News That Matters

SHËNDETËSI

Kjo është letra e dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Zbulohet se kush do të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë

Kjo është letra e dorëheqjes së Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Zbulohet se kush do të jetë në krye të ministrisë së Shëndetësisë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Lajmi është konfirmuar pasi është publikuar letra e dorëheqjes. “Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti. Por, kush do të jetë në krye të dikasterit të Shëndetësisë? Deri në emërimin që pritet ta bëjë kryeministri Albin Kurti, ministrinë do ta drejtojë zv/minstrja Dafina Gexha Bunjaku, shkruan Gazeta Insajderi.  Ajo e kishte drejtuar këtë ministri edhe kur Arben Vitia ishte larguar nga aty, deri në emërimin e Latifit.
Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë. Siç merr vesh Gazeta10 nga burime brenda këtij dikasteri, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen. Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Lidhur me këtë rast është puetur Qeveria, por nuk kemi mundur të marrim përgjigje. Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri. Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës. Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët. Ai në 2009 ishte emëruar kë...
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së paralajmërojnë protestë

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së paralajmërojnë protestë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Më 6 tetor 2022 do të organizohet protestë nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së. Sipas njoftimit për media të bërë nga kjo sindikatë, protesta vjen si rezultat i mosreflektimit të SHSKUK-së dhe QKUK-së karshi kërkesave të kësaj sindikate. Nga kjo sindikatë kanë ftuar anëtarësinë, infermierët, mamitë e profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protesës për të kundërshtuar siç thonë diskriminim dhe standardet e dyfishta në raport me punëtorët. “Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së e mbështetë dhe ofron bashkëpunimin në secilën iniciativë për reforma dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, ndërsa kundërshton iniciativat të cilat vetëm se e rrisin barrën e infermierëve edhe ashtu skajshmërisht të mbingarkuar me punë”, thuhet në njoftim. Çmimet më të...
Heqja e bajameve dhe mishit të huaj

Heqja e bajameve dhe mishit të huaj

LAJME, SHËNDETËSI
Bajamet (tonsilet) dhe mishi i huaj (adenoidet) janë zona të indeve limfatike në pjesën e pasme të fytit. Bajamet ndodhen në të dyja anët e fytit, në pjesën e pasme të gojës dhe duken qartë. Adenoidet nuk janë të dukshme, pasi gjenden lart në fyt pas hundës.Këto struktura ndihmojnë fëmijën që të krijojë imunitet dhe të luftojë infeksionin. Duket se rriten gjatë fëmijërisë dhe pastaj tkurren rreth moshës katër vjeç. Deri në kohën kur fëmija të arrijë moshën e rritur, adenoidet e tij / saj do të jenë zhdukur pothuajse tërësisht. Kjo, sepse nuk janë më të nevojshme, pasi trupi do të ketë mekanizma të tjerë mbrojtës për të luftuar kundër infeksionit. Pse duhet të hiqen bajamet? Cilat janë përfitimet?Në shumë fëmijë, bajamet infektohen në mënyrë të përsëritur me baktere dhe viruse, të cilat...
Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të bëhet renovimi i objektit

Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të bëhet renovimi i objektit

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Drejtoria për Shëndetësi njofton të gjithë banorët e Shipolit se nga data 03.10.2022, Qendra e Mjekësisë Familjare në Shipol nuk do të ofroj shërbime shëndetësore, pasi që do të filloj renovimi i objektit. Të gjithë qytetarët që shërbimet shëndetësore i kanë marrë në këtë qendër, udhëzohen që deri në përfundim të renovimit të objektit shërbimet shëndetësore ti marrin në qendrat më të afërta të mjekësisë familjare. Ofrimi i shërbimeve mjekësore do të rifillojë në këtë qendër menjëherë pas përfundimit të renovimit. Drejtoria për Shëndetësi dhe Menaxhmenti i QKMF-së, ju falënderojnë për mirëkuptim! https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/news/njoftim-59/
Shifra shqetësuese, 173 mjekë kanë braktisur Kosovën

Shifra shqetësuese, 173 mjekë kanë braktisur Kosovën

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, bëri të ditur se deri më tani, 173 mjekë kanë ikur nga Kosova. “I bie 70.06 % e atyre që kanë diplomuar dhe janë pajisur me licencë në Odën e Mjekëve”, tha ai. Gjonbalaj theksoi se çështja kryesore e ikjes së mjekëve është ajo e pagave. I pyetur se a i zgjidh të gjitha problemet në shëndetësi rritje e pagave, Gjonbalaj tha se “Nuk i zgjidh të gjitha problemet, por i afron mundësitë”. Çmimet më të volitshme dhe ushqimet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Gjonbalaj, thotë se largimi i mjekëve nga Kosova është trend në rritje. Ai thotë se është shumë shqetësuese ika e mjekëve dhe mungesa në mënyrë të vazhdueshme. Sipas Gjonbalajt, nëse ka mungesë të profesionistëve do të zgjatet lista e pritjes. “Megjith...
Cilat janë shenjat që trupi shfaq përpara atakut kardiak (infarktit) ?

