News That Matters

SHËNDETËSI

ShSKUK: 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 247 pacientë po trajtohen nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
30/09/2021 09:41 Rënie të vazhdueshme po shënon numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 247 pacientë, 172 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 27 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 53 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)25 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë Spitali i Prizrenit, 14 pacientë Spitali i Gjakovës, 20 pacientë Spitali i Pejës, 45 pacientë Spitali i Gjilanit, 14 pacientë Spitali i Vusht...
3.185 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

3.185 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
30/09/2021 07:00 Në Kosovë janë 3.185 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë 2 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 66 raste të reja nga 4 mijë e 363 mostra të marra. Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 221 pacientë.
ShSKUK: 263 pacientë po trajtohen nga COVID-19

ShSKUK: 263 pacientë po trajtohen nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI
29/09/2021 10:01 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 263 pacientë, 186 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 57 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)27 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 29 pacientë post-covid Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 13 pacientë Spitali i Prizrenit, 16 pacientë Spitali i Gjakovës, 18 pacientë Spitali i Pejës, 44 pacientë Spitali i Gjilanit, 19 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë Spitali i Ferizajt, 24 pacientë.
Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK mbyllet pas rënies së numrit të pacientëve me covid-19

Mjekimi Intensiv Qendror në QKUK mbyllet pas rënies së numrit të pacientëve me covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29/09/2021 09:46 Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se të martën është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror-COVID në QKUK. Mbyllja e këtij reparti ka ardhur si rezultat i rënies së numrit të pacientëve të prekur me coronavirus. “Mjekimi Intensiv Qendror- COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është mbyllur të martën, pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19. Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. ShSKUK më tej ka njoftuar se me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat deri tash ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID. Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës...
Sot shënohet “Dita Botërore e Zemrës”

Sot shënohet “Dita Botërore e Zemrës”

LAJME, SHËNDETËSI
29/09/2021 09:40 Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës organizojnë Ditën Botërore të Zemrës. Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin godit...
Simtomat që tregojnë se keni nevojë të shkoni tek psikologu

Simtomat që tregojnë se keni nevojë të shkoni tek psikologu

SHËNDETËSI
28/09/2021 20:21 Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura. E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura. Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë. Përshembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie. Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist. Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog. Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh? Vështirësi me kontrolli...
Pse duhet të konsumojmë ujë vazhdimisht?

Pse duhet të konsumojmë ujë vazhdimisht?

SHËNDETËSI
28/09/2021 12:26 Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të ketë këtë infeksion, pështjellim ose plagë në trup. Shenjat që pasojnë janë: gojë tepër e thatë, lëkurë e thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjunjë të pashpjegueshme. Shpesh uji quhet edhe “elementi ushqyes i harruar” pas ajrit, edhe pse shumë rrallë i njihet merita, por uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Veshkat: Njeriu humb përafërsisht 2 deri 3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligramë në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm aq sa nevojitet për orga...
ShSKUK: 288 pacientë po trajtohen nga covid-19

ShSKUK: 288 pacientë po trajtohen nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
28/09/2021 09:11 Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, shkruan “Radio-Ylberi” Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 62 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë Spitali i Prizrenit, 20 pacientë Spitali i Gjakovës, 24 pacientë Spitali i Pejës, 52 pacientë Spitali i Gjil...
Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
28/09/2021 06:40 Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 3 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, kurse 23 të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Ndërkaq, raste aktive me koronavirus aktualisht janë 3 mijë e 605 MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit 1 mijë e 442 persona janë testuar si të dyshuar për COVID-19.
div.meta-author { display:none; }