News That Matters

SHËNDETËSI

89 pacientë për nëntë muaj kanë kërkuar trajtim në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë

89 pacientë për nëntë muaj kanë kërkuar trajtim në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
20/10/2021 09:49 Në Klinikën e Psikiatrisë, Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë nëntë muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar. Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës njofton se 26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të poli substancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët. “Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart”, thuhet në njoftim. Më tej bëhet e ditur se ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim.
Hudhra është 100 herë më efektive se antibiotikët

Hudhra është 100 herë më efektive se antibiotikët

SHËNDETËSI
18/10/2021 22:26 Hudhra është një nga ushqimet më të fuqishme të natyrës. Është një nga arsyet që njerëzit që ndjekin dietën mesdhetare, jetojnë më gjatë dhe më mirë. Ai gjithashtu ka një performancë të mahnitshme në laborator. Allicina, e cila prodhohet kur copëtohet hudhra, përmban një përbërës të quajtur ‘Diall disulfide’, i cili ka aftësinë të vrasë bakteret edhe nëse ato mbrohen nga një shtresë e hollë biologjike që i bën ata shumë rezistent ndaj antibiotikëve. Hulumtimet e fundit kanë treguar se ky përbërës lehtë mund të prishë shtresën mbrojtëse dhe të ndalojë metabolizmin e qelizave bakteriale. Hulumtimi i botuar në Journal of Antimicrobial Chemotherapy arrin në përfundimin se ‘disalfidi Dialil’ është 100 herë më i fuqishëm se antibiotikët eritromicinë dhe ciprofloxacin dhe kërk...
Tri mënyra për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga dëmtimi

Tri mënyra për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga dëmtimi

SHËNDETËSI
18/10/2021 12:58 Një aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm i shëndetit që jo shumë njerëz e marrin seriozisht është higjena orale. Pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë është e inkurajuar, por që rrallë ndiqet. Shëndeti i dhëmbëve përfundimisht lidhet me shëndetin tuaj të përgjithshëm. Këto janë tri mënyrat për të mbrojtur dhëmbët tuaj nga dëmtimi: 1.Higjenë e mirë orale Higjiena orale është subjektive dhe duhet të theksohet se ne mendojmë se disa sekonda pastrim në mëngjes, janë të mjaftueshme për të mbrojtur dhëmbët. Mjafton një rutinë higjienike me mjetet e duhura: – Një furçë me bateri. – Një pastë dhëmbësh e rekomanduar nga dentisti. – Një pastrues i gjuhës që mban përqendrimin bakterial të ulët në gojën tuaj. 2.Të kesh fluor në produktet e kujdesit dentar. Fluori ka përfitime...
SHSKUK: 71 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19

SHSKUK: 71 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
18/10/2021 11:33 71 pacientë në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë duke u trajtuar në spitalet e Kosovës. 34 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 4 janë në trajtim intensiv mjekësor dhe në gjendje të rënduar shëndetësore. Në Klinikën Infektive janë 10 pacientë, në Pulmologji po trajtohen 27 pacientë post-COVID, ndërsa në Mjekim Intensiv në Infektive janë 2 pacientë. Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen dy pacientë, të Gjakovës 7 pacientë, të Gjilanit 7 pacientë, të Mitrovicës 6 pacientë, të Ferizajt 10 pacientë.
Disa nga problemet e përditshme që dëmtojnë trurin

Disa nga problemet e përditshme që dëmtojnë trurin

SHËNDETËSI
16/10/2021 13:13 Truri, shëndeti i tij dhe ushqyerja e tij shpesh nuk marrin vëmendjen e duhur. Njerëzit fokusohen më shumë tek trupi dhe harrojnë që mendja ka nevojë për përkujdesje. Kripa e Tepërt Studimet kanë konfirmuar se kripa luan një rol kryesor në rritjen e tensionit të gjakut. Ky i fundit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësitë e të nxënit dhe të rrisë rrezikun e ishemisë. Mungesa e Gjumit Shkenca nuk ka arritur të zbulojë plotësisht aspektet e nevojës së trurit për gjumë. Megjithatë të gjithë e dimë dhe njohim rëndësinë e tij. Mungesa e gjumit e bën njeriun më pak të përqendruar, më pak të vëmendshëm dhe pa humor. Mungesa e vazhdueshme e gjumit mund të ndikojë tek kujtesa duke e ndikuar ndjeshëm tek ajo. Gjatë gjumit, trupi vetë pastrohet nga toksinat dhe riparon dëmtimet ...
ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19

ShSKUK: 90 pacientë në trajtim nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
16/10/2021 11:30 Në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 90 pacientë. Prej tyre, 41 me oksigjeno-terapi dhe 3 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 26 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë Spitali i Prizrenit, 5 pacientë Spitali i Gjakovës, 7 pacientë Spitali i Gjilanit, 7 pacientë Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë Spitali i Ferizajt, 8 pacientë.
div.meta-author { display:none; }