News That Matters

SHËNDETËSI

IKShPK apelon t’i përfillni masat dhe të vaksinoheni, pasi Omikroni po rëndon situatën epidemiologjike

IKShPK apelon t’i përfillni masat dhe të vaksinoheni, pasi Omikroni po rëndon situatën epidemiologjike

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
05/02/2022 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar që të përfillen masat kundër COVID-19, si: mbajtja e maskës, higjienës dhe distancës si dhe të vaksinoheni, pasi sipas tij, varianti i COVID-it, Omikron, po e rëndon situatën epidemiologjike në vend. “Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë, me shtim të hospitalizimeve dhe rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike dhe mund të ngarkojë institucionet shëndetësore në ditët në vijim me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftimin e këtij instituti. IKS...
207 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në ShSKUK

207 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim në ShSKUK

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
05/02/2022 13:49 Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 66 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë Klinika e Pediatrisë,7 pacientë Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë Spitali i Prizrenit,17 pacientë Spitali i Pejës, 21 pacientë Spitali i Gjilanit, 22 pacientë Spitali i Gjakovës, 26 pacientë Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë Spitali i Ferizajt, 9 pacientë...
A e dini se përse duhet rozmarina?

A e dini se përse duhet rozmarina?

SHËNDETËSI
04/02/2022 20:40 Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja e jashtme deri në organizëm. Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentes, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe shpesh përdoret si shije e shtuar në gatime. Zakonisht është e njohur për vetitë e saj qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo përmirësimit të memories. Në këtë spektër si vlerat dhe përdorimet e saj janë të shumta, siç thamë që nga gatimi deri tek vajrat esencialë. Ndikimi në mushkri – Mushkëritë janë vazhdimisht në punë, duke thithur oksigjen dhe nxjerrë jashtë dyoksid karboni. Janë organi kryesor që çon oksigjenin në gjak dhe një ndër më të rëndësishmit e organizmit. Nëse përjetoni probleme me mushkëritë do të thotë më pak oksigjen për trupin, duke shkaktuar...
Sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit

Sot shënohet Dita Botërore Kundër Kancerit

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
04/02/2022 14:06 Me 4 shkurt shënohet dita botërore kundër kancerit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), çdo vit miliona njerëz vdesin nga kanceri, shumica në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. As në Kosovë nuk është gjendje më e mirë. Në vitet e fundit është rritur numri i personave të prekur nga kanceri. Përmes ndërmarrjes së hapave për zbatimin e udhëzimit të ri të OBSH-së, planifikuesit e kujdesit shëndetësorë mund të përmirësojnë diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të sigurojnë trajtimin e menjëhershëm, sidomos për kanceret e gjirit, cerviksit dhe atë kolo-rektal. Kjo do të rezultojë me më shumë njerëz që mbijetojnë kancerin. Të gjitha vendet mund të ndërmarrin hapa për të përmirësuar diagnostikimin e hershëm të kancerit, sipas Udhëzues të OBSH-së pë...
30,871 raste aktive me coronavirus në Kosovë

30,871 raste aktive me coronavirus në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
04/02/2022 09:29 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 30.871. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,032 persona. Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19
Pse speci i kuq është aleati i zemrës suaj

Pse speci i kuq është aleati i zemrës suaj

SHËNDETËSI
03/02/2022 18:33 Përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak. Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë. Zbulimet tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara. “Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen. Në hulumtim kanë...
Ja cfarë sëmundjesh shëron lëngu i lakres, rasoji

Ja cfarë sëmundjesh shëron lëngu i lakres, rasoji

SHËNDETËSI
Lëngu i lakrës është një nga pijet më të shëndetshme që mund të konsumoni. Është i pasur me poli fenolë, kalcium, magnez, hekur fosfor sulfur, kalium, jod si dhe vitaminat e shumta por edhe acid folik. Lakra për mban shumë polifenolë ose siç njihen ndryshe si antioksidantë që pakësojnë shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene dhe atyre kronike. Mineralet e rëndësishme që përmban ky lëng e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut. Vitaminat që gjenden tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve lëkurës, mëlçisë, nervave syve e shumë të tjera. Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lir...
Zbulohet substanca që vret qelizat e kancerit

Zbulohet substanca që vret qelizat e kancerit

SHËNDETËSI
02/02/2022 18:00 Substanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që i bën ato më pas të shuhen. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit. Studiuesit gjermanë kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë “derë”. Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet fatal për qelizat e kancerit. Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimor...
Në spitalet e Kosovës 232 pacientë me coronavirus

Në spitalet e Kosovës 232 pacientë me coronavirus

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
02/02/2022 09:01 Në të gjitha spitalet e Kosovës aktualisht 236 pacientë janë duke marrë tretman mjekësor nga COVID-19, prej tyre 232 janë konfirmuar më këtë virus. Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë, transmeton Telegrafi. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 87 pacientë Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë Spitali i Prizrenit, 15 pacientë Spitali i Pejës, 23 pacientë Spitali i Gjakovës, 20 pacientë Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë Spitali i Ferizajt, 7 pacientë Spitali i Gjilanit, 20 pacientë...
Manifestimi i simptomave dhe shenjave të variantit Omicron në fëmijët e infektuar

Manifestimi i simptomave dhe shenjave të variantit Omicron në fëmijët e infektuar

SHËNDETËSI
01/02/2022 18:10 Rastet e COVID-19 të shkaktuara nga varianti Omicron janë në rritje tek fëmijët. Simptomat janë paksa të ndryshme nga ato tek të rriturit. Më shumë se 580,000 raste pediatrike COVID-19 u raportuan javën që përfundon më 6 janar në SHBA – një rritje prej 78% krahasuar me rastet e raportuara javën e kaluar, shkruan Very Well Health. Ndërsa nuk ka ende shumë kërkime të gjera për Omicron tek fëmijët, ka disa hulumtime të hershme dhe raporte anekdotike që japin një pamje të asaj se si është të jesh i infektuar me këtë variant. Simptomat e Omicron tek fëmijët Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nuk i kanë përditësuar simptomat e COVID-19 që nga shkurti 2021. Kjo listë përfshin: Ethe ose të dridhura, kollë, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, lod...
div.meta-author { display:none; }