News That Matters

SHËNDETËSI

Onkologji: Mjekët e presin Osmanin i “harrojnë” pacientët

Onkologji: Mjekët e presin Osmanin i “harrojnë” pacientët

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ardhjen e presidentes Vjosa Osmani e pritën pjesa dërmuese e stafit këtu në Onkologji.Si shkak i kësaj, pritjet u zgjatën për pacientët që marrin trajtim në Klinikën e Onkologjisë, ndaj e gjithë hapësira e korridorit në katin e parë u mbush me pacientë që në mungesë të mjekëve prisnin për terapi. Por, pritjet nuk i pati telashe një 71 vjecareje e cila erdhi nga Suhareka për tu bërë pjesë e donacionit të ofruar nga presidenca, derisa kjo e mbijetuar tregon se me të marr lajmin ka ardhur me shumë vullnet, për t’u bërë me një protezë të gjirit prej silikonit. Mirëpo, kërkesa e madhe për këto aksesorë të rëndësishëm për gratë si në aspektin fizik dhe emocionalë bëri që radha të zgjerohet për regjistrim, për marrjen e tyre. Megjithatë, hallet e familjarëve nuk kanë të ndalur, si për p...
Zvarriten punimet në QMF në Prishtinë

Zvarriten punimet në QMF në Prishtinë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër një në Prishtinë, që disa javë kanë filluar renovimet.Për këtë shkak terapinë pacientëve u duhet ta marrin në dhomën e mjekut. Andaj, hallexhinjtë po ankohen për zvarritje të punimeve.Firmën amniston, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku. Ky thotë që në fakt është një kërkesë shtesë e menaxhmentit të këtij institucioni, për rregullimin edhe të dritarëve, që ndaloi punimet për një kohë. Megjithatë, ky thotë se punimet do të kryhen më së largu në fund të muajit nëntor.
Mungesa e buxhetit, QKUK redukton porositë e barnave

Mungesa e buxhetit, QKUK redukton porositë e barnave

EKONOMI, KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Është koha e drekës, por Vesel Isufi qysh në orën gjashtë të mëngjesit nga Ferizaj është nisur për të ardhur në Prishtinë, në Klinikën e Onkologjisë.Ky thotë se pa 100 euro as nuk mund ta marr këtë rrugë çdo 3 javë për gruan e tij e cila trajtohet nga kanceri në zorrën e trashë. Këtë të premte mbi 60 euro shpenzoi vetëm për blerjen e terapisë, Oxliplatinën.Me kushtet ekonomike që ka thotë se është tejet e vështirë t’ia del me këtë sëmundje e cila ka kosto të madhe të trajtimit. Kjo nuk është mungesa e vetme. Edhe pacientët me tumor në tru duhet të sigurojnë vetë tabletat ku tri pako 140 mg që shpenzohen për 10 ditë sipas familjarëve kushtojnë 280 euro.E Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thotë se këtyre të fundit po iu shkelet e drejta dyfish, teksa bëhet thirrje nga PRAK që pacien...
Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

Deputetet në Kuvend shfaqen me fjongo rozë, simbolin ndërkombëtar të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Ka filluar seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës siç është thënë janë rreth dhjetë pika si dhe do të përfshihen edhe pesë marrëveshje ndërkombëtare. Përpara kësaj, janë vënë re gratë pjesëmarrëse në këtë seancë që u shfaqën me fjongo rozë – si simbol të ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Tetori në të gjithë botën njohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky muaj ka për qëllim të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit.Vlen të ceket se përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha më të reja. 
“Shumë mirënjohëse që e kapëm herët”: Khloé Kardashian heq tumorin nga fytyra

“Shumë mirënjohëse që e kapëm herët”: Khloé Kardashian heq tumorin nga fytyra

BOTË, LAJME, SHËNDETËSI, SHOWBIZ
Khloé Kardashian ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të frikshëm, por të mirë. Ylli i “The Kardashians” shpjegoi arsyen pse fytyra e saj ishte e fashuar dhe arsyeja ishte një ndërhyrje mjekësore për të hequr një masë tumoriale. 38-vjeçarja e ndau lajmin me një seri fotosh të postuara në stories e Instagram-it dhe u shpreh: “Kam parë histori të shumta që qarkullojnë mbi (arsyen) e fashës në fytyrën time dhe disa prej jush kanë pyetur veten pse e kam vendosur gjatë javëve të fundit”. Ajo theksoi se pasi pa se kjo gungë nuk po lëvizte, vendosi të bënte biopsi. Pasi kreu dy të tilla nga mjekë të ndryshëm, u njoftua se ajo “gungë” ishte shumë e rrallë për dikë në moshën e Khloé-s. “Disa ditë më vonë më thanë se duhet të bëja një operacion të menjëhershëm për të hequr një t...
Për nëntë muaj u kryen 1.734 mamografi në QKUK 

