News That Matters

SHËNDETËSI

SHSKUK: 67 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme nga covid-19

SHSKUK: 67 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
01/11/2021 09:57 Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 67 të infektuar me COVID-19 janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe tre në kujdes intensiv mjekësor, njofton “Radio-Ylberi” “Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 10 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient” shkruante në një postim në Facebook të SHSKUK-së. Tutje bëhej e ditur se në Spitalin e Gjakovës po marrin trajtim më së shumti pacientë, 12, Spitali i Mitrovicës i ka 10 të shtruar me COVID-19, i Pejës pesë, Spitali i Ferizajt katër dhe në atë të Gjilanit trajtohet vetëm një i infektuar me COVID-19....
Si të dalloni ftohjen, gripin dhe pneumoninë?

Si të dalloni ftohjen, gripin dhe pneumoninë?

SHËNDETËSI
01/11/2021 08:48 Pas lehtësimit të kufizimeve të koronavirusit, imuniteti ynë ndaj viruseve të zakonshme është “më i ulët se kurrë”. Me rastet e ftohjes në rritje, shefi farmacist i Boots ndan këshilla se si të dalloni dallimin midis të ftohtit, gripit dhe pneumonisë. Boots kanë parë një rritje prej 125 për qind në shitjet e trajtimeve të kollës dhe të ftohtit në fillim të muajit, ndërkohë që Britania po përjeton një rritje të papritur të numrit të njerëzve që vuajnë nga i ashtuquajturi “super i ftohtë”. Për shkak të ngjashmërisë së simptomave midis të ftohtit, gripit dhe pneumonisë, mund të jetë e vështirë të dallosh se cila gjendje po ju shqetëson. Këtu janë këshilla nga Marc Donovan. Simptomat e zakonshme të ftohjes Ftohja është një infeksion i butë viral i hundës, fytit, sinusev...
Asociacioni i Komunave ka disa kërkesa për ministrinë e Shëndetësisë për masat anti-COVID

Asociacioni i Komunave ka disa kërkesa për ministrinë e Shëndetësisë për masat anti-COVID

LAJME, SHËNDETËSI
31/10/2021 15:10 Asociacioni i Komunave të Kosovën po kërkon imunizimin masiv të qytetarëve të Kosovës. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi ka thënë duhet krijuar ekipe mobile për të imunizuar shoqërinë, sepse, ai thotë se kjo është e vetmja formë për t’u mbrojtur nga COVID-19. Ibrahimi këta thënë se tash për tash nuk ka asgjë të re për sa i përket masave të reja, por ka thënë se aplikimi i orës policore dhe vendosja e maskës në ambientet e jashtme, kur jeni vetëm është e panevojshme. “Shpresojmë që takimi i ardhshëm i ftuar nga ministria të mos jetë takim informues sikur takimi i fundit, por të jetë takim koordinues dhe konsultativ. Ne jemi pro kërkesave tona tashmë të njohura, numri i infektimeve është duke rënë, ora policore s’ka nevoje me qenë, kërkojmë imunizimi të bëhet ...
Rrathët e zinj poshtë syve mund të tregojnë një gjendje jo të mirë shëndetësore

Rrathët e zinj poshtë syve mund të tregojnë një gjendje jo të mirë shëndetësore

SHËNDETËSI
31/10/2021 12:30 Nëse jeni duke luftuar me gjumin tuaj, atëherë ka mundësi që kjo gjendje të shfaqet në fytyrën tuaj në formën e fryrjes nën sy. Ndërsa shumë njerëz duan të heqin qafe rrathët zinj të syve, një trend i ri i TikTok bën që përdoruesit të aplikojnë qëllimisht grim për t’u dhënë atyre pamje me rrathë të zinj. Ekspertët u kanë kërkuar njerëzve që të mos përkeqësojnë gjendjen nën sy për asnjë tendencë të mediave sociale, shkruan The Sun. Dr.Roshni Patel tha se rrathët e zinj poshtë syve mund të jenë të zakonshëm dhe nuk janë diçka për të cilën duhet të ndiheni në siklet. “Rrathët poshtë syve shoqërohen zakonisht me mungesën e gjumit dhe shfaqen si ënjtje ose fryrje të lehtë poshtë syve, kryesisht si rezultat i akumulimit të lëngjeve. Ato janë kryesisht një shqetësim kozmet...
ShSKUK:64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19

ShSKUK:64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
64 pacientë janë në trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 12 prej tyre në Shqipëria që po marrin trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: “Klinika Infektive, 10 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë, post-covid Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient Spitali i Gjakovës, 12 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë”, njofton SHSKUK.
Përse kurrë nuk ëndërrojmë “deri në fund”?

Përse kurrë nuk ëndërrojmë “deri në fund”?

SHËNDETËSI
31.10.2021 11:00 E dini përse ëndrrat e reja nuk kanë fund, përkatësisht për çka kurrë nuk “shohim” fundin posaçërisht të ëndrrës së bukur apo të keqe? Secili prej nesh mban në mend ndonjë ëndërr e cila e ka prekur, qoftë ajo e bukur apo e keqe. Ëndërroni ndonjë ngjarje të ardhshme, ngjarje të bukur në të cilën kënaqeni, por mu para “finales” së madhe, ju del gjumi, transmeton Telegrafi. Ëndrrat me detaje të shumta, me të cilat kënaqeni, quhen ëndrra lucide, sepse gjatë tyre jemi të vetëdijshëm që po ëndërrojmë dhe madje në mënyrë të vetëdijshme mund të ndikojnë në ngjarjet. Ëndërrojmë gjatë gjithë periudhës së gjumit, andaj është e paevitueshme që në ndonjë moment të zgjohemi, mirëpo ekspertët janë interesuar a është ajo vërtet para ndonjë momenti të pritur në gjumë, apo vetëm na duke...
ShSKUK: 69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga covid-19

ShSKUK: 69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga covid-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
69 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 11 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë Spitali i Gjakovës, 11 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë.
Jahjaga iu bën thirrje grave që t’u nënshtrohen kontrolleve kundër kancerit të gjirit

Jahjaga iu bën thirrje grave që t’u nënshtrohen kontrolleve kundër kancerit të gjirit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
30/10/2021 11:25 Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në aktivitetin përmbyllës kundër kancerit të gjirit, iu ka bërë thirrje grave që t’u nënshtrohen kontrolleve të vazhdueshme në mënyrë që të parandalojnë këtë sëmundje. “Përmes këtij aksioni simbolik ne kemi dashur të shprehim përkrahjen dhe mbështetjen tonë ndaj të gjithëve të prekurve kundër kancerit të gjirit, dhe njëherit ju bëjmë thirrje të gjithëve dhe veçanërisht grave që t’u nënshtrohen kontrolleve të rregullta, kontrolleve sistematike, si mënyra më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje, sepse një kontroll e rregullt te një specialist do të nënkuptonte jo vetëm zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, por njëherit do të nënkuptonte trajtimin më të mirë, dhe një luftë me efikase kundër kancerit të gjirit”, th...
div.meta-author { display:none; }