
Kosova dhe Serbia i kthehen bisedimeve nesër dhe pasnesër në Bruksel
06/09/2021 12:59
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se Kosova e Serbia do t’i kthehen bisedimeve nesër e pasnesër në Bruksel.
Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve në mes të zëvëndëskryeministrit Bislimi dhe Petar Petkoviqit nga pala serbe.
Stano ka njoftuar se pjesë e bisedimeve do të jenë temat e hapura nga e kaluara dhe hapat e ardhshëm të dialogut.