News That Matters

POLITIKË

“Shtyrja e zgjedhjeve”, Osmani fton partitë të hënën për diskutime

“Shtyrja e zgjedhjeve”, Osmani fton partitë të hënën për diskutime

LAJME, POLITIKË
11/09/2021 09:06 Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar partitë politike për një takim konsultativ për të hënën. Ftesa lidhet siç thuhet “për të diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”. “Takimi konsultativ do të mbahet të hënën, më 13 shtator 2021, në orën 17:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kjo është një pjesë e ftesës që ka qarkulluar në mbrëmje nëpër media
Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit

Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit

LAJME, POLITIKË
10/09/2021 09:05 Të hënën nis sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës, me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 13:00. 13/09/2021 Rendi i ditës: I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021: Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi ...
KQZ kërkon që të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët të jenë të vaksinuar kundër COVID-19

KQZ kërkon që të gjithë vëzhguesit dhe komisionerët të jenë të vaksinuar kundër COVID-19

LAJME, POLITIKË
09/09/2021 14:11 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka bërë të ditur se pa dëshmi të vaksinimit apo të testit PCR se janë negativ me COVID-19, asnjë anëtarë i KQZ-së nuk mund të punojë në ditën e zgjedhjeve. Kështu bëri të ditur gjatë kësaj mbledhje, shefi i sekretariatit, Burim Ahmetaj. “Një proces të rëndësishëm që jemi duke i kushtuar rëndësi është procesi i identifikimit të gjithë stafit të angazhuar në zgjedhje sa i përket vaksinimit të trupave zgjedhor. Në raportin e datës 7 shtatorit më shumë se 70% e gjithë stafit të angazhuar në zgjedhje janë të vaksinuar me dozën e parë, e me dozën e dytë kemi diku rreth 36% të vaksinuar, ndërsa të pa vaksinuar kemi 27% të stafit të angazhuar në zgjedhje, që nënkupton se janë edhe një pjesë e stafit permanent që punojnë n...
Kurti priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq

Kurti priti në takim të ngarkuarin e ri me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq

LAJME, POLITIKË
09/09/2021 14:08 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin e ri me punë të Republikës së Malit të Zi në Kosovë, ambasadorin Mirsad Biboviq. Kryeministri e uroi ambasadorin për pozitën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale. U bisedua për situatën me pandeminë në të dy vendet dhe përpjekjet që po bën Qeveria e Kosovës për të menaxhuar sa më mirë gjendjen e rënduar gjatë muajit gusht me variantin Delta. Kryeministri foli për projekte të përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afronin qytetarët e të dy vendeve dhe do të ndihmonin ekonominë. Ai ofroi bashkëpunimin dhe bashkërendimin e...
Zbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

Zbulohet anxhenda e Angela Merkel në Tiranë

LAJME, POLITIKË
08/09/2021. 17:56 Më 14 shtator Kancelarja Angela Merkel do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd. Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ajo do të takojë në biseda biletarale edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Tregu i Përbashkët Rajonal E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për Tregun e Përbashkët Rajonal. Ajo kujtoi se t...
Kurti për takimet në Bruksel: Çështja e të pagjeturve nuk pret, s’ka tema të reja me Serbinë

Kurti për takimet në Bruksel: Çështja e të pagjeturve nuk pret, s’ka tema të reja me Serbinë

LAJME, POLITIKË
08/09/2021 17:32 Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku tha se çështja e të pagjeturve nuk mund të pres. Kurti po ashtu tha se përvec udhëheqësit të delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, me të ka udhëtuar edhe Andin Hoti, kryetar i Komisionit për personat e pagjetur. “Unë jam i informuar përgatitjet që i ka bërë Bislimi, por këto janë takime përgatitore të një kapitullit të ri, por është një çështje që nuk pret, çështja e të pagjeturve. Prandaj bashkë me Bislimin ka qenë edhe Hoti. Prandaj ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, dhe për këtë do të bisedohet në Bruksel. Për çështje të tjera ne kemi dhën...
Të gjitha vendimet që mori sot qeveria e Kosovës

Të gjitha vendimet që mori sot qeveria e Kosovës

LAJME, POLITIKË
08/09/2021 13:57 Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të 34-të, në të cilën ka miratuar pesëmbëdhjetë projektligje, rregullore dhe vendime të tjera me rëndësi. Në hapje të mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti fillimisht shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve që kanë humbur më të dashurit e tyre nga virusi COVID-19, dhe shfaqi mirënjohjen dhe falënderimin ndaj punëtorëve shëndetësorë dhe zyrtarëve policorë për angazhimin vetëmohues në përballjen me pandeminë. “Me datë 8 gusht, nuk kishim asnjë të vdekur në Kosovë, mirëpo këto tri javët e fundit, janë javët më të rënda për popullin e Kosovës, e më të vështira për institucionet e shtetit tonë. Ju shpreh mirënjohjen dhe falënderimin të gjithë punonjësve shëndetësorë, mjekëve dhe infermierëve për angazhi...
Qeveria Kurti rritë numrin e këshilltarëve në pesë ministri

Qeveria Kurti rritë numrin e këshilltarëve në pesë ministri

LAJME, POLITIKË
08/09/2021. 13:33 Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka ndryshuar Rregulloren për fushat e përgjegjësive administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive. Me ndryshimet e miratuara përcaktohet që, në rastet kur fusha e përgjegjësisë administrative e dy apo më shumë ministrive është bashkuar në një ministri, ministri mund të emërojë deri në dhjetë këshilltarë politikë dhe deri në pesë këshilltarë të jashtëm politikë. “Me rastin e fuzionimit të ministrive, në disa sosh fushëveprimi dhe përgjegjësitë e tyre janë zgjeruar dukshëm. Andaj, si rezultat është paraqitur nevoja për rritjen e kapaciteteve të kabineteve të këtyre ministrive me qëllim që të përmbushen në mënyrë sa më efikase obligimet dhe përgjegjësitë e ministrive të fuzionuara”, thuhet në njoftimin qeveritar. Në këtë ra...
Kurti dhe komisioneri Varhelyi bisedojnë për qytetarët afganë të strehuar në Kosovë

Kurti dhe komisioneri Varhelyi bisedojnë për qytetarët afganë të strehuar në Kosovë

LAJME, POLITIKË
08/09/2021 11:06 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan. “Kurti e njoftoi komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë”, thuhet në njoftimin për media. Tutje kryeministri Kurti gjatë kësaj bisede tha se gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi ...
Zgjedhjet e 17 tetorit,sot  tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Zgjedhjet e 17 tetorit,sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

LAJME, POLITIKË
08/09/2021 06:36 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot nga ora 10:00 tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator. Për shkak të gjendjes së rëndë me pandemi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kohë më parë ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që të shkurtohet fushata zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Për një fushatë më të shkurtër është edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i cili tha se duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik, ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kërkoi që fushata të zgjasë vetëm pesë ditë. Nd...
div.meta-author { display:none; }