News That Matters

SHËNDETËSI

Kryhet me sukses një operacion në QKUK tek një 21-vjeçare e cila vrimën anale e kishte në vaginë

Kryhet me sukses një operacion në QKUK tek një 21-vjeçare e cila vrimën anale e kishte në vaginë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
24/02/2022 12:36 21 vjet të jetës, një paciente kosovare jetoi me një anomali fort të rrallë dhe jashtëqitjen si proces fiziologjik e kreu nga organi gjenital. Ngase ishte lindur me një çrregullim të tillë ku vrimën anale e kishte në vaginë. Mirëpo me operacionin e bërë në Klinikën e Kirurgjisë përfshirë edhe atë Fëmijëve, anusi iu vendos në vendin e vet, njofton Klan Kosova. Si pasojë e këtij çrregullimi, pacientja kishte pasur infeksione të shpeshta. Ndaj pos që është rast fort i rrallë, për QKUK është edhe rasti i parë që e bëjnë këtë intervenim referuar moshës së pacientes, derisa jashtë vendit ky lloj operacioni ka koston prej 100 mijë eurosh. E, për këtë Klinika e Kirurgjisë ka në plan të bëjë një punim shkencor, ngase edhe qendrat spitalore më të avancuara mund të mos kenë ...
Për dy muaj regjistrohen mbi 220 raste të reja me kancer

Për dy muaj regjistrohen mbi 220 raste të reja me kancer

SHËNDETËSI
23/02/2022 23:23 Në Klinikën e Onkologjisë, vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt janë regjistruar 220 deri në 230 raste të reja me kancer. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi në një intervistë për KosovaPress thotë se është rritur numri i pacientëve të prekur me sëmundje malinje. Sipas onkologut mbeten brengosëse rastet që lajmërohen me vonesë për trajtim në klinikë. “Numri i pacientëve ka ngritje nga viti në vit, dhe vetëm gjatë muajve janar dhe shkurt ne kemi regjistruar rreth 220-230 raste të reja, që i bie të ketë rritje të sëmundjeve malinje nga viti paraprak, meqenëse në vitin 2020 e kemi mbyllur me 10%-12% raste më shumë sesa në vitin 2020. Ky trend i rritjes me sëmundje malinje, ne lutemi që të mos vazhdojë, por në bazë të të gjitha të dhënave dhe shënimeve që ne...
Salmoni dhe veçorit e tij

Salmoni dhe veçorit e tij

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
23/02/2022 11:52 A e dini se salmoni permban yndyre totale 27 gr ne nje porcion 198 gr, dhe ploteson 41% te nevojave ditore, kolesterol 109 mg pra 36% te nevojave ditore, sodium 117 mg (4 % te nevojave ditore), potassium 719 mg (20% te nevojave ditore), proteina 40% ose 80% te nevojave ditore,vitamine A 1%,calcium 1%, B6 65%, B12 106%, vitamine C 12%,hekur 3%...Shijojeni ne maksimum se ka shume shume vlera
A është e dëmshme kafeja në stomakun bosh?

A është e dëmshme kafeja në stomakun bosh?

SHËNDETËSI
22/02/2022 15:03 Kafeja është një nga pijet më të konsumuara për të nisur ditën çdo mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar. Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve është një gabim i madh. Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm. Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës. Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun. Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje. Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore. Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamac...
Si ta zgjidhni problemin e shtypjes së ulët të gjakut në mënyrë natyrale

Si ta zgjidhni problemin e shtypjes së ulët të gjakut në mënyrë natyrale

SHËNDETËSI
21/02/2022 16:18 Kini kujdes se me çfarë ushqimi mund të rregulloni shtypjen e gjakut nëse vuani nga hipotensioni Personat të cilët vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut më së shpeshti ankohen në vështirësitë e zgjimit nga gjumi, përgjumje, marramendje, rraskapitje, lodhje të shpejtë, humbje vullneti, përqendrim dhe memorie të dobët. Në raste të shumta, me aplikimin e ilaçeve natyrore të zakonshme dhe lehtë të arritshme, shtypja e ulët e gjakut mund të mbahet nën kontroll dhe me sa më pak simptoma, madje edhe mund të rregullohet tërësisht, transmeton Telegrafi. Shtypja e gjakut është më e ulëta gjatë orës së parë pas ngrënies. Ajo bie, për shkak se organet për tretje kanë nevojë për gjak për ta kryer funksionin e tyre. Ky efekt është më i dobët, nëse konsumoni porcione më të vogla të ushq...
Të mbijetuarit e sulmit në zemër mund të kenë rrezik më të ulët për shfaqjen e sëmundjes së Parkinsonit

Të mbijetuarit e sulmit në zemër mund të kenë rrezik më të ulët për shfaqjen e sëmundjes së Parkinsonit

SHËNDETËSI
21/02/2022 15:00 Një studim i ri lë të kuptohet se të mbijetuarit e sulmit në zemër mund të kenë një avantazh të pazakontë ndaj njerëzve të tjerë, një rrezik pak më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Studiuesit zbuluan se krahasuar me njerëz të ngjashëm që nuk kishin pësuar kurrë një atak në zemër, të mbijetuarit kishin 20 për qind më pak gjasa për t’u diagnostikuar me Parkinson gjatë 20 vjetëve të ardhshëm. “Ky është një studim epidemiologjik dhe nuk mund të vërtetojë shkakun dhe efektin”, tha James Beck, zyrtari kryesor shkencor për Fondacionin jofitimprurës Parkinson, përcjell Klankosova.tv Mund të ketë arsye të ndryshme që sulmi në zemër lidhet me një rrezik më të ulët të Parkinsonit, sipas Beck, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. Gjetjet, të publikuara s...
Në QKUK kryhet me sukses një operacion i rrallë i çrregullimeve abdominale

Në QKUK kryhet me sukses një operacion i rrallë i çrregullimeve abdominale

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
21/02/2022. 14:44 Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale është kryer një operacion i ndërlikuar, për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, te një paciente e moshës 21 vjeçare. “Për shkak të çrregullimeve abdominale, të lindura me to, pacientja e kishte kryer jashtëqitjen përmes organit gjenital. Operacioni është kryer me sukses nga mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operator, gjersa pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet nw njoftimin e ShSKUK-së. Ky intervenim, sipas ShKUK-sw, është i rrallë edhe në qendrat e specializuara botërore, pasi zakonisht këto probleme trajtohen, kur pacienti është foshnje.
126 pacientë me COVID të shtrirë në ShSKUK

126 pacientë me COVID të shtrirë në ShSKUK

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
21/02/2022 10:18 126 pacientë po trajtohen nga COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 91 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në mjekim intensiv. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 55 pacientë Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 9 pacientë Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë Spitali i Prizrenit, 12 pacientë Spitali i Gjilanit, 16 pacientë Spitali i Pejës, 4 pacientë Spitali i Gjakovës, 10 pacientë Spitalit Mitrovicës, 1 pacient Spitali i Ferizajt, 10 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
div.meta-author { display:none; }