
Ministri Murati: Pensionet do të rriten sivjet
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë sonte se pensionet do të rriten këtë vit, duke vijuar edhe përgjatë vitit tjetër, në kuadër të reformave pensionale dhe skemave sociale që sipas tij, veçse kanë filluar.
Këto reforma, ai tha se pritet të përfundojnë gjatë viteve 2023 dhe 2024. Aktualisht, Murati deklaroi se janë në proces të plotësim-ndryshimit të ligjit, që i mundëson këto reforma për të qenë sa më gjithëpërfshirëse.
"Patjetër që po. Tash jemi në proces të plotësim-ndryshim të ligjit. Plani ka qenë më herët. Po po, edhe sivjet. Reformat e përgjithshme, ka gjëra të tjera, ndryshim të strukturës se si trajtohet Trusti Pensional”, tha ai sonte në ATV.
Gjithashtu, Murati bëri të ditur se është pilotuar edhe projekti për ekipet mobile që do të fillojnë t’i vizitoj...