News That Matters

SHËNDETËSI

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

LAJME, SHËNDETËSI
1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1038 me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi. Reklamë Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: “Klinika Infektive, 117 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë Mjekimi Intensiv COVID-19...
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D

4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D

LAJME, SHËNDETËSI
06/09/2021 06:16 Vitamina D, e quajtur edhe vitamina e diellit, përthithet nga lëkura kur ekspozohemi ndaj dritës së diellit. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për funksionimin normal të të gjithë organizmit, e nevojshme në veçanti për shëndetin e dhëmbëve dhe të kockave. Vepron në mënyrë të dukshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe të sistemit nervor qendror. Edhe nëse nuk e keni lexuar apo dëgjuar asnjëherë më parë, Vitamina D kryen një rol thelbësor në rënien në peshë, ndaj nëse po përpiqeni të dobësoheni, më parë duhet të kontrolloni vlerat e Vitaminës D dhe më pas të ndiqni një dietë të balancuar, të pasur me ushqime që përmbajnë këtë vitaminë. Vitamina D mund të pakësojë dhe eliminojë indet dhjamore, duke kryer një veprim të fortë dobësues. Veç kësa...
Mbi 25.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 25.000 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
06/09/2021 06:08 Në Kosovë janë 25.688 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 24 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 890 raste të reja nga 10 mijë e 614 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1.712 pacientë. Pas rritjes së rasteve MSH, ka ndërmarrë një numër masash për parandalimin e përhapjës së covid-19
Shprehitë ushqyese që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

Shprehitë ushqyese që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor

LAJME, SHËNDETËSI
05.09.2021 • 06:54 Lidhja midis dietës dhe disponimit është e dokumentuar mirë, por gjithmonë ka më shumë për të mësuar. Një studim i ri i botuar në Journal of Personalized Medicine ka zbuluar disa zakone specifike të të ngrënit që mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenien mendore. Studimi arriti në përfundimin se – në krahasim me meshkujt – femrat kanë më shumë gjasa të kenë një lidhje më të theksuar midis shëndetit mendor dhe dietës. “Ushqimi i shpejtë, heqja dorë nga mëngjesi, kafeina dhe ushqimet me një indeks të lartë glikemik janë të gjitha të lidhura me çrregullimet mendore te femrat e pjekura”, shpjegon autorja e studimit Lina Begdache, një profesoreshë asistente e studimeve të shëndetit dhe mirëqenies. Ankthi është një efekt anësor i zakonshëm i konsumimit të shumtë...
26.535 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26.535 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
05.09.2021. 06:41 Në Kosovë janë 26.534 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 21 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1.278 raste të reja nga 10 mijë e 609 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1.248 pacientë. Pas rritjes së rasteve MSH, ka ndërmarrë një numër masash për parandalimin e përhapjës së covid-19
Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit,pas  vaksinës anti Covid

Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit,pas vaksinës anti Covid

LAJME, SHËNDETËSI
Ekipi që krijoi njërën prej vaksinave kundër Covid, ai i Universitetit të Oksfordit, ka prodhuar dhe një vaksinë që premton të revolucionarizojë trajtimin kundër kanceritE kombinuar me terapi të tjera ekzistuese, kjo vaksinë nxit sistemin imunitar të njeriut qe luftojë sëmundjen. Së bashku, ato kanë qenë në gjendje të tkurrin ndjeshëm tumoret tek minjtë, e të përmirësojnë shumë shanset e mbijetesës.Eksperimenti i parë mbi njerëzit do të përfshijë 80 pacientë me qeliza kanceroze në mushkëri- një prej llojeve më të përhapura dhe më të rënda te kancerit në Mbretërinë e Bashkuar, me të cilin diagnostikohen 47.000 persona çdo vit.
26.525  raste aktive me COVID-19 në Kosovë

26.525 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
Në vendin tonë janë 26.525 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 26 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 1.448 raste të reja nga 12 mijë e 558 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1.421 pacientë. Pas rritjes së rasteve MSH, ka ndërmarrë një numër masash për parandalimin e përhapjës së covid-19
Mbi gjysmë milion doza Pfizer në Kosovë do të dërgojë nga sot SHBA-ja

Mbi gjysmë milion doza Pfizer në Kosovë do të dërgojë nga sot SHBA-ja

LAJME, SHËNDETËSI
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Kosovë mbi gjysmë milioni doza të vaksinës kundër coronavirusit të Pfizerit, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve të reja dhe vdekjeve nga coronavirusi. Shtëpia e Bardhë tha për Radion Evropa e Lirë se 503,100 doza do t’i dorëzohen Kosovës duke filluar nga 3 shtatori. Ky donacion do të vijë në Kosovë përmes programit COVAX gjatë kësaj fundjave. “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuar që të sjellin të njëjtën urgjencë në përpjekjet ndërkombëtare për vaksinim siç ne e kemi demonstruar në SHBA dhe ne po punojmë që të sjellim sa më shpejt që të jetë e mundur në Kosovë vaksina të sigurta dhe efektive”, tha Shtëpia e Bardhë. Më 20 gusht, në Kosovë arritën 35,000 doza të Pfizerit, donacion nga SHBA-ja. “Ky është një moment unik në histori dhe kërk...
Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19 në Pejë

Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19 në Pejë

LAJME, SHËNDETËSI
03.09.2021. 15:29 Dy foshnja që erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti. “Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Sahiti. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar një mijë e 448 raste të reja dhe 26 viktima nga COVID-19.
OBSH: Mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë

OBSH: Mbi 55 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me demencë

LAJME, SHËNDETËSI
03.09.2021. 07:10 Më shumë se 55 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë me demencë, e cila aktualisht është e pashërueshme dhe shpesh neglizhohet, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se numri mund të rritet në 78 milionë deri në vitin 2030. OBSH publikoi raportin e saj të gjendjes globale mbi reagimin e shëndetit publik ndaj demencës, duke shqyrtuar përparimin e arritur drejt objektivave globale të vitit 2025 për demencën të përcaktuara nga Plani i Veprimit Global i OBSH-së për Demencën nga Viti 2017. “Demenca u rrëmben kujtimet, pavarësinë dhe dinjitetin miliona njerëzve, por gjithashtu na privon ne nga njerëzit që njohim dhe i duam”, ka thënë Tedros Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
div.meta-author { display:none; }