News That Matters

SHËNDETËSI

Alergologu Dukagjin Zogaj e lë punën në QKUK

Alergologu Dukagjin Zogaj e lë punën në QKUK

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Alergologu dhe Imunologu Dukagjin Zogaj, e ka lënë punën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.  Doktori Dukagjin Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si specialist në Klinikën e Alergologjisë në Qendrën Klinike Universitare. Zogaj e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga SHSKUK-ja, por ai nuk i ka treguar arsyet që kanë çuar deri në largimin e tij disa vite para pensionimit. “Dorëheqja ka të bëjë vetëm me arsye personale”, ka thënë doktori Dukagjin Zogaj për Demokracia.com. Në këtë klinikë para disa kohe e ka lënë punën edhe alergologia Prof. Luljeta Ahmetaj. /Gazeta Shneta/
Shumë fëmijë me lëndime të rënda nga mjetet piroteknike (VIDEO)

Shumë fëmijë me lëndime të rënda nga mjetet piroteknike (VIDEO)

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Shënimi i Viti të Ri solli edhe lëndime tek qytetarët si shkak i mënyrës së të festuarit. Kështu tre qytetarë u plagosën nga plumbat qorr, të cilët kërkuan trajtim mjekësorë në Klinikën e Emergjencës, dy nga ta janë hospitalizuar në Klinikën e Ortopedisë. Njëri nga ta është një 36-vjeçar nga Hajvalia, i cili për televizionin rrëfeu momentin e plagosjes në këmbë. “Kemi dal jashtë për të shikuar edhe festuar, papritmas më është nxehë këmba, dhe e pashë që nuk po mundem me lëviz, më pas ju thashë të më dërgojnë në spital se nuk jam mirë…krisma ka pas nga të gjitha anët”, tregon i plagosuri. Pos këtij, në Ortopedi po trajtohet edhe një 15-vjeçare nga lagjja”Arbëria”, e cila po ashtu u plagos nga plumbi qorr në kohën sa ishte duke qëndruar në ambient të jashtëm. Të dy këta pacie...
Ëndrra për t’u bërë mjek dhe 3 specializimet e dr. Mentorit

Ëndrra për t’u bërë mjek dhe 3 specializimet e dr. Mentorit

SHËNDETËSI
Mentor Bilali si fëmijë kishte tri ëndrra, se çfarë donte të bëhej kur të rritej, e të tria ishin identike: mjek, mjek, mjek Të gjithë fëmijët shpeshherë përballen me dilema kur pyeten nga mësuesit, prindërit apo dhe të afërmit se çfarë duan të bëhen kur të rriten. Të gjithë kanë ëndrra, dikush më shumë e dikush më pak. Astronaut, arkitekt, aktor, piktore, mësuese… janë disa nga përgjigjet e zakonshme të fëmijëve. Mentor Bilali, si fëmijë, kishte tri ëndrra, se çfarë donte të bëhej, e të tria ishin identike: mjek, mjek, mjek. I lindur në Breznicë, një fshat kufitar në komunën e Bujanocit, pasi që babai i tij punonte si punëtor sezonal në Zvicër, ai vizitën e parë në Zvicër e bëri kur ishte vetëm 4 vjeç. Si fëmijë, ishte mjaft i pasionuar pas futbollit, por me k...
Publikohen pamjet e para pas operimit të policit që u plagos në veri

Publikohen pamjet e para pas operimit të policit që u plagos në veri

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Janë publikuar pamjet e para pas operimit të policit Ekrem Neziri që u plagos mbrëmë në veri të vendit. Këto pamje janë publikuar përmes një postimi në Facebook nga mjeku Alban Shabani, raporton arbresh.info. Mjeku ka thënë se Neziri siç është me plot vullnet e forcë për t’i shërbyer vendit, ashtu edhe i ka përballuar edhe plumbave të armikut. “Shoku jem ashtu si’ç je plotë vullnet e forcë për ti shërbyer vendit ashtu i perballove edhe plumbave të armikut! Ne jemi afer teje tani ne këto momente sikur ti që je çdo ditë në mbrojtje të vendit e qytetarëve! Zoti i ruajt policinë e Kosovës”, ka shkruar Shabani. https://www.facebook.com/photo.php?fbid=6513471728669655&set=a.545342765482611&type=3
Instalohet në Ferizaj ultrazëri revolucionuar me metodat më moderne të diagnostifikimit të probleme në mëlçi

Instalohet në Ferizaj ultrazëri revolucionuar me metodat më moderne të diagnostifikimit të probleme në mëlçi

