News That Matters

SHËNDETËSI

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI
Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës. Në majën e kokës Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi. Në pjesën e pasme të kokës Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq. Në njërën anë të kokës Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, d...
Krizë për anesteziologë dhe infermierë

Krizë për anesteziologë dhe infermierë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.Kjo qendër ka mbi dyfish më pak anesteziologë se do të duhej të kishte, përkatësisht 48 – ndërsa, bazuar në nevojat dhe kërkesat, do të duhej të kishte 120. Arsye për këtë gjendje është largimi i vazhdueshëm i stafit mjekësor nga ky institucion publik i shëndetësisë. Myziene Kryeziu, anesteziologe, është prej atyre që kanë marrë një vendim të tillë këtë vit. Pas më shumë se 15 vjetësh punë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Kryeziu është larguar këtë muaj, për të nisur punë në një klinikë private në Prishtinë.“Nuk kam ikur për shkak të rrogës”- thotë ajo.“Aq jam lodhur e dërmuar, saqë nuk mundem ...
Double chin: Ushtrimet për tonifikimin e muskujve dhe këshilla të tjera 

Double chin: Ushtrimet për tonifikimin e muskujve dhe këshilla të tjera 

SHËNDETËSI
Gusha e varur, e njohur gjithashtu si dhjamë submental (double chin) është një gjendje e zakonshme që ndodh kur një shtresë yndyre formohet nën mjekër. Shpesh shoqërohet me shtim në peshë, por nuk keni pse të jeni mbipeshë për ta pasur një të tillë. Gjenetika ose lëkura më e lirshme që rezulton nga plakja gjithashtu mund të shkaktojë gushën e varur. Nuk ka ndonjë provë shkencore që ushtrimet eleminojnë gushën e varur, po ka disa ushtrime që ndihmojnë në forcimin dhe tonifikimin e muskujve dhe lëkurës në zonën e mjekrës. Përsëritini ushtrimet 10-15 herë në ditë. Ushtrimi i parë 1. Anoni kokën mbrapa dhe shihni drejt tavanit.2. Shtyni nofullën e poshtme përpara për të ndjerë një shtrirje nën mjekër.3. Mbajeni nofullën në këtë pozicion për disa sekonda (numëroni deri në 10).4. Relak...
EDHE NJË DONACION PËR QKMF NË MITROVICË

EDHE NJË DONACION PËR QKMF NË MITROVICË

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Lajmin për donacionin e sotshëm na e dha Dr. Fahri Shabani, i cili në një postim në facebook ka shkruar:"Sot bashkë më shefin e sektorit të Administratës dhe Financave në Drejtorinë e Shëndetësisë z.Berat Jashari , drejtorin e QKMF-së Dr.Fevzi Sylejmani dhe menaxhmentin e QKMF-së mirëpritëm delegacionin e Organizatës Islamic Relief Kosova , znj.Albulena Gashi menaxhere e programeve dhe z.Blerim Gashimenaxher i prokurimit dhe logjistikes me bashkëpunëtorë , të cilët dorëzuan 10 aparate të oksigjenit si donacion i i Organizatës Islamic Relief Kosova për QKMF- në Dr.Nexhat Çuni të Mitrovicës, në vlerë prej 6300 euro. Në emër të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Komunës së Mitrovica falenderova mysafirët për projektet e shumëta që Islamic Relief Kosova po realizon me Komunën e Mitrovicës në pë...
OJQ  Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € pajisje  mjekësore donacion për Mitrovicën

OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € pajisje mjekësore donacion për Mitrovicën

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë u bë pranimi i pajisjeve mjekësore të dhëna donacion nga OJQ Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në vlerë prej 10 500 € Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Mitrovicës është përfituese e këtij projekti ,përmes të cilit Organizata ASB me donacionin e Aktion Deutschland Hilft-ADH ka mbështetur 5 QKMF ne komunat e Kosoves me qëllim lehtësimin ne përballje me pandeminë COVID-19. Këtu bejnë pjeseë disa pajisje shumë të rendësishme si : inhalatorë, pulsoksimetra , sterilizatorë,EKG,monitor, oksigjenkoncentratorë, karrige lëvizëse për pacientë , aspiratorë , defibilator automatik External Portabel dhe boca oksigjeni, vlera totale e të cilave është 10.500 euro për secilën komunë përfituese.. Të pranishëm n...
ShSKUK: 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor

ShSKUK: 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
14/08/2022. 19:02 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor. “Bazuar në raportet e datës 14 gusht 2022 nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 55 pacientë me COVID-19 janë në trajtim mjekësor”, thuhet në raport. Raporti i datës 14 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 20 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast Spitali i Gjakovës, 10 pacientë Spitali i Prizrenit, 4 pacientë Spitali i Pejës, 9 pacientë Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.
Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
13/08/2022. 10:30 Prishtina, Peja dhe Gjilani janë qytetet që kanë më së shumti raste aktive me COVID-19. Në kryeqytet janë 1.077 raste, Pejë 526 raste dhe në Gjilan 474 raste aktive me Covid-19. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë realizuar 2.469 testime prej të cilave 860 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas raportit të fundit, një persona ka vdekur dhe 1.155 të tjerë janë shëruar. E derisa rastet aktive janë 6.925, vetëm 60 persona janë vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një fëmijë është infketuar me linë e majmunëve në Gjermani

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09/08/2022. 12:30 Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me linë e majmunëve, ka thënë Instituti Robert Koch në Gjermani. Kjo është hera e parë që Gjermania identifikon këtë virus te fëmijët. Vajza, e cila jeton në shtëpi me dy të rritur – po ashtu të infektuar – aktualisht nuk ka simptoma. Fëmija nuk ka qenë në kontakt me askënd jashtë shtëpisë. Ky lajm vjen pasi autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë identifikuar adoleshentët e parë të infektuar me këtë virus një javë më parë. Më pak se tre muaj pas raportimit të rasteve të para të infektimit me linë e majmunëve në Gjermani, autoritetet kanë regjistruar 2.916 raste të tilla.
div.meta-author { display:none; }