News That Matters

POLITIKË

Kurti priti në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Kurti priti në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

LAJME, POLITIKË
Kurti priti në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, diskutojnë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Kurti ka pritur në takim ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq, raporton Radio Ylberi Në takimin mes Kurtit dhe Benedejqiq u diskutua për marrdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejqiq për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha. Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit: Në takimin e parë me ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejqiq, në të...
Ku do ta vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales në rast se dënohen?

Ku do ta vuajnë dënimin të akuzuarit e Speciales në rast se dënohen?

LAJME, POLITIKË
07/09/2021 12:42 Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova ka folur rreth mënyrës së funksionimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ajo ka thënë se nëse do të ketë dënime, ato do të vuajnë dënimin jashtë Kosovës. “Këto dhoma të veçanta janë të lidhura me secilin nivel të sistemit gjyqësor në Kosovë, megjithatë Dhomat do të funksionojnë sipas statutit të tyre dhe sipas rregullores së tyre të punës që është ekuivalente me kodin e procedurës. Ato do të jenë të vendosura në një vend të tretë dhe Dhomat do të jenë më staf ekskluzivisht ndërkombëtar, dhe do të ketë vetëm duke iu reflektuar këtij shkëmbimi letrash, do të ketë vetëm gjyqtar ndërkombëtar, gjyqtarët do të jenë në listë, por edhe nëse do të ketë dënime, ato do të vuhen jashtë Kosovës”, tha ajo. Trendafilov...
PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve

PSD kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve

LAJME, POLITIKË
07/09/2021 11:35 Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas arrestimit të disa prej aktivistëve të saj në mesin e tyre edhe kryetarin e këtij subjekti Dardan Molliqaj, pas një aksioni që zhvilluan kundër kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova. “Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata”, thuhet në reagimin e PSD-së. PSD thekson se Gjykata Speciale është e padrejtë, pr...
Është penguar nga protestuesit fjalimi i kryetares së Gjykatës Speciale, disa arrestohen nga Policia

Është penguar nga protestuesit fjalimi i kryetares së Gjykatës Speciale, disa arrestohen nga Policia

LAJME, POLITIKË
07/09/2021. 10:32 Është penguar nga protestuesit fjalimi i kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. “Fjalimi i gjykatëses Trendafilova nuk mund ta lejojmë që të mbahet në qetësi. Kjo është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që në asnjë moment nuk mund të sjellë drejtësi. Kjo gjykatë po dëshiron ta ndryshojë historikun e Kosovës, duke e bërë luftën si luftë e cila ka ndodhur në mes të dy agresorëve dhe jo si luftë çliruese për këtë popull për pavarësi dhe liri. Gjykatësja ka ardhur këtu në mënyrë që ta legjitimojë këtë gjykatë, por legjitimiteti i saj nuk është më real. Kanë harruar që ka pasë krime këtu nga agresori, Serbia, prandaj s’mund ta lejojmë që në heshtje të raportohet”, tha njëri nga protestuesit. Po ashtu aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbah...
Kryetarja e Speciales sot në Kosovë, do të mbajë konferencë për media

Kryetarja e Speciales sot në Kosovë, do të mbajë konferencë për media

LAJME, POLITIKË
07/09/2021. 08:54 Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, sot do të vijë në Kosovë. Bashkë me të do të jetë edhe administratorja Fidelma Donlon. Trendafilova dhe Donlon do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të kryetares dhe të administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COVID-19, kryetarja dhe administratorja po shfrytëzojnë mundësinë e parë për të udhëtuar në Kosovë për t’u takuar me shoqërinë civile dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin për media. Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe administratorj...
Dialogu Kosovë – Serbi, Bislimi sot takohet me Petkoviqin

Dialogu Kosovë – Serbi, Bislimi sot takohet me Petkoviqin

LAJME, POLITIKË
07/09/2021. 08:52 Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë për dialog, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të martën dhe të mërkurën do të zhvillojnë takime në Bruksel. Këtë e kanë konfirmuar edhe burimet e BE-së, por edhe ato të Qeverisë së Kosovës. Gjatë të martës, pritet që delegacionet e të dyja shteteve të zhvillojnë takime me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe ekipin e tij, ndërkaq më 8 shtator do të zhvillohet një takim ndërmjet dy delegacioneve, me ndërmjetësimin e bllokut evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se në këto takime do të diskutohen “çështjet aktuale” dhe për “rrugën përpara në vazhdimin e dialogut”. Ai ka thënë se blloku pret që palët të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialog, përfshirë ed...
Sot, 31 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

Sot, 31 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut

LAJME, POLITIKË
07/09/2021 08:50 Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë. Në atë kohë Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. Unioni i Shkrimtarëve ...
Blinken deklarohet pas bisedës me Kurtin

Blinken deklarohet pas bisedës me Kurtin

LAJME, POLITIKË
06/09/2021   17:40 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në Twitter për bisedën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Blinken ka thënë se e ka falenderuar Kurtin për pritjen e afganëve, ndërsa s’i ka harruar as qytetarët e Kosovës, teksa ka rikujtuar se shumë prej tyre vetë dikur ishin refugjatë. “Në bisedën time sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kuri e falenderova qeverinë dhe popullin e Kosovës për pritjen e afganëve në rrezik. Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, shkroi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Lexo edhe : https://radioylberi.info/kurti-bisedon-me-blinken/
Kurti bisedon me Blinken

Kurti bisedon me Blinken

LAJME, POLITIKË
06/09/2021  17:37 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Kurti ka shkruar në Twitter se temë e diskutimit me Blinkenin ishte pranimi i refugjatëve nga Afganistani në Kosovë. “Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi kryeministri.
Kosovën e viziton nesër Kryetarja e Gjykatës Speciale

Kosovën e viziton nesër Kryetarja e Gjykatës Speciale

LAJME, POLITIKË
06/09/2021 17:21 Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Tredanfilova do të vizitojë Kosovën të martën, më 7 shtator. Bashkë me të në vizitë do të vijë edhe administratorja, Fidelma Donlon. Trendafilova dhe Donlon pritet që të flasin lidhur me mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në kuadër të Dhomave të Specializuara. Kjo është bërë ditur përmes një komunikate të lëshuar për media ditë më parë nga Specialja. Lexo edhe: https://radioylberi.info/policia-ne-rajonin-e-mitrovices-inspekton-ne-zbatimin-e-masave-ne-palestra-dhe-fitnese/ “Takimi ndërveprues shënon fillimin e një angazhimi të shtuar të Kryetares dhe të Administratores në veprimtaritë e komunikimit dhe ndërgjegjësimit të DHSK-së. Duke pasur parasysh rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë si rezultat i pandemisë globale COV...
div.meta-author { display:none; }