News That Matters

POLITIKË

Krasniqi dhe Hamza takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

Krasniqi dhe Hamza takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i PDK-së Krasniqi në një postin në facebook ka shkruar: Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës. Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit! ...
Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës

Anulohet vendimi i Kurtit për shkarkimin e Fadil Kodrës

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka anuluar vendimin e kryeministrit Kurti për shkarkimin e Fadil Kodrës si drejtor i Agjencisë për Menaxhim Emergjent. Po ashtu, MPB obligohet që t’ia kompensojë Kodrës të gjithas pagat e parealizuara nga dita e shkarkimit, më 14 tetor deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi. Kurti më 14 tetor e kishte shkarkuar Kodrën për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale. Kujtojmë që ministri Sveçla në korrik të vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta lirojë Kodrën nga detyra ushtruesit të drejtorit të AME-s, mirëpo më pas u detyrua ta kthejë atë në punë.
​Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

​Ndezen qirinj në përkujtim të viktimave të Masakrës së Reçakut

KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sot, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen civilët e vrarë 24-vjet më parë në fshatin Reçak, me ndezjen qirinjve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Qytetarë të shumtë i janë bashkëngjitur këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, tha se dita e përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka një numër të madh të aktiviteteve që kanë ndërmarrë si qendër “Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur” për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme në historinë e popullit. “Shteti serb jo vetëm që nuk njeh krimet e gjenocidit që ka kryer në Kosovë, përkundrazi aplikon një logjikë të mohimit permanent. Kjo logjikë e vazhdueshme e shtetit serb për të mohuar krimin dhe gj...
Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale

Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale

KOSOVË, KULTURË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
📢 DEKLARATË Radio Ylberi përkrah nismën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.Të mos e harrojmë të kaluaren! Mos t'i harrojmë dëshmorët tanë!Mos t'i harrojme 1432 fëmijet e vrarë e 1670 shqiptarët e zhdukur të luftës!Mos t'i harrojmë dëbimet masive nga shtëpitë tona, masakrimet e dhunimet e personave të pafajshëm.Mos t'a shkelim gjakun e djemve dhe vajzave tona!Vazhdimisht të përkujtojmë e mos t'a harrojmë asnjëherë të kaluarën.
MPJD pas sulmit të autobusit kosovar: Regjimi i Vuçiqit për agresion ndaj kosovarëve është ende në funksion

MPJD pas sulmit të autobusit kosovar: Regjimi i Vuçiqit për agresion ndaj kosovarëve është ende në funksion

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka reaguar për autobusin me kosovarë që është sulmuar me gurë dje në Serbi, derisa ishte nisur për në Gjermani. Ajo ka thënë se nuk është asnjë i lënduar, dhe se si MPJD e dënojnë këtë sulm dhe janë të shqetësuar. “Dje një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk u lëndua. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe i dënojmë motivet e këtij agresioni”. “Republika e Kosovës e kundërshton çdo kërcënim me bazë etnike ndaj qytetarëve dhe diasporës së saj. Është e qartë se regjimi i Vuçiqit dhe nxitja e tij për agresion ndaj shqiptarëve të Kosovës është ende në funksion me pasoja potencialisht të rënda”, ka...
Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e tij për Al Jazeera është pyetur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve për të cilën kanë diskutuar ish-presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan Gazeta Express. Kurti ka thënë se është i sigurt se Vuçiq ka nostalgji për ato kohë, por projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, megjithatë thotë se ideja s’ka vdekur. Tutje Kurti shton se shkëmbimi i territoreve s’do të ndodhë meqë është një formulë për luftë. “Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostaligjk për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur. Por nostalgjia s’është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territor...
Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Konferenca e Bujanit ishte një moment i paharrueshëm për popullin e Kosovës, sepse u afirmua e drejta jonë për vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia.Konferenca që zgjati nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944, mblodhi 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha klasat dhe shtresat shoqërore të Kosovës, kryesuar nga personalitete me autoritet si Fadil Hoxha, Rifat Berisha dhe Pavle Joviçeviq.Në këtë konferencë, u diskutuan problemet me të cilat po përballeshim në luftën tonë të pandërprerë kundër pushtuesve nazi-fashizmit dhe në fund, u miratua rezoluta që bënte thirrje për lirinë tonë dhe të drejtën e vetëvendosjes.Rezoluta tradhëtisht u pezullua nga regjimi komunist jugosllav në Prizren me 1945, e ne mbetëm nën sundimin serb dhe të shtypur nga hegjemonia jugosllave.Si një ish-ushta...
Pas tensioneve të fundit në Veri, Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

Pas tensioneve të fundit në Veri, Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it

KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Pas tensioneve të fundit në Veri, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar rritje të numrit të trupave të NATO-s në Kosovë. “Një rritje e trupave dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”. Aktualisht janë rreth 3,800 ushtarë të KFOR-it të vendosur në Kosovë, rreth 70 prej të cilëve janë gjermanë. “Ushtarët gjermanë janë të mirëseardhur në Kosovë”, tha Kurti. Kujtojmë që për 20 ditë, serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugët në Veri në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. Pas lirimit të tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak, serbët morën vendim që t’i heqin barrikadat. ...
Osmani e uron Suedinë për drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së

Osmani e uron Suedinë për drejtimin e Presidencës së Këshillit të BE-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Suedinë për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian. “Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta”. “Për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter, transmeton Klankosova.tv. https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1609563185031290882?s=20&t=rX5Y-UzH_3b6XTqdhqeOag
div.meta-author { display:none; }