Cilat janë shenjat që trupi shfaq përpara atakut kardiak (infarktit) ?

LAJME, SHËNDETËSI
Ndjesia e shtrëngimit në gjoks është një shenjë klasike, por një sulm në zemër mund të vijë pa dhembje kraharori, sidomos te gratë. Kërkoni kujdes mjekësor nëse përjetoni një nga simptomat e mëposhtme: 1 - Marramendje Shumica e sulmeve në zemër nuk shkaktojnë humbjen e papritur të vetëdijes, por ato mund të pakësojnë ose të ndërpresin rrjedhjen e gjakut që çon oksigjen në zemër dhe në tru, gjë që mund t’ju bëjë të përjetoni paqartësi. 2 - Dhembje në pjesën e sipërme të trupit Zemra jonë nuk ka shumë mbaresa nervore, kështu që ndonjëherë ndan një rrugë me nervat e pjesëve të tjera të trupit, duke shkaktuar dhembje që ndihen në shpinë, shpatulla, krahë, qafë ose nofull. 3 - Lodhje e pajustifikuar Ndjenja e lodhjes pas një nate pa gjumë ose një dite stresuese është norma...
Haxhiu ministrit Latifi: Nëse nuk ndërrmerni masa shëndeti publik do të jetë kolaps

Haxhiu ministrit Latifi: Nëse nuk ndërrmerni masa shëndeti publik do të jetë kolaps

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, SHËNDETËSI
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifaj dhe Bordin e ShSKUK-së, për keq menaxhim. “Në vitin 2020, 07 shtator i nderuar ministër lista e pritjes për rezonancë magnetike ka qenë 0 ditë. Sot është 15 muaj, pra nëse shkoni sot me e bë një rezervim në dhjetorin e vitit të ardhshëm vini në rend për me e bë rezervimin për rezonancë magnetike dhe kjo është si pasojë e bordit të SHSKUK-së. Onkologjia ka qenë storie e suksesit qe ka ofru shërbime edhe gjatë pandemisë Covid-19, edhe ajo tash është shëndërruar për shkak të keq menagjimit në lista të gjata të pritjes së mungesës së barnave”, tha ai në senacën e Kuvendit. Haxhiu poashtu ka reaguar për ikjen e profesionistëve shëndetësorë nga...
S’ka para, kjo është arsyeja pse spitalet e Kosovës nuk kanë anesteziologë

S’ka para, kjo është arsyeja pse spitalet e Kosovës nuk kanë anesteziologë

EKONOMI, KOSOVË, SHËNDETËSI
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot është takuar me kryesuesen e Bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi dhe me u.d. drejtoreshën e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi të cilët diskutuan për zgjedhjen e drejtorëve të klinikave dhe mungesën e buxhetit për anesteziologë. Zejnullahu-Raçi gjatë raportimit ka thënë se mungesa e buxhetit është sfidë për ta, duke shtuar se në fillim të mandatit është marrë me sanimin e problemeve të paraardhëseve.
Mjeku shqiptar e pranon se ka marr bakshishe nga pacientët: Nuk kam turp e frikë

Mjeku shqiptar e pranon se ka marr bakshishe nga pacientët: Nuk kam turp e frikë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI
Mjeku Ilir Allkja ka pranuar ditën e sotme se ka marrë bakshish nga familjarët e pacientëve që kanë shkuar në spital për të marrë shërbim.Këtë deklaratë, Ilir Allkja e bëri teksa foli për arrestimin e mjekut që merrte ryshfet dhe shtrimin në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Ai tha në emisionin  “Good Morning Albanians”, në “Euroneës Albania”, se nuk i vjen as turp dhe nuk ka as frikë ta pranojë këtë gjë. Gjithashtu, ai u shpreh se është e vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish gjatë karrierës së vet. “Është vështirë të gjesh mjekë që nuk kanë marrë bakshish në jetën e vet. Kam marrë, nuk kam as turp dhe as frikë. Unë kam marrë nga njerëz të mi, nga kushërinjtë, nga familjarët. Më kujtohet një bisedë e para 10 viteve me një kolege nga Rumania.Në Ruma...
div.meta-author { display:none; }