News That Matters

SHËNDETËSI

ShSKUK: 172 pacientë të spitalizuar nga COVID-19

ShSKUK: 172 pacientë të spitalizuar nga COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
13\02\2022 11:51 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 172 pacientë janë të spitalizuar nga COVD-19 Ndërkaq, bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 63 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 9 pacientë Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë Spitali i Prizrenit, 17 pacientë Spitali i Pejës, 14 pacientë Spitali i Gjilanit, 12 pacientë Spitali i Gjakovës, 18 pacientë Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë Spitali i Ferizajt, 16 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Në QKUK dhe spitale po trajtohen 175 pacientë nga COVID-19, 129 prej tyre në oksigjeno-terapi

Në QKUK dhe spitale po trajtohen 175 pacientë nga COVID-19, 129 prej tyre në oksigjeno-terapi

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
12\02\2022 12:06 175 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 62 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë Spitali i Prizrenit, 15 pacientë Spitali i Pejës, 14 pacientë Spitali i Gjilanit, 17 pacientë Spitali i Gjakovës, 18 pacientë Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë Spitali i Ferizajt, 14 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
Pija ‘e artë’ që ul nivelet e sheqerit në gjak

Pija ‘e artë’ që ul nivelet e sheqerit në gjak

SHËNDETËSI
11.02.2022 • 11:00 Diabeti i tipit 2 është një gjendje kronike ku nivelet e sheqerit në gjak rriten në nivele të rrezikshme nëse nuk ndërmerren hapa për t’i penguar ato. Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë rezultat i prodhimit të dëmtuar të insulinës. Të zhveshur nga ky mekanizëm, nivelet e sheqerit në gjak priren të rriten. Për fat të mirë, ekzistojnë mjete alternative për rregullimin e sheqerit në gjak. Modifikimi i dietës suaj mund të ulë nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe madje t’i stabilizojë ato gjatë muajve. Dëshmitë e publikuara në Revistën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjekësore dhe Shkencave Shëndetësore sugjerojnë se pirja e uthullës së mollës mund të ketë këtë efekt të fuqishëm në nivelet e sheqerit në gjak. Një provë e vetme e verbër, e kontrolluar me placebo u krye...
Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë bërë 2 mijë e 95 operacione gjatë vitit 2021

Në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës janë bërë 2 mijë e 95 operacione gjatë vitit 2021

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
11/02/2022 11:11Në këtë spital, vitin e kaluar janë kryer 1 mijë e 561 lindje - 581 me operacion, ndërsa numri i foshnjeve të lindura ka qenë 1 mijë e 574. Nga janari deri në dhjetor janë realizuar 125 mijë e 141 vizita ambulantore, 28 mijë e 834 vizita diagnostike, kurse 27 mijë e 805 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore në Repartin e Emergjencës. Për 12 muaj, në Spitalin e Mitrovicës janë kryer edhe 2 mijë e 726 CT, 5 mijë e 179 ultrazë dhe 15 mijë e 892 radiografi. Në bazë të raportit 1 vjeçar të punës, gjithashtu, janë bërë 170 mijë e 760 analiza laboratorike dhe 10 mijë e 743 dializa.  
Latifi: Me përmirësimin e situatës epidemiologjike, do t’i heqim të gjitha masat kufizuese

Latifi: Me përmirësimin e situatës epidemiologjike, do t’i heqim të gjitha masat kufizuese

LAJME, SHËNDETËSI
10/02/2022 20:30 Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se masat kufizuese anti-COVID që kishin miratuar para disa javësh janë keqkuptuar shumë, derisa tha se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat. Latifi në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina testin negativ për coronavirus. “Janë ndal për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut e ka shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndry...
Përfitimet shëndetësore nga hurma arabie dhe qumështi