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI
Mjeku nga Ferizaj, Dr. Vllaznim Fazliu, është pajisur me ultrazërin më të ri dhe më të avancuar në botë për imazhëri të përgjithshme për detektimin e problemeve shëndetësore, me theks të veçantë në mëlçi.Dr. Fazliu, i cili vepron tek Ordinanca AURA, është pajisur me ultrazërin Logiq E10, i sapopromovuar në botë për analizim të detajuar ultrasonografik të organeve dhe pjesëve të tjera të trupit të njeriut. Në një prononcim për Gazetën Shneta, Dr. Fazliu, ka deklauar se përmes këtij aparati ai do ta ketë më të lehtë të detektojë edhe problemet më të vogla shëndetësore të pacientëve, në veçanti të lidhura më mëlçi.“Kjo pajisje ofron mundësi të jashtëzakonshme që ne mjekëve na lehtëson punën në gjetjen e zgjidhjeve edhe për problematikat më të ndërlikuara shëndetësore. Është kurorëzim i pu...
Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në Mitrovicë

Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në Mitrovicë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka ndërprerë furnizimin e rregullt më ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit.Sipas kompanisë, është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit. “Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnizimi me ujë të pijes”, njofton KRU “Mitrovica”.“Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizimit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, përfundon kompania. https://www.facebook.com/100057472268336/posts/pfbid02VSNSC3kn4b1M8KcmmwjSSqqmazmyfRqxVco2sNFtWaiBVRB4Zz8kHrTg7tr7F7Al/? ...
Përurohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare në fshatin Vllahi

Përurohet Ambulanta e Mjekësisë Familjare në fshatin Vllahi

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Sot është bërë përurimi i Ambulantës së Mjekësisë Familjare në fshatin Vllahi, pas renovimit të tërësishëm të objektit përmes buxhetit të Komunës së Mitrovicës. Me rastin e përurimit të kësaj AMF-je, morën pjesë kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, drejtor të drejtorive komunale, asamblistë, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, z. Fevzi Sylejmani, përfaqësuesi dhe banorët e fshatit Vllahi. Kjo ambulantë me renovimin e tërësishëm është shndërruar në një ambient tejet modern, punimet e të cilës kanë mbaruar sipas planit dinamik, ku tash e mbas banorët e Vllahisë do të marrin shërbime efikase në hapësira me standarde të larta e kualitative. Në fjalimin e tij, kryetari i komunës, z. Bedri ...
ORL rrezikon shërbimet, për shkak të mungesës së kuadrove të avancuara

ORL rrezikon shërbimet, për shkak të mungesës së kuadrove të avancuara

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Derën e vetme për trajtim të rasteve onkologjike në fyt, përfshirë edhe gjëndrën tiroide, pacientët e kanë vetëm Klinikën e ORL-së  në QKUK. Mirëpo, nga katër specialistë që janë marrë me këto operacione të avancuara, tashmë kanë mbetur vetëm dy ngase dy të tjerët kanë kaluar në sektorin privat. Ndaj, reparti rrezikon të mbyllet nëse edhe aktualët largohen, teksa çmimet në sektorin privat janë goxha të larta. Intervenimi i gjëndrës tiroide sillet nga 1,500-2,000 euro dhe ato të laringut nga 3,000-4,000 euro, njofton Klan Kosova. Sipas drejtorit të kësaj klinike, Arsim Behramaj, pacientët me kushte më të mira ekonomike tashmë veç shkojnë në sektorin privat, dhe se aktualisht për të marrë shërbime aty shkojnë vijnë rastet sociale dhe me sëmundje të vonuar. Gjendje deficiti ...
Lazim Destani: Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, mbajti takim me mbi 200 mjekë, stomatologë e fizioterapistë

Lazim Destani: Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani, mbajti takim me mbi 200 mjekë, stomatologë e fizioterapistë

BOTË, KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Postimi i plotë:Krenaria dhe çastet e kënaqësisë që sjellin ngjarjet si ajo mbrëmë në Dyzeldorf janë të rralla. Në Klubin Ekonomik të Dyzeldorfit dje pata nderin të jem nikoqir i një pjese të trurit elitar shqiptar në Gjermani e më gjerë. Këtu Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani mbajti takimin e vet të radhës ku morën pjesë mbi 200 mjekë, stomatologë dhe fizioterapistë shqiptarë të punësuar nëpër qendra spitalore në qytete të ndryshme të Gjermanisë.Përmes ligjëratave dhe diskutimeve ata shkëmbyen përvojat dhe arritjet e tyre si specialistë që kanë bërë emër nëpër klinikat gjermane. Profesionalizmi i tyre i dha këtij tubimi karakter të lartë shkencor dhe nderoi gjithë të pranishmit. U ndjeva i nderuar që disa prej tyre pata mundësinë t’i takoj personalisht e të zhvilloj biseda shumë mi...
E bija e së moshuarës: A ka Zot more, si ka mundësi një 70 vjeçare të rrethohet nga tri hiena

E bija e së moshuarës: A ka Zot more, si ka mundësi një 70 vjeçare të rrethohet nga tri hiena

KOSOVË, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi. Në një intervistë për A2 CNN rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik. Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar. Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë. Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë. https://youtu.be/mi7nfWQnSJk ...
div.meta-author { display:none; }