News That Matters

SHËNDETËSI

IKShPK-ja bën apel për kujdes ndaj COVID-19, pas rritjes se numrit të rasteve

IKShPK-ja bën apel për kujdes ndaj COVID-19, pas rritjes se numrit të rasteve

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
13/07/2022. 14:18 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas rritjes së rasteve me COVID-19, i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe vaksinim. “Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”. Ky institut thotë se, përpos rasteve të dyshuara, po teston edhe rastet e kontaktit të atyre që kanë rezultuar pozitivë. “IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laborator...
IKShPK i publikon rekomandimet dhe rezultatet e disa prej analizave për rastet e helmimeve në Han të Elezit

IKShPK i publikon rekomandimet dhe rezultatet e disa prej analizave për rastet e helmimeve në Han të Elezit

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
12\07\2022 22:56 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës i ka publikuar rezultatet pas analizave që janë bërë pas dyshimit se 122 persona nga tre fshatra të Hanit të Elezit janë helmuar si pasojë e ujit. Në njoftimin e lëshuar thuhet se rezultatet e analizës fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes, ndërsa analizat bakteriologjike janë duke u punuar. Po ashtu edhe mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK. Më poshtë i keni rekomandimet e IKSHPK-së për këtë rast: “1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi I sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109). 2. Të vazhdohet me informim t...
Paralajmërohet një variant i ri i COVID-19 i cili mund të përhapet për katër javë

Paralajmërohet një variant i ri i COVID-19 i cili mund të përhapet për katër javë

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
12/07/2022. 15:34 BA.5 është varianti më i ri i virusit COVID-19, që është i përafërt me Omicronin. Omicron ishte një lloj më i butë, më pak i rrezikshëm, ndërsa variantet BA.4 dhe BA.5 janë në rrugën e tyre për t’u bërë variantet dominuese të COVID-19. Të dhënat nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) zbuluan se BA.5 po rritet 35.1 përqind më shpejt se Omicron BA.2, ndërsa BA.4 po rritet afërsisht 19.1 përqind më shpejt, shkruan The Sun. Shefi i shëndetit i Australisë Perëndimore, Andrew Robertson tha se variantet e reja po infektojnë edhe njerëzit që e kanë kaluar njëherë virusin. “Ajo që po shohim është një numër në rritje i njerëzve që janë infektuar me BA2 dhe ata janë njerëz që e kanë kaluar njëherë virusin. Pra, ndoshta gjashtë deri në tetë jav...
BE-ja bën thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19

BE-ja bën thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
11/07/2022. 17:51 Bashkimi Evropian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin. “Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjnë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”, tha komisionarja evropiane për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit, Stella Kyriakides. Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane për Ilaçe thanë se doza e dytë përforcuese mund të administrohet te personat që kanë ...
IKSHPK: Uji në Kaçanik s’i plotëson kushtet për pije

IKSHPK: Uji në Kaçanik s’i plotëson kushtet për pije

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
09/07/2022 23:02 Jehona Guri nga fshati Nikaj i Kaçanikut pati në orët e para të së martës disa probleme shëndetësore. Ato ajo beson se iu shkaktuan nga uji që kishte konsumuar gjatë ditës. “Në 5 në mëngjes kom pasë tërë kohën vjelle edhe shumë mundim edhe imunitet nuk kam pas hiq, ka qenë një situatë e pa përshkrueshme.” tha Guri. Si kësaj 19 vjeçe i ngjau edhe motrës së saj, por jo edhe babait, pasi ky nuk e konsumoi ujin e çezmës. “Nuk e përdori, qe një kohë me ujë të blemë, ujë të mirë të shitores kam pi, se është më i mirë më i pastër më kualitet.” Fahri Guri, banor i fshatit Nikaj, Kaçanik Që nga 5 korriku mbi 300 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik me simptoma të helmimit, mirëpo asnjë nuk është hospitalizuar. Ata ishin kryesisht n...
IKShPK-ja, qytetarëve: Mos hani ushqim kudo!

IKShPK-ja, qytetarëve: Mos hani ushqim kudo!

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
07/07/2022. 18:21 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ushqehen kudo. Ky institut ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit. “Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar IKShPK-ja. Njoftimi i plotë i IKShPK-së: Qytetarë të nderuar! Ju lutemi për kujdes të shtuar! Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit t...
Kosovarët mbi 60-vjeç mund ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19

Kosovarët mbi 60-vjeç mund ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
07/07/2022. 10:49 Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë. Në njoftimin e MSh-së thuhet se ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 si dhe të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC. “Vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës”. “Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje”, thuhet në nj...
Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë pranon donacion me pajisje shëndetësore në vlerë prej 25 mijë euro

Drejtoria për Shëndetësi në Mitrovicë pranon donacion me pajisje shëndetësore në vlerë prej 25 mijë euro

LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
06/07/2022. 19:49 Drejtoria për Shëndetësi, sot ka pranuar një donacion nga shoqata “Nëna Terezë” me seli në Namur të Belgjikës, falë iniciativës së dy mërgimtarëve tanë z. Basrush Brahimi nga fshati Kçiqi i Madh dhe z. Haki Latifi nga Koshtova. Ky donacion përmbante rreth 40 karroca invalidore dhe një ashensor për bartjen e pacientëve të palëvizshëm, që ka vlerën e rreth 25 mijë euro. Drejtori për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, gjatë pranim- dorëzimit të këtij donacioni ka falënderuar donatorët për dhurimin e këtij donacioni të rëndësishëm, duke thënë se do të ketë ndikim në lehtësimin e punës së Qendrave të Mjekësisë Familjare, të cilat do të pajisen me këto karroca. Po ashtu ai theksoi se një pjesë e këtyre karrocave do të jepen në shfrytëzim për qytetarët të cilët nuk kanë mundë...
div.meta-author { display:none; }