
Kurti: Do të investojmë në shëndetësi që të parandalojmë kancerin e gjirit
30/10/2021 11:20
Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në përmbylljen e aktiviteteve për shënimin e muajit të kancerit të gjirit.
Kurti tha se në ndërtesën e qeverisë kanë vendosur një fjongo të gjatë rozë, pasi fjongo rozë dhe ngjyra rozë janë bërë simbol i përbashkët botëror i luftës kundër kancerit të gjirit.
Ne kemi punuar në ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin e shoqërisë, sidomos në sistemin shëndetësorë, për një lidhje të ngushtë me gratë dhe vajzat në mënyrë që sa më herët ta zbulojmë këtë sëmundje tinzare dhe ti inkurajojmë të gjitha të sëmurat që bashkërisht t’ia dalim”, tha Kurti para mediave.
“Më lejoni të shpreh mirënjohje time të thellë për gratë dhe vajzat e guximshme të cilat u përballën me këtë sëmundje të rëndë”.
Tutje, Kurti premtoi angazhim për trajtim sa më të mirë...