News That Matters

SHËNDETËSI

COVID-19, 88 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv

COVID-19, 88 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
20\02\2022 11:17 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga COVID-19, po trajtohen 124 pacientë, 120 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 4 negativ. Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 53 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë dhe Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë. Spitali i Prizrenit,12 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.
Nëse doni të shpëtoni nga aknet, konsumoni rregullisht këto ushqime

Nëse doni të shpëtoni nga aknet, konsumoni rregullisht këto ushqime

SHËNDETËSI
19/02/2022 22:12 Mirëmbajtja e lëkurës dhe zhdukja e akneve shkon përtej trajtimeve apo produkteve të shtrenjta. Eshtë e rëndësishme të pastroheni edhe nga brenda, pra të ndryshoni dietën ushqimore, pasi ndikimi tek lëkura është i drejtëpërdrejtë. Për shembull, në listën në vijim do të gjeni ushqime që ndihmojnë në pastrimin e akneve nëse i konsumoni rregullisht. Xhelatina Xhelatina rrjedh nga kolagjeni dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe stresit. Duke qenë se është një proteinë ajo eliminon celulitin, aknet dhe përmirëson dukshëm lëkurën. Xhelatinën mund ta merrni të shtrydhur në lëngun tuaj të preferuar të frutave. Veza Veza përmban tre elemente shumë të rëndësishëm: vitaminën A, vitaminën D dhe selenium. Seleniumi është thelbësor për mbështetjen që u jep tiroideve ndërsa ...
5,961 raste aktive me coronavirus në Kosovë

5,961 raste aktive me coronavirus në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
19\02\2022 10:36 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me coronavirus është 5,961. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3.090 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë më shumë se 1.804.256 doza të vaksinës. Po ashtu më shumë se 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
A e dini se kosi forcon imunitetin

A e dini se kosi forcon imunitetin

SHËNDETËSI
18/02/2022 19:13 Shumë njerëz e kanë të lidhur në mendjet e tyre kosin me periudhën e dietës ose si një zgjedhje ideale për diçka të lehtë gjatë natës. Sidoqoftë, këto nuk janë të vetmet dy. Përveç kalciumit dhe proteinave, një pjesë e kosit gjithashtu përmban të ashtuquajturat baktere “të mira” të cilat mbështesin funksionimin e duhur të zorrëve dhe sistemit imunitar, përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë nga depresioni. Në fakt, sipas hulumtimeve përkatëse, ka disa arsye për të ngrënë kos. Shihni më poshtë tre prej tyre: Sipas disa studimeve, konsumi i rregullt i kosit dhe produkteve të qumështit me pak yndyrë mbron nga rreziku i zhvillimit të diabetit të tipit 2. Studimet kanë treguar se konsumimi i kosit për katër javë përfiton nga truri. Probiotikët e kosit zvogëlojnë rrezikun e su...
Bie numri i pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

Bie numri i pacientëve me Covid-19 në QKUK dhe spitale

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
18/02/2022 12:32 Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 136 pacientë me Covid-19. 92 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv. Më së shumti pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Njoftimi i plotë: Covid-19: 92 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme 136 pacientë po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të klinikave klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 92 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshmeKlinika Infektive, 52 pacientë Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 8 pacientë Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë S...
14 vjetori i Pavarësisë: Qendrat e vaksinimit ndaj koronavirusit s’punojnë sot

14 vjetori i Pavarësisë: Qendrat e vaksinimit ndaj koronavirusit s’punojnë sot

LAJME, SHËNDETËSI
17/02/2022 10:30 Qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë sot me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. “Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen ...
IKSHPK: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë, respektojini masat

IKSHPK: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë, respektojini masat

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
16\02\2022 13:45 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë masat antiCOVID pasi situata epidemiologjike vazhdon të jetë e rëndë. IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që kanë kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes të testohen. Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK-së: “Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me shtim të rasteve fatale dhe është varianti dominues në qarkullim duke rënduar akoma situatën epidemiologjike me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet,...
A duhet të hiqni dorë nga çokollata nëse jeni në dietë

A duhet të hiqni dorë nga çokollata nëse jeni në dietë

SHËNDETËSI
14/02/2022 19:17 Nutricionistët shpjegojnë pse dietat e fundit përmbajnë çokollatë në listën e ushqimeve të lejuara – mos e eliminoni nga dieta! Kur bëhemi të vendosur për të humbur disa kilogramë, zakonisht zgjedhim një dietë dhe shumë prej tyre mund të jenë rigoroze. Sigurisht, asnjë dietë në listën tonë nuk përmban çokollatë dhe shumë prej nesh janë adhurues të mëdhenj të ëmbëlsirave, transmeton Telegrafi. Megjithatë, nutricionistët shpjegojnë nëse është vërtet mirë të përjashtohet çokollata nga dieta? Nëse një person, ndërsa është në dietë, përpiqet të heqë dorë plotësisht nga ëmbëlsirat, ky është një vendim i rrezikshëm, sepse mund të ndikojë negativisht në shëndetin. Sipas tyre, sot shumica e dietave janë larguar nga stereotipi se është e nevojshme të përjashtohen absolutisht...
Ja si ndikoni lëngu i limonit te mëlçitë

Ja si ndikoni lëngu i limonit te mëlçitë

SHËNDETËSI
14/02/2022 15:11 Tashmë ju duhet të keni dëgjuar për përfitimet e limonit dhe lëngut të tij në organizëm. Edhe pse ende mungojnë provat shkencore, askush nuk mund ta mohojë se ky frut ka një sasi të madhe lëndësh ushqyese. Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C, që përmirëson dhe forcon funksionin e imunitetit. Në fakt, vetëm një gjysmë filxhani me këtë lëng ofron më shumë se gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C. Lëngu i limonit është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave të kompleksit B, magnezit, bakrit dhe shumë antioksidantëve. Për më tepër, ai përmban shumë pak kalori, karbohidrate dhe sheqerna. Antioksidantët tek vitamina C mbrojnë nga stresi oksidativ, ruajnë funksionin normal të sistemit nervor, rrisin sintezën e kolagjenit dhe mund të përmirësojnë s...
div.meta-author { display:none; }