Përfitimet shëndetësore nga hurma arabie dhe qumështi

SHËNDETËSI
10/02/2022 17:37 Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fortë dhe mendjen e mprehtë. Hurmat e arabisë kanë vlera të larta shëruese por të kombinuara në një kurë me qumësht fuqia e tyre në mbrojtje të shëndetit bëhet e jashtëzakonshme. Përfitimet shëndetësore të kurës me hurma arabie dhe qumësht: Hurmat e arabisë përbajnë disa lloje sheqernash të cilat nuk kanë nevojë të treten pasi përthithen menjëherë nga gjaku dhe transferohen tek muskujt dhe truri duke ndihmuar ndërkohë në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Të kombinuara me qumësht, ato i japin trupit energji duke ndihmuar në mirëfunksionimin e të gjitha organeve të trupit. Një gotë qumësht me hurma arabie çdo ditë i dhuron trupit të...
Si të largoni dhimbjen e fortë të kokës në pak minuta

Si të largoni dhimbjen e fortë të kokës në pak minuta

SHËNDETËSI
19/02/2022 16:16 Dhimbjet e kokës por edhe ato më të fortat siç është migrena, nuk mund t’i përshkruajë kurrë saktë dikush që nuk i ka provuar ato. Këto dhimbje, sipas njerëzve që vuajnë nga migrena, të lënë kruspull e në gjendje amullie e të pashpresë. Kura magjike kundër dhimbjeve të forta të kokës apo migrenës nuk ka, megjithatë, ka disa produkte krejt natyrale që ofrojnë shpëtim të menjëhershëm. Ju sjellim një trajtim natyral i cili përmban tre përbërës dhe ofron lehtësim të menjëhershëm për dhimbjet e forta të kokës. Ju duhet një gotë e mbushur tre çerek me ujë, lëngu i një limoni dhe një lugë çaji me kripë ( jo të mbushur plotë). Përziejini së bashku dhe pijeni lëngun menjëherë. Për saktësi, duhet të dini që kripa që duhet të përdorni duhet të jetë e një cilësie të mirë, rekoma...
Diagnostikohen 115 pacientë të rinj me kancer

Diagnostikohen 115 pacientë të rinj me kancer

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
10/02/2022 14:42 Afro 400 persona në ditë marrin trajtime në Klinikën e Onkologjisë, ku mosha mesatare e tyre aty janë mbi 50 deri në 60 vjeç. Drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi, ka thënë se brenda këtij viti janë diagnostikuar rreth 115 pacientë të rinj, ku shumica prej tyre janë femra, duke dominuar kanceri i gjirit. Ndërsa, tek meshkujt dominon kanceri i mushkërive dhe i zorrës së trashë. “Varësisht prej ditëve kur janë më të ngarkuara edhe këtë vit po vazhdon trendi i sëmundjeve malinje nga viti 2021. Ne brenda 24-25 ditëve të para të këtij viti kemi regjistruar gati 115 persona të diagnostikuar me kancer ku shumica nga ta te femrat dominon kanceri i gjirit ndërsa te meshkujt ka dominim të kancerit të mushkërive menjëherë pas tij vjen kanceri i zorrës së trashë. Kurse te femr...
Mjekët kosovarë shpikin një produkt të ri, e patentojnë në Evropë

Mjekët kosovarë shpikin një produkt të ri, e patentojnë në Evropë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
10/02/2022 11:22 Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se për herë të parë mjekët nga Kosova kanë patentuar një produkt inovativ në Evropë. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu gjatë konferencës për medie ka njoftuar se doktor Enver Hoxha, është mjeku që ka patentuar këtë produkt në Gjermani. Sejdiu theksoi se tashmë është hapur dera për t’i përkrahur inovatorët në sektorin e mjekësisë. “Besoj që në të ardhmen kjo do të jetë një shtytje. E falënderoj dr.Enverin që e ka thyer barrierën e mos-pasjes qasje në inovacione, në regjistrime të patentimit të sukseseve nga ana e kolegëve tonë. Mendoj se kjo do të jetë një shtytje”, tha Sejdiu. Ndërkaq, Enver Hoxha, doktori që ka shpikur pajisjen, ka thënë se njëra ndër avantazhet e shpikjes së tyre është që mund të përdoret në të...
div.meta-author { display:none; }