
Çfarë dimë për variantin Mu?
03.09.2021
Një imazh kompjuterik i koronavirusit - fotografi ilustruese.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek një variant të ri të koronavirusit, të quajtur Mu.
I zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, Mu është raportuar në disa shpërthime sporadike të të infektuarve në pjesë të Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Derisa përbën vetëm një pjesë të vogël të rasteve globale, shkencëtarët po studiojnë nëse ai ka karakteristika që e tejkalojnë mbrojtjen e krijuar nga vaksinimi ose infeksioni i kaluar, trasmeton Radio Evropa e Lirë.
Çfarë është varianti Mu?
I njohur edhe si varianti B.1.621, varianti Mu i koronavirusit është zbuluar në Kolumbi në muajin janar dhe tani është listuar si një nga pesë variantet e interesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo do të ...