News That Matters

SHËNDETËSI

Latifi nënshkruan vendimin e ri për pagesat e kujdestarive të specializantëve

Latifi nënshkruan vendimin e ri për pagesat e kujdestarive të specializantëve

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09\03\2022 18:38 Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka nënshkruar gjatë ditës së sotme vendimin për pagesat e kujdestarive për specializantët. Ai ka premtuar që gjatë këtij mandati do të ndërtojnë Qendrën për Trajtimin e Traumës dhe se do të bëjnë akreditimin e procesit të edukimit të specializantëve. Në raportimin para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi, anëtarët e komisionit kanë kritikuar atë për listat e pritjeve të gjata për operacione dhe procedura diagnostikuese. Latifit i është kërkuar edhe shkarkimi i bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK). Gjatë raportimit para anëtarëve të komisionit, ministri Rifat Latifi tha se ka krijuar një grup të ekspertëve për hartimin e Ligjit për Shëndetësi, ku u shpreh se gjatë vitit do të përfundojë. Në r...
Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, raporton ministri Latifi

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, raporton ministri Latifi

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09/03/2022 09:29, Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot mban mbledhje, ndërsa në rend dite është raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00. Ministri Latifi do të raportojë për punën dhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë, roli mbikëqyrës i Ministrisë në raport me SHSKUK –në dhe strategjinë legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. /
A është vërtet i mirë alkooli pas një vakti për tretjen?

A është vërtet i mirë alkooli pas një vakti për tretjen?

SHËNDETËSI
05/03/2022 20:02 Kur njerëzit mendojnë se kanë ngrënë tepër, shumica pinë një gotë raki, të bindur se alkooli do të pastrojë stomakun Ekspertët theksojnë se është akoma më mirë të mos pini raki pas një vakti. Alkooli përfundimisht nuk ka efekt tretës dhe fjala është për një mit të zakonshëm. Hulumtimi i Spitalit Universitar në Cyrih është marrë me këtë temë dhe ka arritur të konstatojë se është e vërtetë. Domethënë, pas konsumimit të djathit tradicional zviceran fondue, i cili shërbehej me verë të bardhë ose çaj të kuq, të anketuarit kanë pirë një herë raki dhe herën e dytë ujë. Rezultati i hulumtimit: alkooli ngadalëson tretjen, dhe kjo vlen si për verën e bardhë ashtu edhe për rakinë. Për ditë të tëra, kur të anketuarit pinin çaj ose ujë, ata tresnin një vakt të pasur shumë më shpej...
Bie numri i pacientëve me coronavirus që po trajtohen në spitale

Bie numri i pacientëve me coronavirus që po trajtohen në spitale

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
04/03/2022 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19. Siç thuhet në njoftim, 21 pacientë të konfirmuar me coronavirus pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19. “Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë”, thuhet në njoftim. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 17 pacientë Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Spitali i Prizrenit, 1 pacient Spitali i Gjilanit, 6 pacientë Spitali i Pejës, 2 pacientë Spitali i Gjakovës, 2 pacientë Spitali i Ferizajt, 2 pacientë Ndryshe, në 24 orët e fundit në Ko...
1,597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

1,597 raste aktive me coronavirus në Kosovë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
03/03/2022 09:43 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,597. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221,679, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,116. Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës. Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
STRESI DHE SEMUNDJET FIZIKE

STRESI DHE SEMUNDJET FIZIKE

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
02/03/2022 15:35 Përmbledhur nga Dr. Shaban A. Mecinaj mr.sci Psikiater Pjesa 2 Niveli i stresit, shkalla e veprimit te tij mbi organizmin varet nga rendesia, zgjatja, shpeshtesia, shumellojshmeria dhe numri i kerkesave qe i parashtrohen njeriut. Sa me i zgjatur ne kohe te jete stresi aq me i rende ka te ngjare te behet. Kjo nuk do te thote gjithmone qe stresori fuqizohet, po aftesia jone perballuese ulet, pra raskapitet. Veprimi i stresoreve behet me i rende kur keta veprojne ne te njejten kohe dhe kur jane rradhitur e ngjeshur njeri pas tjetrit. Stresoret e shumte ose te fuqishem cojne ne “shpenzimin” e organizmit, duke krijuar nje situate qe redukton ne menyre dramatike aftesine e organizmi per t'ju pershtatur kerkesave te mjedisit ku jeton. Aftesia intelektuale fillon te bie, prag...
Dhimbja e muskujve, shkaqet dhe opsionet e trajtimit

Dhimbja e muskujve, shkaqet dhe opsionet e trajtimit

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/02/2022 13:51 Dr. Besim Demolli Specialist i reumatologjisë tel. +38344727068 Dhimbja e muskujve është një simptomë komplekse dhe, në varësi të diagnozës suaj, mund të kërkojë një plan trajtimi të shumanshëm. Në çdo rast, lajmi i mirë është se shumica e llojeve të dhimbjeve të muskujve ose mund të kurohen ose menaxhohen mirë. Me këtë, sigurohuni që të shihni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor nëse po përjetoni dhimbje muskulore, veçanërisht nëse është e rëndë, e vazhdueshme ose përkeqësohet. Mialgjia, ose dhimbja e muskujve, është një ankesë e zakonshme tek të rriturit që paraqiten për kujdes mjekësor. Në fakt, pothuajse të gjithë do të përjetojnë dhimbje muskulore në një moment të jetës së tyre. Përpjekjet e tepërta, traumat dhe infeksionet virale janë ndër shkaqet më të zakonsh...

2,381 raste aktive me COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/02/2022 12:52 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se nga 1,818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar 1 rast i vdekjes. Sipas raportit, janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës. Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në raport. Ndërkohë, bëhet e ditur se dje janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 220.619.
Disa shenja paralajmëruese të kancerit të gjitha gratë duhet të dinë

Disa shenja paralajmëruese të kancerit të gjitha gratë duhet të dinë

SHËNDETËSI
26/02/2022 16:42 Një simptomë e përditshme që mundon miliona njerëz, në fakt mund të jetë kanceri. Fryrja e barkut është shenja më e zakonshme e kancerit të vezoreve, por shumica e grave nuk e kanë idenë se mund të jetë e tillë. Hulumtimet e reja tregojnë se katër nga pesë (79 përqind) gra nuk e dinin që fryrja e barkut ishte një shenjë e mundshme e kancerit. Rreth 7 mijë e 500 gra në Britani të Madhe diagnostikohen me kancer ovarian çdo vit, shkruan The Sun. Fryrja e barkut ka dhjetëra shkaqe dhe shpesh mund të mos jetë kancer. Ngrënia e shumë ushqimeve të përpunuara ose të rënda me bazë gruri, sheqeri, bulmeti, stresi dhe alkooli mund të shkaktojë fryrje.
ShSKUK: 68 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19

ShSKUK: 68 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
26/02/2022 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të spitalizuar janë 68 pacientë. Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 53 pacientë, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, në Mjekim Intensiv janë të shtrirë gjashtë pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 30 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë Spitali i Prizrenit,5 pacientë Spitali i Pejës, 2 pacientë Spitali i Gjilanit, 9 pacientë Spitali i Gjakovës, 8 pacientë Spitali i Mitrovicës, 1 pacient Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
div.meta-author { display:none; }