News That Matters

POLITIKË

Grupi  i dytë i afganëve në Kosovë pritet të vijë sot

Grupi i dytë i afganëve në Kosovë pritet të vijë sot

LAJME, POLITIKË
30 Gusht 2021 09:57 111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj. Ndërsa, gjatë ditës së sotme pritet edhe grupi i dytë i afganëve në Kosovë. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja. “I nderuar që i sh...
AVONET-i kërkesë ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

AVONET-i kërkesë ministrit Vitia: U mbush kupa, dorëhiqu

LAJME, POLITIKË
29.08.2021 /22:15 Pas numrit të madh të regjistruar të viktimave si pasojë e Covid-19, ditën e sotme ka pasur reagime të shumta drejtë Qeverisë e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Para pak çastesh ka reaguar edhe Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ku përmes një deklarate për media kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Vitia. “Ministër, u mbush kupa. Dorëhiqu”, thuhet në reagimin e AVONE-VE. Rrjeti i OJQ-ve AVONET nëpërmjet kësaj deklarate shpreh shqetësim me gjendjen aktuale kaotike të krijuar si pasojë e keq menaxhimit të pandemisë nga ministri i Shëndetësisë Vitia, e sidomos me miratimin e masave të reja nga Qeveria e Kosovës, që janë në fuqi deri me datën 13 shtator 2021. Sipas tyre masa me të cilat cenohet liria e lëvizjes së qytetarëve është shkelje flagrante e të dre...
Albin Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

Albin Kurti: Është e pamundur që të mbyllet vendi për një kohë të gjatë

LAJME, POLITIKË
29.08.2021 /20:50 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se është vërejtur një koncentrim më i madh i rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga COVID-19 në disa komuna, pas së cilës Qeveria që ai drejton do të bëjë një analizë të hollësishme për të gjetur shkakun. Ai në një konferencë për media sot pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se do të mbajnë një mbledhje të veçantë të qeverisë për themelimin e komitetit për përcjelljen e gjendjes së pandemisë me coronavirus. “Do ta kemi një mbledhje të veçantë të Qeverisë për të themeluar komitetin për vlerësim të situatës me COVID-19 në bazë të ligjit për luftimin e pandemisë. Gjithashtu, si qeveri do të përcjellim të dhënat dhe analizat e ndryshme, për çdo orë dhe jo për çdo ditë, pasi ka koncentrim në disa komuna të hosp...
Kurti: Vdekja e 36 qytetarëve lajm i trishtueshëm, do të shqiptojmë më shumë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat

Kurti: Vdekja e 36 qytetarëve lajm i trishtueshëm, do të shqiptojmë më shumë gjoba për ata që nuk i respektojnë masat

LAJME, POLITIKË
29.08.2021. 20:45 Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës e thirrur pas vdekjes së 36 qytetarëve për vetëm 24 orë. Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media thotë se ishte lajm i trishtueshëm se 36 qytetarë të Kosovës humbën jetën. “Varianti Delta i coronavirusit po tregon të jetë jashtëzakonisht shpërndarës dhe shumë agresiv gjë që ka shkaktuar rritje enorme. Natyra e shpërndarjes së virusit nuk është progresive por eksplozive”. Kurti ka thënë se është brengosëse shkalla e zbatueshmërisë së masave në përgjithësi. “Në vijim do të shqiptojmë gjoba për këdo që shkal këto masa. Do të shtojmë praninë e policisë në rrugë, vendbanime e qendra tregtare. Do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës. Lista e 85 inspektorëve të s...
Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë

Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë

LAJME, POLITIKË
29/08/2021 19:30 Kosova është zotuar se do të presë një numër të afganëve të cilët po evakuohen prej Aeroportit të Kabulit. Largimi i tyre vjen si pasojë e marrjes së pushtetit në Afganistan nga talibanët, ndërkohë që disa shtete kanë dalë në krah të SHBA-së për pritje të tyre. Në pritje të tyre do të jenë liderët shtetërorë. SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ambasadori Kosnett shprehu falënderimin e qeverisë së SHBA-ve për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të ofruar mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan. Po ashtu, Ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ka shprehur mirënjohjen e saj për vendet që kanë pranuar të mirëpresin r...
Ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha

Ka vdekur ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha

LAJME, POLITIKË
Vdes ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Këtë e ka bërë të ditur djali i tij Visar Berisha. Ai bëri me dije se ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës vdiq nga një sëmundje të rëndë e të kahmotshme. “Pas një sëmundje të rënde e kahmotshme, i mësuar për t’u mos dorëzuar, sot babai pranoi burrërisht për të iu dorëzuar Hyjit në jeten e pasosur”.
Miratohen masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë

Miratohen masat e reja, kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë

LAJME, POLITIKË
28 /08/2021 16:40 Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid që do jenë në fuqi deri më 13 shtator. Pas rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në koordinimin me akterë të tjerë institucional kanë shqyrtuar masat aktuale dhe kanë vendosur që nga nesër të ketë masa shtesë në kuadër të luftimit të pandemisë Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë propozuar që të shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor për 13 shtator. “Në koordinim me IKSHPK-në dhe ekspertët e fushës kemi ardhur në përfundim se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik janë të domosdoshme masa shtesë. Në koordinim me MASHT-in jemi dakorduar që procesi mësimor të shtyhet me 13 shtator, marrë parasysh se me variantin Delta tani është shtuar numri i rasteve simptomati...
KQZ ka përfunduar procesin e certifikimit, 90 subjekte politike në garë

KQZ ka përfunduar procesin e certifikimit, 90 subjekte politike në garë

LAJME, POLITIKË
28.08.2021 /16:21 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ ka certifikuar dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë. Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 Iniciativa Qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur, njofton Klan Kosova. • Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale. • Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale. • Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale. • Aleanca për Ardhmë...
Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon më 7 dhe 8 shtator

LAJME, POLITIKË
Selia e Komisionit Evropian në Bruksel. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen në Bruksel më 7 dhe 8 shtator, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian. Takimin e konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel, duke thënë se agjenda e bisedimeve nuk është caktuar ende. Takimi pritet të jetë në nivel të shefave të ekipeve negociuese. Lexo edhe:  https://radioylberi.info/kurti-priti-ne-takim-shefin-e-ri-te-zyres-diplomatike-te-belgjikes-julien-sassel/ Delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka biseduar përmes telefonit me të dy krye...
Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel

LAJME, POLITIKË
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për marrjen e detyrës. Kryeministri Kurti theksoi kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Po ashtu theksoi marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë. Po ashtu u fol për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë. Si dhe biseduan për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta. Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilate...
div.meta-author { display:none; }