News That Matters

SHËNDETËSI

IKSHPK: Dy variantet e Omicron me pasoja të rënda dhe fatale për qytetarët, respektoni masat

IKSHPK: Dy variantet e Omicron me pasoja të rënda dhe fatale për qytetarët, respektoni masat

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
31\03\2022 17:58 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër COVID-19 dhe të vaksinohen. IKSHPK ka bërë të ditur se dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale. “IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim. Postimi i plotë: Ju lutemi bartni maskat dhe vaksinohuni! Dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhd...
Latifi kritikohet për mungesë të barnave

Latifi kritikohet për mungesë të barnave

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29\03\2022 14:00 Raporti i auditimit të performances “Furnizimi me barëra dhe materiale shëndetësore” dhe “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”, ishin temat me tw cilat u përball ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifin, me Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. Këta të fundit patën vërejtje sa i përket raportit të auditimit. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaroi se gjatë pandemisë, institucionet shëndetësore janë përballur me mungesë të barnave, duke u detyruar pacientët që t’i blejnë vetë ato. Ajo tha se gjetjet e auditorit nuk janë të mira, derisa theksoi se qytetarët janë detyruar t’i blejnë edhe barnat nga lista esenciale. “Gjetjet e auditorit nuk janë edhe aq të mira. Kemi vër...
Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19

Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
29/03/2022. 10:20 Sot janë bërë një vit që kur në Kosovë ka filluar vaksinimi kundër COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tani janë mbi 1.820.000 doza të administruara, vaksinimi te popullata mbi 18 vjeçe në Kosovë ka arritur në 70% me një dozë dhe 63.4% me dy doza. Sipas MSH-së, Kosova ka shkallën më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, transmeton Telegrafi. “Një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 (29 mars 2021), ndonëse e ka filluar e fundit në rajon vaksinimin, Kosova ia ka dalë që të ketë shkallë më të lartë të vaksinimit se shtetet e rajonit, përfshirë Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë dhe shtete të tjera, përderisa ka shkallë të krahasueshme me disa shtete të Evropës. Me mbi 1.820.000 doza...
11 pacientë po trajtohen në ShSKUK

11 pacientë po trajtohen në ShSKUK

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
27/03/2022. 13:21 Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 11 pacientë nga Covid-19. Prej tyre 5 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 6 të negativizuar post- Covid. Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme Klinika Infektive, 7 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë Klinika e Pediatrisë , 1 pacient Spitali i Gjakovës, 1 pacient
AUV: Në Kosovë nuk ka grip të shpezëve, vazhdon ndalimi i importit nga Shqipëria

AUV: Në Kosovë nuk ka grip të shpezëve, vazhdon ndalimi i importit nga Shqipëria

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
26/03/2022. 18:45 Tash e pesë ditë Kosova ka ndaluar importin e shpezëve nga Shqipëria, pas paraqitjes së rasteve te gripit të shpezëve në Durrës, megjithatë në vendin tonë deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i gripit te shpezëve. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi. Thaçi ka thënë se janë në kontakte me autoritetet shqiptare për informata në vazhdimësi lidhur me përhapjen e sëmundjes. “Bazuar në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Epizooti është lajmëruar prezenca e sëmundjes gripi i shpezëve, tipi H5N8 në Shqipëri – zona e Durrësit. Më datën 21.03.2022 është bërë ndalesa e importit nga shteti i Shqipërisë për regjionin e Durrësit kafshëve të gjalla (shpezëve) kjo bazuar në ligjin e veterinarisë dhe rregulloren për lufti...
Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitale

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
26\03\2022 14:30 Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 6 të negativë post-COVID, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Me oksigjeno-terapi 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë Klinika e Pediatrisë , 1 pacient Spitali i Gjakovës, 1 pacient Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 31 raste të reja me COVID-19. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.912 doza të vaksinës. Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVI...
Ministri Latifi diskuton për bashkëpunimin në shëndetësi me Guvernatorin e Izmirit

Ministri Latifi diskuton për bashkëpunimin në shëndetësi me Guvernatorin e Izmirit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
26\03\2022 12:37 Ministri i Kosovës, Rifat Latifi ka zhvilluar një takim me me Guvernatorin e Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER. Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi. Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumë vjeçare. “Kjo miqësi duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëdetësore, pasi që Izmiri ka Universistete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore”, ka thënë Latifi. Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit ka premtuar bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti. Tutje, ai ka shtuar se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmir...
Ministri Latifi viziton spitalin shtetëror të Ankarasë, takon edhe pacientin nga Kosova

Ministri Latifi viziton spitalin shtetëror të Ankarasë, takon edhe pacientin nga Kosova

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
22\03\2022 19:00 Gjatë vizitës së tij në Turqi, ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka vizituar sot spitalin shtetëror të Ankarasë. Latifi u njoh nga nikoqirët e këtij spitali me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët të kërkojnë shërbime në këtë spital. “Ministri Latifi, u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai, ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë, angazhim dhe pacientët të kënaqur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Latifi, gjatë kësaj vizite takoi edhe një qytetarë nga Peja, i cili kishte ardhur në këtë spital për shërim. Pacientit në fjalë, ministri Latifi i ka uruar shërim të shpejtë duke falë...
Këto janë 4 përfitime të mëdha shëndetësore nga agjërimi

Këto janë 4 përfitime të mëdha shëndetësore nga agjërimi

SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
20/03/2022 15:33 Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vëzhguar me sukses pastrimi shpirtëror të Ramazanit për mijëra vjet, tani shkencëtarët më eminentë të botës tregojnë vazhdimisht edhe për efektet shëruese që i sjell agjërimi në shëndetin tonë. Agjërimi jua forcon trurin Nuk ka dyshim se do t’i vëreni edhe vet efektet pozitive që agjërimi i sjell në mirëqenien tuaj mendore dhe fokusin shpirtëror, por efektet e agjërimit në tru janë edhe më drastike nga ç’mendoni Një studim i kryer nga shkencëtarët amerikanë ka konstatuar se fokusi mendor që arrihet gjatë Ramazanit e shkakton trupin të prodhojë më shumë qeliza të trurit, dhe rrjedhimisht e përmirëson funksionin e tij. Gjithashtu ju keni edhe zvogëlim të kortizolit – hormon i stresit Agjërimi ju ndihmon të hiqni dorë nga s...
Latifi: Kosovës i duhet funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencave

Latifi: Kosovës i duhet funksionalizimi i Qendrës së Traumës dhe Emergjencave

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
19/03/2022. 21:08 Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, mori pjesë sot në seminarin e organizuar nga Shoqata e Ortopedëve të Kosovës, ku temë diskutimi ishte “Evaluimi dhe studimi i rasteve të rralla në Ortopedi”. Në fjalimin e tij para të pranishmëve në këtë seminar, ministri Latifi, theks të veçantë i dha shtatë shtyllave që kanë të bëjnë me transforminin e sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës. Po ashtu, ministri Latifi, vëmendje të posaçme i dha edhe funsionalizimit sa më të shpejtë të Qendrës së Traumës, njëherësh zhvillimit të sistemit të traumës dhe emergjencës. Sipas një komunikate të MSH-së, një çështje e rëndësishme, për të cilën Latifi diskutojë me të pranishmit në këtë seminar, ishte edhe lista e pritjeve të pacientëve jo vetëm në Klinikën...
div.meta-author { display:none; }