
Arrijnë në Kosovë vaksinat e para anti – COVID-19 për fëmijë
22/06/2022. 19:29
Të mërkurën kanë arritur në Kosovë vaksinat e para anti-COVID-19 për fëmijë.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të USAID Kosovo, ku potencohet se vaksinat janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas USAID, këto vaksina do ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës.
“Sot, në Kosovë mbërritën vaksinat e para pediatrike kundër COVID-19, të dhuruara nga SHBA-ja, kjo dërgesë me doza pediatrike do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në njoftim.
Today, the first pediatric COVID-19 vaccines arrived in Kosovo, donated by the U.S. This shipment of life-saving pediatric doses will help protect children from this deadly virus.
USAID nuk ka bërë të ditur numrin e dozave.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë ...