
Incidenti për rrahjen e të moshuarës në Pejë morri jehonë edhe në mediet ndërkombëtare
Rrahja e të moshuarës në një qendër strehuese në Pejë u bë lajm edhe në mediet ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditë së sotme një numër mediash sikurse DailyMail, Blick e Noticias raportuan mbi incidentin në Pejë ku shihet një infermiere duke sulmuar fizikisht një grua të moshuar.
Madje të mërkurën mediumi serb Alo, i dha një qasje krejtësisht tjetër duke thënë se viktima ishte në fakt një shtetase serbe.
“Momenti tronditës një grua e moshuar në shtëpinë e kujdesit në Kosovë goditet vazhdimisht nga infermierja”, është titulli që mediumi britanik DailyMail i la këtij artikulli.
Për rastin gjithashtu raportoi edhe mediumi zviceran Blick, gjithashtu edhe një medium spanjoll Noticias.
“Nga Kosova dolën pamje vërtet të ashpra dhe tronditëse. Ndodhi në një shtëp...