
Dr.Luljeta Zhubi është përzgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës
19\03\2022 18:53
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i ka shpallë rezultatet përfundimtare për drejtorë në katër spitale të përgjitshme.
Në Spitalin e Mitrovicës është përzgjedhur drejtoreshë Luljeta Zhubi me 73.9 pikë, shkruan Jepi zë.
Ajo ka lënë prapa me vetëm 0.8 pikë kundërkandidatin Leonard Muja i cili ka fituar 73.1 pikë. Ndërkaq kandidatja tjetër Sanije Sekiraqa ka dal e treta me 67.6 pikë.
Kjo garë siç duket ka qenë e ngushtë mes kandidatëve në Mitrovicë.
Ndryshe, Luljeta Zhubi me profesion është infektologe.