
12 ushqime që ndikojnë direkt për të mbajtur tensionin nën kontroll
09/02/2022 15:17
Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit përbëhet nga fruta dhe perime, drithëra të plota, peshk, shpendë, legume, arrorë dhe produkte bulmeti me pak yndyrë.
Barishtet – Sipas të dhënave, konsumi i kripës rrit etjen dhe bashkë me të edhe tensionin e gjakut. Hani më shumë barishte si spinaq, brokoli apo lakra për të marrë më shumë kalium. Ky mineral largon kripën e tepërt nga organizmi dhe qetëson enët e gjakut.
Frutat e pyllit – Frutat e pyllit janë të pasura me përbërës natyralë që lehtësojnë punën e enëve të gjakut. Këto përbërës i zgjerojnë ato dhe qarkullimi i gjakut është më i lehtë.
Kosi – Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalçium për organizmin. Ai qetëson e...