuar janë nga Komuna e Suharekës me 28,561 persona, pasuar nga Vushtrria me 32,158 persona dhe Mitrovica me 33,196 qytetarë. Në bazë ditore, numri i imunizimeve sipas vendbanimit sërish Prishtina prinë me numrin e atyre që janë vaksinuar, kurse e fundit ...
Këto janë gabimet e përditshme që ndikojnë në rënien e flokëve

Këto janë gabimet e përditshme që ndikojnë në rënien e flokëve

LAJME, SHËNDETËSI
30.08.2021 Kur dilni, rrezet UV të diellit fillojnë të dobësojnë elasticitetin dhe forcën e flokëve tuaj. Kur nuk keni kalori të mjaftueshme, trupi juaj e ridrejton të gjithë energjinë drejt funksioneve thelbësore – si zemrën dhe trurin tuaj, duke lënë flokët dhe skalpin prapa. Dieta mund të jetë një tronditje për hormonet tuaja dhe shpesh çon në rrallimin dhe rënien e flokëve, ndërsa flokët e rinj nuk rriten për t’i zëvendësuar ato. Në fakt, një nga simptomat kryesore të anoreksisë, dhe një mori çrregullimesh të tjera të të ngrënit, është humbja e flokëve. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/horoskopi-ditor-8/ Çfarë mund të bëni: Hani një dietë të shëndetshme me shumë proteina dhe yndyra. Flokët janë bërë kryesisht nga proteina (keratin) dhe ato kanë tendencë të prishen nëse nuk j...
Afro 27.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Afro 27.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
30.08.2021 Në vendin tonë janë 26.575 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 36 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja nga 11 mijë e 017 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 816 pacientë dhe janë vaksinuar 11mijë e 458 qytetarë. Deri më tani janë administruar gjithsej 808 mijë e 078 doza të vaksinave, ku 538 mijë e 766 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 269 mijë e 312.
Ministri Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

Ministri Vitia: Rreth 7.9% e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar, por nuk respektuan kohën e imunizimit

LAJME, SHËNDETËSI
29.08.2021. /20:00 Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se varianti Delta i coronavirusit shpërndahet më shpejtë se gripi sezonal. Vitia ka thënë se qytetarët janë treguar të pakujdesshëm në lidhje me coronavirusin edhe pas marrjes së vaksinave. “Rreth 7.9% e atyre që kanë marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës kanë rezultuar të infektuar. Kjo ka ndodhur pasi që qytetarët pasi kanë marrë vaksinën janë ndjerë të liruar dhe nuk kanë pritur 10-12 ditë për të fituar imunitetin që formohet pas marrjes së vaksinës”. Ministri i Shëndetësisë thotë se qysh kur ka ardhur në Kosovë varianti Delta, institucionet kanë marrë masa kufizuese. Por sipas tij te vendet që nuk...
Mbushet Pulmologjia, nuk pranohen më pacientë

Mbushet Pulmologjia, nuk pranohen më pacientë

LAJME, SHËNDETËSI
29/08/2021 18:58 Klinika e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk ka më kapacitete për të pranuar pacientë të infektuar me COVID-19. Kjo klinikë i ka të zënë të gjithë shtretërit me pacientë të infektuar, andaj të gjithë pacientët e infektuar që po shkojnë për të kërkuar trajtim mjekësor aty, po referohen për në dy klinika tjera. Pacienti ka dërguar një raport mjekësor me anë të cilit i është kërkuar që të bëj testin PCR e pastaj të hospitalizohet diku tjetër, për shkak se në klinikë nuk ka më vende të lira. Ndërsa edhe drejtori i klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Musa Hoxha e ka pohuar për Express se nuk kanë më vende të lira për pacientët me COVID-19. Ai ka thënë se pacientët e infektuar që po kërkojnë trajtim në këtë klinikë po i dërgojnë në klinikën interne dhe...
Gjatë 24 orëve të fundit 1 i vdekur i moshës 20-29 vjeç dhe 3 të moshës 30-39 vjeç

Gjatë 24 orëve të fundit 1 i vdekur i moshës 20-29 vjeç dhe 3 të moshës 30-39 vjeç

LAJME, SHËNDETËSI
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur hiq më pak se 36 persona si pasojë e Covid-19. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, 1 person i moshës 20-29 vjeçare është më i riu që vdiq nga koronavirusi.3 të tjerë janë të moshës 30-39 vjeç, derisa një i moshës 40-49 vjeç. Sipas MSH-së gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 19 femra e 17 meshkuj.
25.797  raste aktive me COVID-19 në Kosovë

25.797 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
29/08/2021. 07:52 Në vendin tonë janë 25.797 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 18 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1 mijë e 891 raste të reja nga 13 mijë e 120 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 483 pacientë dhe janë vaksinuar 15 mijë e 967 qytetarë. Ndaj deri më tani janë administruar gjithsej 794 mijë e 812 doza të vaksinave, ku 528 mijë e 625 qytetarë janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa me dozën e dytë 267 mijë e 979.
div.meta-author { display:none; }