
OBSH: Shqipëria numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë
Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në raport me popullsinë në gjithë Evropën.
Ky konkluzion vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se në vendin tonë në vitin 2020 numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 mjekë, niveli më i ulët në rang europian dhe në rajon.
Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të bluzave të bardha për banorë e ka Turqia me 20.4 mjekë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 mjekë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 mjekë për 10 mijë banorë.
Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 mjekë për 10 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia, Austria dhe Norvegjia
Vendet e zhvilluara të Europës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje ed...