News That Matters

SHËNDETËSI

IKSHPK ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit të vaksinimit

IKSHPK ka paralajmëruar rritje të rasteve në rast të hezitimit të vaksinimit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
11/10/2021 10:20Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në prag të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele më 17 tetor, ka dalë me një apel ku ka kërkuar respektim e masave antiCOVID-19. “IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim. IKSHPK ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të vaksinohen. “Personat e pa vaksinuar janë br...
14 mijë e 901 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

14 mijë e 901 vaksina administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI
10/10/2021 16:00 Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 14 mijë e 901 vaksina Anti-COVID. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 447 mijë e 40. 823 mijë e 857 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës. “Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës. Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
66 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi nga covid-19

66 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
10/10/2021 13:47 Aktualisht tretman mjekësor për COVID-19, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke marr 102 pacientë.Sipas njoftimit për media, nga 120 pacientë 66 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 5 të tjerë në gjendje të rënduar shëndetësorë. “Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitarë të Kosovës.
“Dita Botërore e Shëndetit Mendor”

“Dita Botërore e Shëndetit Mendor”

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
10/10/2021 12:10 Dita Botërore e Shëndetit Mendor ,është shpallur nga OKB dhe është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të pastabilizuara dhe që kanë dalë nga shoqëri të traumatizuara. Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 Tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global lidhur me shëndetin mendor.Kjo ditë përkujtohet zakonisht me aktivitete të shumta, ku institucionet shtetërore shfaqin kujdesin e tyre ndaj kësaj kategorie me risk, duke u bërë të qartë bartësve të sëmundjeve të shëndetit mendor, se edhe ata, si gjithë të tjerët, mund ta çojnë jetën e tyre të përditshme sa më afër normales, me solidarizime, shfaqje publike, apo edhe protesta në rrugë. Shëndeti mendor në epokën moderne është përherë e më shumë një shqetësi...
Në Kosovë nuk ka të infektuar me variantin “MU” të coronavirusit

Në Kosovë nuk ka të infektuar me variantin “MU” të coronavirusit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
10/10/2021 11:28Nga mbi 280 mostra që dyshohej se mund të ishin të personave të infektuar me varinatin “MU”, të dërguara për analiza në Gjermani, të gjitha dolën vetëm me variantin “Delta”. Megjithëkëtë, profesionistët shëndetësorë thonë se ka rrezik real për shfaqjen e variantit “MU”, por edhe varianteve të tjera. Xhevat Jakupi, drejtori i departamentit të mikrobiologjisë në IKSHPK, tha për RTV 21 se të gjitha mostrat rezultuan vetëm me variantin “Delta”. Kurse, specialisti i Mikrobiologjisë, Ramiz Avdulli, vlerëson se rreziku për shfaqjen e tij dhe të varianteve tjera të COVID-19 është i pashmangshëm. “Varianti MU dihet se është varianti më i fundit i këtij virusi, me siguri pritën të shfaqën dhe variante tjera. Është e natyrshme që virusi të transformohet. Masat duhet të je...
ShSKUK: Po trajtohen 105 pacientë nga COVID-19

ShSKUK: Po trajtohen 105 pacientë nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09/10/2021 11:45 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë. Në njoftim bëhet e ditur se prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 23 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë Spitali i Prizrenit, 11 pacientë Spitali i Gjakovës, 4 pacientë Spitali i Gjilanit, 9 pacientë Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë Spitali i Ferizajt, 16 pacientë
Disa mënyra se si të shëroheni nga ftohja e vjeshtës

Disa mënyra se si të shëroheni nga ftohja e vjeshtës

SHËNDETËSI
09/10/2021 10:45Ftohja e zakonshme është një telashe në stinën e vjeshtës dhe mund të ju hakmerret sidomos pas rasteve të vogla me infektime me Covid-19 Të shërohesh shpejtë nga një ftohje është ideale, por ndoshta nuk është e lehtë që ta bëni këtë. Kanë kaluar ditët – ndoshta – ku një ftohje nuk ishte e mjaftueshme që të na ndalonte ne për të shkuar në punë apo të bëjmë biznes. Vetëdija për pandeminë pas Covid-19 e hedh poshtë këtë ide. Askush nuk dëshiron të jetë bartës i lajmeve të këqija për një sëmundje, në asnjë kuptim të mirëfilltë të fjalës. Ka pasur studime që shumë njerëz ditëve të sotme kanë ftohje më të mëdha që normalisht është normale për shkak të uljes se imunitetit të njeriut gjatë pandemisë. Por, në përgjithësi, është një sëmundje që ua ndalon rrugën. Andaj, s...
div.meta-author { display:none; }