News That Matters

SHËNDETËSI

Shskuk: 55 pacientë po trajtohen nga covid-19

Shskuk: 55 pacientë po trajtohen nga covid-19

SHËNDETËSI
27/10/2021 17:17 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në trajtim ka 55 pacientë nga COVID-19, prej tyre 20 me oksigjeno-terapi dhe 5 në kujdes intensiv mjekësor. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 9 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 21 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient Spital i Pejës, 3 pacientë Spitali i Gjakovës, 9 pacientë Spitali i Gjilanit, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Pfizer po zhvillon vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët nga pesë vjeç

Pfizer po zhvillon vaksinën kundër COVID-19 për fëmijët nga pesë vjeç

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/10/2021 09:30 Këshilltarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar doza të vogla të vaksinës së Pfizer ndaj COVID-19 për fëmijët e vegjël. Votimi të martën nga paneli i Administratës së Ushqimit dhe Barnave e çon vendin më pranë vaksinimit të fëmijëve të moshës nga pesë deri në 11 vjeç, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv. Nëse rregullatorët bien dakord, dhënia e vaksinës mund të fillojë që nga fundi i javës së ardhshme. Fëmijët e vegjël do të marrin vetëm një të tretën e dozës së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.
Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
25/10/2021 09:51 Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i jep fund”, pasi “të gjitha mjetet” për të luftuar virusin janë tani në dispozicion, deklaroi sot shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. “Pandemia do të përfundojë kur bota të vendosë t’i jep fund, është në duart tona, të gjitha mjetet e nevojshme janë në dispozicion”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë në Berlin. Ai shprehu keqardhjen që deri më tani “bota nuk i ka përdorur me mençuri këto mjete” dhe tha se me “rreth 50.000 vdekje në botë në javë, pandemia është larg përfundimit”. Kreu i OBSH -së foli në hapjen e madhe të “Samitit Botëror për Shëndetin”, mbledhja vjetor...
Disa gjëra që duhet t’i dini për diabetin e tipit 2

Disa gjëra që duhet t’i dini për diabetin e tipit 2

SHËNDETËSI
25/10/2021 09:30 Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme në mbarë botën, rreth 8.5 përqind e të rriturve në mbarë botën jetojnë me këtë gjendje. Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme për të cilën mund të keni dëgjuar. Hulumtimet e vazhdueshme në vitet e fundit kanë përmirësuar diagnozën, trajtimin dhe njohuritë rreth diabetit të tipit 2, duke lejuar parandalimin dhe menaxhimin më të mirë. Ky tip është një gjendje kronike dhe aktualisht nuk ka shërim, e thënë thjesht, diabeti është një gjendje që shfaqet kur trupi juaj ka një problem me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak. Kjo është për shkak të paaftësisë së trupit për të prodhuar një hormon që rregullon sheqerin në gjak, ose qelizat e trupit janë rezistente dhe të paaftë për të përdorur insulinën që krijon në m...
ShSKUK: 67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

ShSKUK: 67 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e vendit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
24/10/2021 11:35 11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 11 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-covid Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë Spitali i Gjakovës, 11 pacientë Spitali i Pejës, 2 pacientë Spitali i Gjilanit, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë Spitali i Ferizajt, 4 pacientë
Pesë mënyra natyrale për të zhbllokuar hundën kur jeni ftohur

Pesë mënyra natyrale për të zhbllokuar hundën kur jeni ftohur

SHËNDETËSI
23/10/2021 14:34 Bllokimi i hundës është një nga simptomat më të bezdisshme kur ftoheni. Nga pijet e nxehta deri te thithja e avullit, ka disa gjëra që mund t’i bëni në shtëpi pa përdorur domosdoshmërisht ilaçe. Më poshtë gjeni pesë mënyra natyrale të vërtetuara shkencërisht për të pastruar rrugët e frymëmarrjes më shpejt dhe me efikasitet. Flini në krah. Një hundë e bllokuar do të thotë se ka shumë mukus të bllokuar në sinuse që ju pengon të merrni frymë siç duhet. Pra, është e rëndësishme që të mbani kokën lart gjatë natës duke shtuar një jastëk të dytë. Është gjithashtu jetike që të përpiqeni të flini në krah në vend të shpinës. Hunda do të ketë një shans shumë më të mirë për t’u “kulluar” gjatë natës në vend që të lejojë krijimin e edhe më shumë mukusit. Hidratohuni me supë dhe ...
div.meta-author { display:none; }