
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Miroslav Lajčákun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kurti ka thënë se në takim janë diskutuar marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE-në si dhe kanë biseduar për takimin e ardhshëm Kosovë-Serbi.
Takimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Lajçak ka ndodhur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.
“Ne diskutuam marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si dhe takimet e mëparshme dhe të ardhshme të dialogut me Miroslav Lajçak në BSF. Ne u pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit dhe se nuk ka alternativë për procesin e zgjerimit të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, shkroi Kurti në Twitter.
Kurti, në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka thë...