Për nëntë muaj u kryen 1.734 mamografi në QKUK 

KOSOVË, SHËNDETËSI
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga muaji janar deri në muajin shtator të vitit 2022, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Radiologjisë, janë kryer 1 mijë e 734 mamografi. Sipas njoftimit, me rekomandim të mjekëve specialistë, gjatë kësaj kohe janë bërë edhe 1 mijë e 350 ultrazë gjiri për pacientët.
E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon sasi të madhe barnash

E rëndë: 31-vjeçarja në Mitrovicë tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon sasi të madhe barnash

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, kanë bërë me dije se 31-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar mbidozë barnash për qetësim. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën, e cila nuk ka deklaruar për motivet që e shtynë të bëjë këtë veprim. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’. ...
Kurti për Latifin: Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë

Kurti për Latifin: Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vendosjes së gurëthemelit të QMF-së në Gjilan, ka përmendur edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit nga detyra e tij. Kurti ka thënë se Latifi ishte person që refektonte mbi punën e tij. “Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje, nuk e kam shkarkuar. Ai për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur. Nuk është person që nuk reflekton edhe mbi punën e tij. Me situatën dhe kapacitetet që i ka, ka thënë se kaq mund të bëjë. Do të vazhdojë komunikimin dhe bashkëpunimin me të, por jo në këtë detyrë. Nuk ekziston asnjë projekt që ka nisur e që ne do ta ndalim”, deklaroi Kurti para mediave. Ditë më parë, Rifat Laifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministritë të Shëndetësisë, ku si ushtruese e detyrës për momentin është Dafina Gex...
Inspektorati në aksion, mbikëqyrë mjekët e QKUK-së

Inspektorati në aksion, mbikëqyrë mjekët e QKUK-së

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Inspektorati Shëndetësor ka intensifikuar inspektimet në Klinikat e QKUK-së, spitalet e përgjithshme dhe shërbimet parësore për të parë se sa po e respektojnë orarin e punës profesionistët shëndetësorë, me theks të atyre që punojnë edhe në sektorin privat. Nga këto inspektime disa mjekë të Klinikës së Urologjisë, Kirurgjisë Abdominale dhe ORL-së nuk u gjenden në vendin e punës gjatë orarit. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, ushtruesi i detyrës të Kryeinspektorit Shëndetësor, Shaban Osmanaj i cili tregoi se deri më tani janë inspektuar 36 klinika për prezencën e profesionistëve shëndetësorë në punë. Ai madje thotë se ky aksion i inspektimeve po vazhdon tutje, ndërsa për të gjithë ata që nuk u gjetën në vendin e punës do të ndërmarrin masa konform ligjit. “Deri me tani janë ...
Ekskursionet e Latifit për 10 muaj si ministër që i kushtuan buxhetit të shtetit mijëra euro

Ekskursionet e Latifit për 10 muaj si ministër që i kushtuan buxhetit të shtetit mijëra euro

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Ministri i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë vetëm pak javë para se t’i mbushte një vit në krye të këtij dikasteri. Rifat Latifi, përgjatë kësaj periudhe, shpesh herë zhvilloi vizita jashtë vendit, të cilat zgjasnin edhe me javë për të cilat, Latifi shumë herë u kritikua nga opozita dhe shoqëria civile. Vizita më e gjata e Latifit rezulton të jetë ajo në Shtetet e Bashkuara të Amerikë. SHBA-ja, ishte destinacion i të parit të Shëndetësisë, tri herë brenda pak muajve. Më pas ai vizitoi Shqipërinë, Turqinë, Austrinë e Norvegjinë. Në këto shtete Latifi kishte thënë se ka zhvilluar vizita në spitale, konferenca shkencore e takime me studentë. Së fundi, ishte për vizitë në Greqi, ku vizitoi spitale greke. Sa para i shpenzoi Latifi për udhëtime jashtë vendit? Biletën...
div.meta-author { display:none; }