
IKSHPK-ja: Nuk ka raste të dyshuara me linë e majmunëve
23/05/2022. 16:36
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se deri më tani nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket lisë së majmunëve, teksa shtoi se po përcjellë me vëmendjen situatën epidemiologjike.
Rastet me linë e majmunëve, që është infeksion viral, janë paraqitur në Afrikë, Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Izrael. Deri më tani janë raportuar mbi 100 raste.
“Po ashtu, IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë, me rekomandime dhe masa për institucionet shëndetësore sa i përket sëmundjes së lisë së majmunëve, i cili është shpërndarë të gjitha institucioneve shëndetësore në vend, dhe do të përditësohet me të dhënat e reja”, thuhet në njoftimin për medie.
Instituti po ashtu ka bërë me dije se për këtë virus nuk ka vaksinë të posaçme.
Por, s...